Po shpjegoja pse jam i mendimit qe eshte "hall". Edhe ato femra qe e bejne ne menyre te pavuarur dhe paguajne taksa, prej veshtirsive nga me te ndryshmeve e bejne, te duket gje e bukur kjo qe po degjojme cfare bejn femrat apo eskortat ne gjuhe te kulturuar, me Sheiket ne Dubai? Eshte nje numer shume i vogel i atyre femrave qe e bejn me qef. Dhe eshte e lehte te thuash futi plumbin e te shpetojne te tjerat, se ka pas raste nga me te ndryshmet dhe prap ekziston.
Mirë e kape. A nuk e sheh se si po e shesin trupin dhe veten e tyre femrat në instagram e onlyfans ?
Prostitucion me vullnet të plotë dhe i mirëmenduar është, madje me strategji marketingu e me miliona që përfitohen në atë mënyrë.
Janë rafinuar veset sot, prostitucioni nuk kryhet thjesht në trotuar por edhe në suita, jahte, vila e vende luksoze. Femra të tilla kërkojnë të mbulohen me dhurata pafund në mënyrë që të tregohet vlerësimi për to.
Sa më të shtrenjta dhuratat aq më mirë, flori e diamante e makina, gjithçka e imagjinueshme.
A nuk e sheh se çfarë shkatërrimi po i ndodh shoqërisë sot ? Me zgjedhje të lirë e me vetëdije.
Gazetat mbushen me reklama e me artikuj të femrave që bënë kaq miliona e fjetën me aq mijëra meshkuj.
Shoqëria duhet t'i vëjë fre e t'i ndalojë këto sjellje sepse po e shkatërrojnë dhe po e demoralizojnë, po i nxjerrin të gjitha virtytet njerëzore si të pavlera dhe po reklamohet shitja e trupit dhe imoraliteti.
Femra nga prostituta hallexhie siç i quan ti, janë kthyer në gjahtare që shkatërrojnë jetët e meshkujve të vetmuar që u çojnë para pa fund për mungesë jete sentimentale me një të dashur që i do vërtetë.