- Regjistruar më
- Dhjetor 9, 2024
- Mesazhe
- 6,816
- Pëlqime
- 2,107
Më duaj nëse gjendem i denjë për dashurinë tënde. Më duaj nëse kam vlerë e nëse kam forcë të luftoj betejat e të dyve. Gjithë kohës mundohem të mbaj kontrollin dhe të mos lëshohem pas emocioneve të çastit në mënyrë që të jem i fortë dhe i palëkundshëm. Gjithë kohës dua të jem strehë dhe mburojë, qartësi dhe ndjenjë sigurie. Gjithë kohës dua të çaj përmes pasigurive, të panjohurave të botës tënde, dua të largoj e të marr me vete çdo gjë që të rëndon e të pengon.
Mendoj ditë e natë dhe pres për të kuptuar, meditoj në heshtje dhe më duket sikur arrij thellësi të pamatshme e ti je si hije e pakapshme, e paarritshme por unë ende përpiqem me shpirtin dhe mendjen që të kërkon kudo deri në shterrje të fuqive, në paanësinë ku ti prehesh.