Dashuria…
Është motori i gjithçkaje,
më e fortë se dielli që lind çdo ditë
dhe baticat që i binden hënës.
Është një erë që fryn nga të dojë,
që ndez zjarre në kraharorë të dorëzuar
dhe hap dritare në zemra të kyçura.
Nuk mund ta urdhërosh dashurinë.
Nuk mund ta falsifikosh,
ashtu siç nuk mund të kërkosh një agim
para se errësira të ketë kaluar.
Është një kalimtare që ndalet,
ose ndoshta një stuhi e papritur
që e lan shpirtin dhe e bën të lulëzojë.
Dhe është pikërisht kjo që më magjeps:
rebelimi i saj kundër llogaritjeve,
refuzimi i saj për t'iu bindur planeve,
aftësia e saj për të më pushtuar
në mes të një dite të zakonshme -
ndërsa lexoj, ndërsa eci,
ndërsa nuk e kërkoj.
Atje ku kisha shkruar ekuacione,
erdhi me vargje,
dhe fshiu çdo parashikim.
Kisha jetën time,
gjithçka në rregull,
Pastaj erdhi ajo
E pashë
dhe nuk kisha asnjë mbrojtje.
Ishte e kotë.
Nuk kisha një parashikim,
as veten nuk e kisha gati.
Por zemra ime po.
Ishte gati prej kohësh
E megjithatë, nëse do të më kishin pyetur,
do ta kisha përshkruar ndryshe.
Sepse dashuria nuk i ngjan kurrë
asaj që imagjinojmë.
Është më mirë apo më keq, por është e vërtetë.
Bëhet e pakëndshme,
por jeton brenda teje deri në palcë.
U përpoqa t’ia shpjegoja vetes,
të radhisja arsyet
Por nuk i gjej dot,
sepse ka shumë
ose ndoshta asnjë.
Ndienja nuk ka logjikë,
nuk ka rregulla,
nuk ka nevojë të shpjegohet.
Më pëlqen për këtë.
Më pëlqen që nuk jam në gjendje ta planifikoj,
si pushimet,
si një karrierë,
si një dietë.
Më pëlqen që dashuria
ka ndërhyrë në jetën time
me delikatesën e një përkëdheljeje
dhe forcën e një uragani.
Sepse unë isha aty,
I bindur se e dija kush isha,
dhe pastaj…
Kuptova se diçka mungonte.
Diçka që as nuk e dija se po kërkoja.
çdo ditë,
pa garanci,
pa premtime boshe,
por me të vërtetën e gjesteve,
të heshtjeve,
të shikimeve që flasin.
Dashuria nuk ka plan.
Por ka një zemër.
Që rreh.