Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

Duhej te ishte nje dite si gjithe tjerat, por nuk eshte... Eca gjate rruges sot, dhe ne siluetat e gjithe kalimtareve te kerkova ty. Kam 2 vite qee bej kete, por sot te kerkova me shume...
Nuk e di nese doja te te uroja apo te te tregoja per ndjen e rende te mallit qe mbaj ne kraheror....Nuk e di, nese data e lindjes tende ma zbeh apo ma shton merzine...
E me shum te pathena qe i ruaj tash 2 vite te kerkova shume, e askujt nuk i thash per domethenien e kesaj date, e askush nuk ma kujtoi, duke dashur te kaloje si nje dite tjeter, si nje dite e zakonshme...
Doja te degjoja nje zile telefoni o ba, te te uroja ditelindjen, por nuk te shoh, nuk te gjej... Ti ke ikur...ke ikur, ke ikur... Ja kam thene vetes me mijera here, cdo dite, e cdo muaj ...
Perballe kam nje fotografi dhe nje pafundesi kujtimesh, qe here ma ftohin e ma ngrohin zemren...
Sa e dhimbshme... nuk mund te te them '' Gezuar ditelindjen''....
U bene dite qe ne cdo gezim e hidherim, ne cdo date... te gjej vetem ne nje fotografi! :( :(
 
LETER E NENES PER VAJZEN
Bija ime, tani qe sheh qe une po plakem, te lutem te kesh durim dhe, mbi te gjitha, provo te kuptosh se cfare po ndodh me mua.
Kur ne bisedojme dhe une perseris te njejten gje mijera here, mos me nderpre duke me thene: "Ma the kete gje para nje minute"... Vetem degjo, te lutem. Mundohu te kujtosh kur ti ishe e vogel dhe une cdo nate te lexoja, lexoja dhe lexoja perseri te njejten perralle, derisa ty te zinte gjumi.
Kur une nuk kam deshire te lahem, mos u bej e keqe dhe mos u merzit me mua. Kujto kur une vrapoja pas teje dhe mundohesha te gjeja justifikime per te te mbushur mendjen, qe te beje dush kur ti ishe femije.
Kur e shikon sa injorante jam me teknologjine e re, me jep pak kohe qe te mesoj dhe mos me veshtro me perbuzje... Kujtohu zemer, une me durim te kam mesuar si te besh shume gjera te vogla si te mbash lugen, si te krehesh floket, si te vishesh e si te perballosh cdo dite problemet e jetes... te lutem te kesh durim dhe, mbi te gjitha, provo te kuptosh se cfare po ndodh me mua.
Nese ndonjehere, une harroj se cfare po bisedojme, me jep pak kohe qe te kujtohem dhe nese nuk mundem, te lutem mos u inatos, mos humb durimin dhe mos u bej arrogante. Mbaj mend qe per mua gjeja me e rendesishme eshte te jem prane teje.
Dhe kur kembet e mia te plakura e te lodhura nuk me lejojne te eci aq shpejt, te lutem ndalu dhe me jep doren tende, ashtu sic t'a kam dhene une kur ti ke hedhur hapat e pare.
Dhe kur ditet e mia te fundit te afrohen, te lutem, mos u trishto, vetem qendro prane meje dhe mundohu te me kuptosh qe une dua te shkoj drejt fundit te jetes time e rrethuar me pak dashuri..
Une do te te kem gjithmone ne zemer dhe te falenderoj per kohen dhe gezimet qe me ke dhuruar. Me nje buzeqeshje te madhe dhe me te gjithe dashurine e madhe qe kam per ty, une dua te te them vetem: TE ADHUROJ, BIJA IME E DASHUR.
 
Te dhash cdo gje besim , miresi dashuri
Por ti si pe
Te thash me degjo Por ti se bere
Te thash me mbro
Po ti me leshove , te thash Mos me lendo
Por sme degjove
Thjesht u largove e tani qe e bera dhe une
Prap me kerkon Po te them dicka
Me per mua segziston.
 
TE PERKASESH DO TE THOTE...

...të jesh bima që rrënjët brenda shkëmbit vdes
dhe jo lulja në vazo që sallonin zbukuron…

të jesh dallga që bregut formë i jep
dhe jo shkuma që mbi valën qëndron…

të jesh zjarri që gjithmonë prushin ndez
dhe jo flakë ku digjen fluturat krahëshkruar…

të jesh pëshpërima e parë cdo mëngjes
dhe jo rënkim i mbytur i natës së shkuar…

të jesh fryma e vetme që mushkëritë e tjetrit mbush
dhe jo puthja e radhës vdekur përmbi buzë…

të jesh prekja që pashmangshmërisht kërkon edhe nesër
dhe jo turbullirë e ëmbël qe shkon dhe vjen si muzë…

e vështirë të përkasësh…
e vështirë…
të kesh dikë është shumë më e lehtë…
por vec udhëkryqet e jetës ta mësojnë më mirë
ndryshimin mes “të kesh” dhe "përket”…
 
Ne te dy si dy jehona shkojme,
Heshte ti, pas teje hesht dhe une;
Ne te dy si dylli nuk durojme,
Fati me pak zjarr na djeg pa zhurme.

Dhe kjo ndienje, armikja jone e mire,
Shpirtrat tane i hedh ne zjarr te gjalle,
Ndaj te quhesh mik eshte e veshtire,
Ndaj dhe per armik nuk behet fjale.

Buzeqeshja mbetet e helmuar,
Pikellimi - lodhje e pergjumur;
S'me vjen keq per fjalen e shpenzuar,
Me vjen keq per mallin tim te humbur.

Si anatomist ti me mesove
Nje te keqe, helm me embelsire,
Po nese nga vetja s'me largove,
Te te quaj mik e kam te veshtire.

{ Dritëro Agolli }
 
*PËR INATIN TIM*

Për inatin tim
po bëhesh më e bukur,
Me ata sy jeshilë
si thellësia e deteve!
Për inatin tim
vjeshtës i dhe urrdhër,
Të ndalonte përkohësisht
bjondimin e pemëve!
Për inatin tim
vazhdon të më duash,
Që të më largosh
nga krahët e erërave!
Ti po bën atë
që bëri Odiseu,
Për të mos dëgjuar
këngën e sirenave!
Për inatin tim
po bëhesh më e vogël,
Madje vetëm me ndryshimin
e formës së flokëve!
Për inatin tim
seç ke një të qeshur
(Niagara do ta kishte zili
po ta dëgjonte!)
Për inatin tim
vazhdon të më puthësh,
Duke larguar prej meje
gjithë dimrat!
Për inatin tim
vazhdon të më mundësh,
Duke bërë atë që bëjnë
vetëm tigrat!
 
e lodhshme të jesh moshatare me ëndrrën
kur më e vjetra e të gjithave
është ajo që s’vjen në jetë...
ndaj si njerëzit që me fatin pajtohen
a me tjetrin në rastin më të keq
fshihe dhe ti ëndrrën e qelqtë
nëse e madhe atij i rri
dhe para se shputa e përbaltur
ta shkelmojë e ta shkelë…
pas yjeve përplase...
le të thyhet në qiell...
atje ku dikur banonit të dy…
asgjë e veçantë nuk do ndodhë...më beso...
në gushë të natës Udh’ e Qumështit varur...
kajmak gastaresh spërkatur gjinjtë e saj
e teksa shiu i ftohtë i kristaleve të tua
çka mbeti prej tij do të lagë
harroja emrin
dhe një Zot të ri kërko…
 
Une do shkruaj nje liber me vjersha
Dhe ti do ta lexosh si relike
Dhe duke qeruar patate te ardhura nga vjeshta
Gishtin do presesh me thike

Duke e vene gishtin ne goje
Mua do me kujtosh ne kuzhine
Dhe do te thuash para dollapit te lyer me boje
"Per pak e harrova ditezine!"
 
Me zgjedh mua...
me anet e erreta qe kam,
me humorin pak te hidhur,
me ato "Jo" kur jam pak e merzitur,
me mendimet e mia si te coroditura,
me mungesen time, qe ndonjehere behet e prekshme,
me vullnetin tim qe lekundet disa here,
me nevojen time per siguri,
dhe me negativitetin tim te vazhdueshem ( nese te duket keshtu ).
E nese pesha e te gjithave ketyre behet shtypese ne kete vjeshte, nuk do te ndalesh se kujtuari diteve te lodhura, kur neteve te ftohta lindi nje ylber plot drita e ngrohtesi, si kjo batanije qe gjithmone e terheqim aneve per te mos e lene te ftohtin ne ato pjese ku ne mund te harrojme shijen e nje puthje, dhe mos e lesho doren time, kur kjo prekje qe enderroj ka vjedhur gjumin e syve te mi mosbesues...
 
SA GRA...

Maria Teresa INFANTE
(1961)

Ka gra me sy të zij dhe të errët
që nuk i ke vështruar kurrë
dhe gra, me sy të kaltër të zbrazët
sepse tashmë e kanë paguar.
Ka gra me xhinse a funde të ngushtë,
por të gjitha me shpirtin e trazuar
dhe nëse i sheh të lëkunden mbi taka,
drejtpeshimin e mbajnë, tek vetvetja mbahen.

Ka gra që t'i kanë shitur puthjet
pastaj talleshin me ty, që i ke blerë
ka dhe gra që ke dashur t'i dashurosh
por i ke tallur për një krenari të kotë
dhe ato, çdo natë, të vetmuara vdisnin.

Dhe gra të lodhura, me çantat gjithnjë plot
dhe mes mollëve rrudha dhe mendime,
dhe gra të zonjat që tregojnë supet
sepse zharretierat i kanë në gjij
dhe nuk i xhvishen për dy grosh një horri.

Dhe sa gra, sa të tjera ka:
"janë të gjitha njësoj" mendoje ti
sepse kurrë nuk i ke kuptuar.
Të drejtë ndoshta ke, duan të gjitha të dashurojnë,
por askush nuk i mësoi qysh e tek
dhe me krenari dhe dinjitet në fytyrë
lotët nuk t'i rrëfejnë, tjetër fytyrë të tregojnë!
 
Ka dashuri...qe nuk pushojne se egzistuari..jane ato me te cmendurat, me te ndjerat...
Ato me te fortat..me sensualet...
Ato me te deshperuarat..me erotiket..me pasionalet...
Ato qe qajne..qe mungojne..edhe per nje miremengjes...
Gjithmone..ato te mendimeve..ato qe mendon se..e ke prane..ato te deshirave...
Edhe ato me te thjeshtat..vetem per nje pershendetje...
Ato..qe nuk jane kurre..ato qe jane gjithmone...
Ato qe pavaresisht gjithckaje...ju bejne te harroni...
Ato qe te bejne te kujtosh..ato..qe ndonjehere qan..fshehurazi...
Ato qe ndjen...
Ato qe te bejne njeri..qe te bejne te ndjehesh i/e rendesishem...
Ato qe..Ajo eshte jotja..Ti je i asaj..ato te vertetat...Por me te vertete...
Ato qe mund..por nuk jane...
Ato qe perballe gjithckaje e te gjitheve..egzistojne..edhe pse askush nuk e di..
Ato qe..Ti e di...
 
Dhemb shumë të të lë të shkosh. Por më mirë kështu! Mbase ditë pas dite gjithë dhimbja do të marrë tjetër trajtë. Në vazhdim mbase vendos të të shkruaj nga një letër, për çdo ditë mungese, për të të thënë si shkon gjithçka. Sigurisht, këto janë letra të cilat ti nuk do t'i marrësh kurrë, por mbase do të më ndihmojnë të zbraz gjithçka kam përbrenda. Do të imagjinoj sikur po gjerb pak prej çajit me livando, ndërsa kapsallit sytë mbi shkronjat e mia; e paskësaj do të kafshosh buzën, do të buzëqeshësh sa për t'i vjedhur shpirtin edhe djallit e pëshpërish me vete: "do të vij, se ti s'bën dot pa mua." Në fakt, nuk jam unë që s'bëj dot pa ty, uni im thellë thellë e ka pranuar "rrezikun" që i kanos, por është shpirti që të konsideron si të keqe të domosdoshme, nga ato të cilat të hapin plagë të mëdha e njëkohësisht kurojnë ato.
Dhemb shumë të të lë të vazhdosh një rrugë në të cilën nuk jam unë; pa të shtrënguar dorën, e mbështetur kokën në sup; pa t'i duruar kapriçot e pa m'i zbutur nervat...por e kam të nevojshme njëherë të vetme të jem pak egoiste, për veten, për zemrën, për lumturinë. Më duhet t'i rrëkëllej gjithë ditët pa ty si kupa me lëng të helmët, që vrasin nga pak...e në fund ose iu mbijeton për t'u transformuar në më të fortë, ose shuhesh përgjithnjë. Pa rrugë të mesme.
Nesër mbrëma do ta zhvendos tavolinën e shkrimit në ballkonin që erëmon orkide, do të pi një prej cigareve që do ta kesh harruar në ndonjë cep, e do nis të hedh ndonjë shkronjë në letër nën dritën e yjeve. Për ty. Për dhimbjen. Për dashurinë. Do ta kem të vështirë pa shikimin tënd të frymëzohem, por mbasë tymi i cigares do të të sjellē më pranë. Do nis të t'i rrëfej të gjitha që prej çastit kur mbylle derën dhe ike. Do të të tregoj për ndjesinë që më falin puthjet e padhëna e fjalët e pathëna. Paskësaj do nis të të pyes ty...nëse ke puthur buzë të tjera a shkuar nëpër mend të dashurosh një tjetër, nëse e ke harruar ngjyrën time të syve apo aromën e trupit. E di, mbase as nuk duhet të të pyes dhe as nuk ke pse të më tregosh...por kurioziteti do të jetë duke më mbytur. Ose jo kurioziteti, por dhimbja, trishtimi, malli, dëshira për të të patur.
Tani po shkoj të fle. Jo në shtratin e përhershëm, pasi hapësirën e tij e ka pushtuar të gjithën malli. Në fillim u shtri nē anën tënde, pastaj zbarkoi në timen, derisa mu fut thellë edhe në lëkurë, deri në poret e fundit që të ndiejnë ende.
Do të të shkruaj nesër, e meqë deri atëherë më duket shumë gjatë, po të pres ta lumturosh ëndrrën time.
 
Ti........

Ti je flutura e jetës sime
Drita në shpirtin tim
Puthjet e tua diell i ndritshëm
Shkretëtirës më i ëmbli vegim.

Ëndrra që më ngjall ëndrrat
Kështjella ime pushtuar
Në një prekje.. në një ritem zemrat
Zjarr dashurie i pashuar.

Ti.. valë që me frymë përqafon
Unë.. shkëmb pranë teje gjithmonë...
 
TI ME PYET...

Ti mё pyet si e shtyj kohёn mbrёmjeve
Tani qё kanё filluar tё zmadhohen netёt
Dhe shiu thur cantata nostalgjikisht tё çthurura
Nё verandёn vjeshtore me rrufe grindavece.
Njё ah mё del nga zemra, mikja ime
Si psherёtimё karafili qё digjet prej dhimbjes sё vet
Nuk dua ta dёgjosh dhe po e dёgjove mos i jep rёndёsi
Rrёmbe vetёm erёmimin dhe vure si alloe vera mbi plagё.
Ai karafil me dy bulёza dritё si tё harruara nga ditё lumturie Pёrkulet dhe mё puth buzёt e zemrёs
Sikur tё mё puthnin buzёt mё tё pёrvёluara nё botё
Me dёshirёn sublime tё falin zemёrgjerёsisht çka na u mohua.
As lotin nuk dёshёroj ta shikosh
(atё lot qё ta kam fshehur me kujdes
Kur kapёrceja dete me furtuna mёrgate)
Tek rri pёrpara detit dhe e qёlloj me gurё
Dallga rrokulliset dhe hap njё varr
Atё kaltёrim tё belluztё qё e desha kaq shumё
Ashtu si desha sytё e gruas tani e mallkoj
Ndaj vari kokёn ky karafil nё dritaren e mbrёmjes
Ndaj shkul fijet e argjenda nga pёlhura e hёnёs
Qё tё qёndis arkivolin e njё shprese tё humbur
Mos mё pyet si i kaloj mbrёmjet
Mos me pyet pse ndodhem ndanё detit, mos mё pyet
Ler karafilin tё digjet mbi ballin e yjesuar,
Dhe mbi varrin ujor si njё klithmё zemёrimi nё hapёsirё.
 
Dashuria nuk humbet
kur ate bashke e jeton,
dashuria vech ritet
kur me shpirt ate e mbron.

Ne te dy bashke
vijme mbi gjithcka;
me te vlefshme se kjo dashuri
ne gjith boten ska.

Ne te dy e mbajme gjalle
kete dashuri te shenjte,
duhemi si te cmendur
do e ruajme per jete dashurine e shtrenjte.
 
Gjithcka ndryshon papritur ..
Mos u trishto e mos u ndjej ne faj!!
E di se gjithcka kishim ishte e bukur ishte e Vertete e mrekullueshme .. Do te ruaj tek kujtimet me te bukura te zemres time,ta premtoj !
Krenaria nuk esshte 'turp'..eshte virtyt ben pjese tek karakteri i nje personi , e shpesh here shkatrron ' gjithcka'... Sa do doja qe une .. Po po une te isha ajo vajza e brishte e te pohoja pa fund pa mbarim c'ndjenje buron nga Une ..per Ty!! Ee ne fakt ti kte gje jo se nuk e di, por tashme u harrua ..e me harresen vjen ...
Eh di?? Nuk eshte hera e pare qe ike, qe heq dore nga gjerat qe dua .. Qe me plotesojne..por premtoj Do jete e fundit!!
 
Gjithshka është çështje Rastësie, miku im,
çështje Mosrastësie…

Rastësisht ti nuk je fëmija që u copëtua sot nga predha...
Rastësisht ti nuk je sot në karrigen elektrike...
Rastësisht ti nuk je sot piloti bombardues...
Rastësisht sot ti nuk je aty ku vriten dhe vrasin...
Rastësisht sot unë po shkruaj këtë poemë e jo nekrologjinë tënde...
Rastësisht te gjithë ne
mburremi që
AKOMA
nuk jemi vrasës,
hajdutë,
dhunues,
përdhunues,
zjarrvënës,
helmues...
Mburremi në kurriz të Mosrastit.

Por nëse

jo rastësisht
të vjen për të mos vrarë,
për të mos vjedhur,
për të mos dhunuar,
për të mos përdhunuar,
për të mos helmuar,
për të mos djegur,

atëhere

shko në një lëndinë, miku im,
këput një manushaqe
dhe mbille aty ku nesër do të jetë varri yt...
I shkrumbuari,
i vjedhuri
i dhunuari
i djeguri
i helmuari
varri yt.
Dhe mos harro:
Jo gjithnjë lulja është syri i virtutit.
Më shpesh është perçja e vesit.
 
Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët qe pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.
Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
S e ishe ti thesari im.
|
 
Pena e artë

Sa herë kam vdekur duke pritur
Si Bukovski e të tjerë.
Jam ringjallur, po në pritje
”Shpirti del vetëm një herë”!

I fiksuar drejt tavanit
Si Bukovski e di mirë.
Për një gjest, një fjalë, një shenjë
”Vdisja” netëve me dëshirë!

Sa të vdekur mes të gjallësh
Në një botë, ku vdes një herë.
Turma njerëzish, vorbull fjalësh
Pritje, mall, parajs’ e ferr!

Në cdo pritje ka qetësi.
Edhe lotë që rrjedhin lumë.
Prisja unë, të vije ti
Prisje ti, të vija unë!

Askush s’erdhi e prandaj
Thash të rroj kështu së gjalli.
Mirë, Bukovskin do e ndaj
Si t’shpëtoj nuk di, nga malli?!
 
Atje ku bashkohen dy hënat
Atje, në asgjëkund,
Dhe dashuria ime për ty
Atje e gjen një fund.

Ku dielli bëhet akull
E deti bëhet shkrumb,
Dashuria ime për ty
Atje e gjen një fund.

Kur të gjesh fundin e botës
E tokën ta bësh dy,
Atëherë dhe mund të masësh
Atë ç’ka ndjej për ty.

Në ndodhtë apokalizëm
Mbarë botës, shkatërrim.
Atëherë gjithçka do zhduket
Jo ti nga shpirti im.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back