- Regjistruar më
- Dhjetor 9, 2024
- Mesazhe
- 6,957
- Pëlqime
- 2,164
Nuk më intereson personi në fjalë. Është temë letërsie. Falemnderit!Dano je ba versioni 2.0 i @Vinjol
Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.
Nuk më intereson personi në fjalë. Është temë letërsie. Falemnderit!Dano je ba versioni 2.0 i @Vinjol
Gezohem qe u riktheveDashuria…
Është motori i gjithçkaje,
më e fortë se dielli që lind çdo ditë
dhe baticat që i binden hënës.
Është një erë që fryn nga të dojë,
që ndez zjarre në kraharorë të dorëzuar
dhe hap dritare në zemra të kyçura.
Nuk mund ta urdhërosh dashurinë.
Nuk mund ta falsifikosh,
ashtu siç nuk mund të kërkosh një agim
para se errësira të ketë kaluar.
Është një kalimtare që ndalet,
ose ndoshta një stuhi e papritur
që e lan shpirtin dhe e bën të lulëzojë.
Dhe është pikërisht kjo që më magjeps:
rebelimi i saj kundër llogaritjeve,
refuzimi i saj për t'iu bindur planeve,
aftësia e saj për të më pushtuar
në mes të një dite të zakonshme -
ndërsa lexoj, ndërsa eci,
ndërsa nuk e kërkoj.
Atje ku kisha shkruar ekuacione,
erdhi me vargje,
dhe fshiu çdo parashikim.
Kisha jetën time,
gjithçka në rregull,
Pastaj erdhi ajo
E pashë
dhe nuk kisha asnjë mbrojtje.
Ishte e kotë.
Nuk kisha një parashikim,
as veten nuk e kisha gati.
Por zemra ime po.
Ishte gati prej kohësh
E megjithatë, nëse do të më kishin pyetur,
do ta kisha përshkruar ndryshe.
Sepse dashuria nuk i ngjan kurrë
asaj që imagjinojmë.
Është më mirë apo më keq, por është e vërtetë.
Bëhet e pakëndshme,
por jeton brenda teje deri në palcë.
U përpoqa t’ia shpjegoja vetes,
të radhisja arsyet
Por nuk i gjej dot,
sepse ka shumë
ose ndoshta asnjë.
Ndienja nuk ka logjikë,
nuk ka rregulla,
nuk ka nevojë të shpjegohet.
Më pëlqen për këtë.
Më pëlqen që nuk jam në gjendje ta planifikoj,
si pushimet,
si një karrierë,
si një dietë.
Më pëlqen që dashuria
ka ndërhyrë në jetën time
me delikatesën e një përkëdheljeje
dhe forcën e një uragani.
Sepse unë isha aty,
I bindur se e dija kush isha,
dhe pastaj…
Kuptova se diçka mungonte.
Diçka që as nuk e dija se po kërkoja.
çdo ditë,
pa garanci,
pa premtime boshe,
por me të vërtetën e gjesteve,
të heshtjeve,
të shikimeve që flasin.
Dashuria nuk ka plan.
Por ka një zemër.
Që rreh.
Mezi i kemi! Largqoftë! Asnjëra nuk ma var mua, rri pa merak@daniel00 ja paske doren poezive ,arm e fort me ua marr zemrat gocave,ani kshtu si e shkrun se vuan për dashuri,me bo me besu tamam kcejn gocat nga ballkoni![]()
Si gjithmon perfekt ne shkrimet e tuaEpilog
Prania jote e munguar pikon rrëmujshëm dhe kaotike, breshëron duke më goditur në brishtësinë time. Aty ku nuk mbaj dot tronditje, ku pulson dobët gjallësia ime. Aty ku e kanë sjellë ndjenjat për ty, që të japë frymë, në një vend të huaj ku nuk kishte shkelur kurrë më parë dhe që i duket armiqësor sepse e parandjen një vend vdekjeje.
Përpara se gjithçka të kryhet e të marrë fund, rituali I nostalgjisë e bën më të vështirë këtë shkëputje të dhunshme që shpirti nuk e koncepton dot që të jetë përfundimtare.
Më kthen në atë tension të ëmbël që më përkundte në dëshirat më të pashpjegueshme, që më magjepsnin e më joshnin dita ditës më shumë. Atëherë kur isha i shpenguar, kur asgjë nuk më paralajmëronte fundin, as më përsëriste stereotipe sepse për mua gjithmonë mbetesh unike.
Kur natyrshmëria jote si një bimë, mblidhte gjithë energjinë jetësore për të çelur, e unë merrja pjesë duke të admiruar, më zbuloheshe me imazhe, me klasin dhe dinjitetin tënd, në misterin e poezisë tënde, të veshur me romantizëm të përmbajtur.
Atëherë kur ti ishe paqe dhe plotësi, një komunikim që i mjaftonte heshtja dhe fakti është që në hijeshinë tënde çdo gjë bëhet e mjaftueshme.
Kur ti humbisje rrugën dhe unë e shihja më të qartë për ne të dy, një shteg në dritën e hënës së plotë kur njerëzit ndihen më pranë se kurrë. Kur zemrat tona sinkronizoheshin me të njëjtën rrahje dhe përjetonin gjithçka me intimitet e me butësi.
Unë atëherë ndihesha i fortë sa për të dy dhe mendoja se asgjë nuk do të mund të na shkëpusë. Unë të kërkoja në shkretëtirat e shpirtit tënd, në vendet e braktisura ku ti ishe tërhequr e fshehur, atje doja të të gjeja e të të mbërtheja me përmallim duke të marrë me vete që të mos largoheshe e vetmuar.
Pulsi i ndjenjës tënde më mjaftonte që ta përjetoja shumëfish duke ushtuar në universin e të dyve, mbizotëronte me një forcë të tejbotshme që kryente mrekulli në ne.
Kur ti qeshje me gjithë shpirt, unë dëgjoja tastet e bardha të pianos së shpirtit tënd që më këndonin melodi të pastër brilante, plot gjallëri, me të cilën unë vallëzoja.
Por nëse në një çast tjetër lotët e tu rridhnin, atëherë do të mbaja vesh me përdëllim tastet e zeza të pianos së shpirtit tënd duke luajtur balada të ngadalta e trishtuara të cilat nuk do i duroja dot deri në fund pa u mallëngjyer.
Ndjeshmëria jote, si një gjuhë që komunikonte pa fjalë por me heshtje e me vepra, nënkuptonte drithërima e përlotje larg syve të gjithëkujt, si nga një breg në distancë, e unë përgjigjesha si një detar me anijen që llokoçitet nga dallgët e jetës dhe me flamurin e anijes sime që valëvitej ethshëm nga mornicat.
Herë-herë dallgë të mëdha pasigurish mbulonin pamjen e njëri-tjetrit por ato sakaq binin zhurmshëm me gjithë masën e tyre vigane e të frikshme prej së cilës mbeteshin vetëm shkumëzime.. e atëkohë ne prapë arrinim të shquheshim.. ndërsjelltasi të dëshiruar...
Ndjenja refuzon që të dorëzohet, kërkon të rijetojë episodet e para të njohjes, nisjen e furishme dhe të papërmbajtur, atëherë kur isha aq i fortë, i qetë dhe i plotë me ty, por të gjitha mohohen si të mos kishin ekzistuar.
As të prehem më në butësinë e botës tënde, në historitë e jetës,në ecejaket, sakrificat, pasionet, frikërat, frymëzimet që të bëjnë ajo që je, e paharrueshme.
Isha mbizotërues ndaj gjithçkaje falë teje sepse ti i bëje hije gjithçkaje. Isha i guximshëm sepse merrja kurajo nga ndjenjat e tua që në dëshirat e mia i doja po aq të marrëzishme.
Tashmë zbatica e ndienjave largohet dhe zbulon në rërën e kohës një shpirt të zhuritur për ty që dëshiron të të përthithë në rrjedhën e kujtimeve, në çdo curril e në çdo frymëmarrje, çdo gjë është e vyer nga ty sepse nuk do të kem më asgjë.
Ti tashmë je e huaj dhe e ndaluar sepse shkretia ka përpirë gjithçka dhe unë do të duhet të kaloj shkretëtirën ndoshta pa oaze, por plot me mirazhe të së shkuarës në të cilën dielli vezullon fatal.
You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.
You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.
You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.
You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.
You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.
You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.
We use essential cookies to make this site work, and optional cookies to enhance your experience.