Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pyetje - Përgjigje

Po sepse duhet te kisha nisur 1 gje qe me heret gjate vitit por ndodhi vone.

Te bezdisin dhe ty keto diskutimet per festa
 
Nuk e them dot 😋

Ke lene gje pergjysem per ta rifilluar vitin tjeter?
 
Po më shumë se ditët e tjera, eca sa nga një doktoreshë tek tjetra :lolx:

Po ti u kënaqe me nipin? ( Nuk e di në fakt kush është ai fëmijë për ty )
 
  • Përqafime
Reactions: Mia
Shumë u kënaqa, ai është nipi
Besoni tek bestytnitë?
 
Nuk besoj sepse nuk dua t'u jap pushtet atyre mbi mua që të më kontrollojnë mendjen apo veprimet e mia.

A beson se Zoti është një Qënie që ka kontroll mbi gjithçka ?
 
Ka shumë pikpamje duke u nisur nga fetë. Për mua kjo është një shprehje e fuqisë dhe urtësisë së Tij, që më udhëheq dhe më mbron në çdo hap të jetës
Ti si mendon?
 
Unë besoj atë çfarë mëson Bibla! Është e vërtetë që e liga ka fuqi të bëjë vepra dhe të ketë pushtet, por kjo ndodh me njerëzit që i kanë dhënë besim atyre ritualeve apo bestytnive.
Fuqia demoniake për të bërë vepra është e kufizuar nga Fuqia e Zotit që është absolute! Ndaj bestytnive u qëndroj larg se e bazojnë pushtetin e tyre mbi demonë e jo mbi Zotin. Zoti në Bibël nuk është kapriçoz që çfarë bën sot nuk bën nesër dhe të jetë i paqëndrueshëm në gjërat që bën.
Zoti kurrë nuk del kundër Natyrës së Tij që është i dashur, një Atë i përkujdesur për fëmijët e tij për të cilët jep gjithçka! Pa kursyer u plotëson gjithçka që u nevojitet.
Si mendon ti për këtë që thashë?
 
Ajo që thoni është një shprehje e fortë e besimit dhe vlerave tuaja fetare. Zoti është i përshkruar si i pafund, i gjithfuqishëm dhe i dashur, i cili ka pushtet mbi gjithçka dhe është i qëndrueshëm në veprimet dhe qëllimet e Tij. Besimi që Zoti nuk është kapriçoz dhe se ai është gjithmonë i dashur dhe përkujdesës për njerëzit, është një mesazh i fortë shprehur në Bibël, që ofron ngushëllim dhe shpresë për besimtarët.Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se në shumë pjesë të Biblës flitet për fuqinë e së keqes dhe demonëve, por gjithmonë nënvizohet se kjo fuqi është e kufizuar dhe nuk mund të bëjë asgjë pa lejen e Zotit. Besimi në fuqinë e Zotit për të udhëhequr dhe mbrojtur besimtarët është një temë e rëndësishme që shpreh siguri dhe besim.Mendimi yt reflekton një qëndrim të thellë dhe të qëndrueshëm ndaj besimit dhe vlerave që të mbështesin në jetën e përditshme

Si mund të ruajmë një balancë mes besimit të fortë dhe shmangies së frikës nga e keqja?
 
Dituria vjen nga Fjala e Zotit , besimi vjen nga leximi
Ja disa vargje që flitet për ato që thashë më lart
Jakobit 1

16 Vëllezërit e mi të dashur, mos u mashtroni!

17 Çdo e mirë që na është dhënë dhe çdo dhuratë e përsosur vjen nga lart dhe zbret nga Ati i dritës qiellore. Perëndia nuk ndryshon dhe nuk lë hije ndryshimi.

18 Prej vullnetit të tij na dha jetë me anë të fjalës të së vërtetës, që ne të jemi fryti i parë i krijesave të tij.

Vargjet janë shpresëdhënëse në mënyrë që ne të lutemi dhe të ndjekim Zërin e Atit tonë të dashur e jo zërin e tundimit e të bestytnisë që na bën të dyshojmë tek Ai

13 Askush, kur tundohet, të mos thotë: «Jam tunduar nga Perëndia». Perëndia nuk tundohet nga e keqja dhe nuk tundon askënd.

14 Secili tundohet nga lakmia e vet, që e josh dhe e mashtron.

15 Kur lakmia mbarset, pjell mëkatin, ndërsa mëkati që kryhet sjell vdekjen.

Pra asnjëri nuk mund të vërë përgjegjësinë tek Zoti për zgjedhjet e tij të këqija sepse Zoti pikërisht nuk do në asnjë rast që ne të zgjedhim të keqen.

Si mendon ti ?
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
Vetëm ti ndoshta se unë e dija që ishte 30

Ja të pres Mian ulur këtu në trotuar..
 
Mendoj se është një mënyrë e bukur për të parë marrëdhënien me Zotin si një burim i pandërprerë drite dhe shprese pavarësisht tundimeve që na rrethojnë

Çfarë do të bëje ndryshe në jetën tënde nëse do të dije që askush nuk të gjykon?
 
Po unë nuk i druhem gjykimit të njerëzve se mundohem të jem gjykatës i rreptë i vetes por siç të kam thënë, do të kisha ndërruar degën e studimit, por prapë unë nuk e di ku mund të isha, kush mund të isha po ta kisha bërë diçka të tillë. Ndaj nuk mund të jem i prerë se çdo vendim sjell pasoja por me art klasik e letërsi nuk u bë kush i pasur kështu që çfarëdo që bëj nuk dua të vdes shpirtërisht.

A ndjehesh ndonjëherë se të mungojnë fjalët për të mbajtur gjithë ndjenjat që përjeton ?
 
Po, ndonjëherë është e vështirë të gjej fjalët për të shprehur plotësisht ndjenjat që përjetoj sepse disa emocione janë kaq të thella dhe të ndërlikuara sa që shpesh ndihem e pafuqishme për ti përkufizuar. Ka raste kur ndjenjat janë aq të forta ose intime sa fjalët nuk mund ti kap plotësisht

A ka ndodhur ndonjëherë që një moment i thjeshtë të ketë pasur një ndikim të thellë në jetën tënde?
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back