Më vjen keq
[Strofa 1]
Kam preferuar të iki e të rri veç
Mama, si të ta them, më vjen keq
Këshilluesja troç mendjen s’e vret
E unë si toç kam thënë okej
Dhe çdo ditë mendoj që të ndalem
Njerëzit duan të më bëjnë një entitet*
Nga gjithçka dorë do heq
Jam veç një njeri, do marr fund duke vdek’
[Refreni] x2
E më ësht’ dash’ n’kalldrëm të prek
Hap pas hapi, i them vetes s’është e vërtetë
Baba, mama, djema: më vjen keq
Ndiej si një dëshirë të rri veç
[Strofa 2]
Edhe unë, vëllezër, do kris e të ik’
Të mbërrij gjithë të mitë, dingaritë**
Parisi është Alkatraz
Lodh’ nga gjoba e gjithë ato pirgje shkresa
Zemra e tyre është e zezë dhe e hollë si një senegalez
Duke i dëgjuar, do besohej se të gjakosej duhej
Unë dua gruan, besimin , femijët e mi
Për këtë, besomë do të përdor çdo fuqi
[Refreni] x2
E më ësht’ dash’ n’kalldrëm të prek
Hap pas hapi, i them vetes s’është e vërtetë
Baba, mama, djema: më vjen keq
Ndiej si një dëshirë të rri veç
[Strofa 3]
Më fal, gjyshe, të lutem unë
Do t’isha kthy’ të të takoj nëse do kisha para më shum’
Por ta dish nuk është e lehtë as këtu
Në Francë, telashet na këpusin dacka gjithashtu
Më vjen keq o profesor i matematikës, i anglishtes e i frengjishtes
Mos u bëni merak, im atë më ka rrahur me zell
Më vjen keq zoti bankier
Por nëse shkulem që këtu, për ju s’do ndiej munges’
[Refreni] x2
E më ësht’ dash’ n’kalldrëm të prek
Hap pas hapi, i them vetes s’është e vërtetë
Baba, mama, djema: më vjen keq
Ndiej si një dëshirë të rri veç
[Strofa 4]
Mama, baba, ju them: "Në diarama" ***
E di që në mendjen tuaj ju jeni tashmë atje larg
Sado të them që e kam por s’e kam besimin
Kam qenë budalla, e kam nisur fundin për fillimin
Nuk duhej duke qenë i vogël muzikës t’i isha fut’
Duhej duke qenë i vogël babain ta kisha dëgju’
Ndihem me faj
Kur shoh se ç’ju ka bërë ky vend jobesimtar
Refren x2
E më ësht’ dash’ n’kalldrëm të prek
Hap pas hapi, i them vetes s’është e vërtetë
Baba, mama, djema: më vjen keq
Ndiej si një dëshirë të rri veç
[Strofa 1]
Kam preferuar të iki e të rri veç
Mama, si të ta them, më vjen keq
Këshilluesja troç mendjen s’e vret
E unë si toç kam thënë okej
Dhe çdo ditë mendoj që të ndalem
Njerëzit duan të më bëjnë një entitet*
Nga gjithçka dorë do heq
Jam veç një njeri, do marr fund duke vdek’
*Realitet abstrakt që kuptohet vetëm nga shpirti
** Banorë afrikanë
*** Në falenderim