Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Njeriu human, i lirë, krijues dhe i ndjeshëm është ai që i jep formë të bukurës dhe sublimes, ndërkohë që njerëzit në turmë janë të tërhequr nga vulgariteti dhe marrëzia

Albert Einstein
 
Më duaj në heshtje. Aq qetësisht sa njerëzit të mendojnë se nuk jemi asgjë për njëri-tjetrin. Sa më pak zhurmë bën dashuria bën aq më shumë ka tendencë të zgjasë.
 
Njerëzit më të mirë kanë një shije për bukurinë, guxim për të rrezikuar, disiplinë për të thënë të vërtetën, aftësi për të sakrificuar. Për ironi, virtytet e tyre i bëjnë të pambrojtur; ndaj shpesh janë të lënduar, ndonjëherë të shkatërruar”.

Ernest Hemingway
 
Lum si unë që u bëra me një stalker 😑
Edhe këtë kisha mangut, të më ngjitet kjo 😓
Nejse vazhdojmë

Dyert e mbyllura që nuk hapen kur trokisni, mbyllen për një arsye. Dhe nëse ndalon dhe mendon me kujdes, kupton se nuk të përket gjë pas tyre.
 
I lexova sytë e saj si paragrafë dhe lotët e saj si kapituj, sepse ajo nuk kishte shumë për të thënë me fjalë, por përkundrazi, me heshtje. Dhe kurrë mos lejo që të të thonë se heshtja nuk është e bukur. Heshtja është ajo që ndodh kur fjalët bien në gjumë dhe duhet të besosh se një ditë do të zgjohen brenda teje.
 
Çdo gjë, e mirë apo e keqe, lë boshllëk kur ndërpritet. Nëse është diçka e keqe, zbrazëtia mbushet vetë.
Kurse boshllëku i diçkaje të mirë mund të plotësohet vetëm duke zbuluar diçka më të mirë.

Hemingway
 
Kështu ajo e mësoi deri në detaje se nuk mund të marrësh kënaqësi pa dhënë kënaqësi dhe se çdo gjest, çdo përkëdhelje, çdo prekje, çdo shikim, çdo pjesë e trupit ka sekretin e vet, i cili i sjell lumturi atij që di ta zgjojë atë.
 
Ka një jetë të re në tokë për çdo njeri. Ka shërim në pemë për mendjet e lodhura dhe për shpirtrat tanë të ngarkuar, ka forcë në kodra, sikur vetëm të ngremë sytë lart.
Mos harroni se natyra është restauruese dhe bukuria e saj është dorëshkrimi i Zotit.
 
Një orë nuk është thjesht një orë, është një enë e mbushur me parfume, me tinguj, me projekte, me atmosferë. Ajo që ne e quajmë realitet është një marrëdhënie midis ndjesive dhe kujtimeve që na rrethojnë njëkohësisht… Ajo marrëdhënie unike që ai që shkruan duhet ta zbulojë në mënyrë që të mund të lidhë dy gjendje të ndryshme për të qenë së bashku përgjithmonë në një frazë.
 
Bota është kaq e zbrazët nëse mendon vetëm për malet, lumenjtë, qytetet; por të njohësh dikë që mendon dhe ndjen me ty dhe që, megjithëse larg, është afër teje në shpirt, kjo e bën botën një kopsht plot lule.
 
Do të vijë një kohë që do të mendosh se gjithçka mori fund. Atëherë do të jetë fillimi.
 
Dhe pikërisht kur errësira
u bë shumë e rëndë për tu duruar
dhe mundimi shumë i vështirë,
drita depërtoi
dhe kandrra u shfaq
në flutur
delikate por e pathyer,
e furishme dhe e butë,
më në fund e lirë të hapë krahët e saj të bukur
dhe të fluturojë tej në erë

L.R. Knost
 
Një lule për lemzën e saj 😌
Pensamiento_violeta_(7590379844).jpgVjollca përfaqëson mendimet e të dashuruarve, përpara se të thuhen në fjalë. Në frengjisht ka marrë emrin nga fjala e përdorur për "mendim" (pensée). Vjollca konsiderohej se ishte një lule magjepsëse, që kishte fuqi telepatike. Duke e këputur lulen e saj, do të mund të dëgjoje mendimet e njeriut të zemrës.
Vjollca nuk është një lule që do të bie në sy; nuk qëndron e lartë dhe krenare duke kërkuar vëmendje. Përkundrazi, ka një pamje të butë, të përulur dhe petalet duket se kërkojnë vetëm një gjë: Më mendo, më mbaj në mendimet e tua.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back