Antikiteti Grek ( shek.5 p.k) kur qytetet e Greqisë, sidomos Athina, ishin në kulmin e zhvillimit kulturor, filozofik dhe politik. Kjo ishte një periudhë e pasur me mendim të thellë ku figura si Sokrati, Platoni dhe Aristoteli formësuan bazat e filozofisë perëndimore. Po ashtu lindi koncepti i demokracisë dhe u krijuan themellet e artit, teatrit dhe shkencës që kanë ndikim të thellë edhe në ditët e sotme.
Si mendon se do të na shohin brezat e ardhshëm nëse ata do të studiojnë periudhën e tanishme të historisë?
Po edhe ne duke qenë dëshmitarë të kohëve që jetojmë dhe e kemi të vështirë t'i përmbledhim mendimet se bota e sotshme gjallon me aq shumë rryma, filozofi të ndryshme, ideologji dhe doktrina.
Do të ishte e vështirë ta përshkruaja sepse është një përzierje dhe ku mua më duket se mbizotëron zhgënjimi dhe dekonstruktivizmi, pra shkatërrimi i asaj që patëm si trashëgimi kulturore, morale, estetike të viteve 70, për diçka që quhet kontemporane dhe që nuk ka identitet të vetën.
Për mua kemi nevojë të kthehemi përsëri tek e shkuara që të frymëzohemi dha ta kthejmë me një frymë të re, pa e kopjuar mekanikisht por gjithmonë besoj që e tashmja dhe e ardhmja duhet të ketë një themel tek tradita, historia dhe shpirti i popujve.
Besoj që Perëndimi u themelua dhe u zhvillua falë traditës Judeo-Të Krishterë dhe familja tradicionale ka nevojë për vlera që të rezistojë.
Emigracioni i madh po e transformon Evropën, madje po krijon edhe konflikte sociale, përplasje kombësish, qytetërimesh dhe Evropa po plaket.
Brezat që do të kenë epërsi do të jenë të atyre që sot lindin më shumë fëmijë, të cilët janë afrikanët dhe arabët. E ardhmja besoj që varet nga ndryshimet demografike dhe nga aftësia e brezave për të zëvendësuar njëri-tjetrin.
Bëra një referat, Shqipëria në gjithë këtë, është e prekur sepse sa vjen e më shumë po humb brezin e ri që largohet nga vendi. Por besoj që Perëndimi do të bjerë në një gjendje sa shqiptarët do ta mendojnë të kthehen në Shqipëri në një hark kohor prej 20 apo 30 vitesh.
Çfarë mendon ti për realitetin që po jetojmë dhe për gjendjen e tanishme të popujve? Po në lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët si e mendon të ardhmen ?