Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një copë nga vetja...

  • Thread starter Thread starter Juno
  • Data e fillimit Data e fillimit
Në një botë ku gjithkush duket se di gjithçka për këdo, ndonjëherë gjen veten të veshur me një mantel të rëndë, të qëndisur me të shkuarën tënde. Ata që s'të njohin, ata që s'të kanë parë kurrë në sytë e tu, janë gjithnjë gati të flasin. Fjalët e tyre nuk janë veç një jehonë e një historie të ndërtuar nga copëza thashethemesh, keqkuptimesh dhe mendimesh të gjymta.
Ata të gjykojnë jo për atë që je sot, por për atë që kanë dëgjuar. Një gabim, një çast dobësie, bëhet flamuri që valëvit para syve të tyre, duke harruar se njeriu është shumë më tepër se gabimet e tij.Por ç'kuptim kanë fjalët e tyre kur ata s'e njohin peshën që ti ke mbajtur? Ç'kuptim ka gjykimi i tyre kur ata s'dinë për netët e tua pa gjumë, për përpjekjet që ke bërë për t’u ngritur, për ta rindërtuar veten nga hiri i së kaluarës? Dhe ti hesht. Hesht sepse e di që e vërteta jote s'ka nevojë për miratimin e tyre. Sepse e kaluara është mësim, jo dënim. Hesht, jo nga frika, por nga fuqia. Nga fuqia për të mos qenë më rob i mendimeve të të tjerëve.Dhe, në fund, janë pikërisht ata që flasin, ata që s'të njohin, që humbin më shumë. Sepse humbin mundësinë për të parë dritën brenda një njeriu që ka guxuar të ndryshojë.
 
Sa e ndjere si gje ..
Ndonjehere duhet te thuash “Vish kepucet e mia dhe ndiq rrugen qe bera une,vetem keshtu do mundet gjykimi” . .

Hugs 🤗
 
  • Përqafime
Reactions: Mia
Sa e ndjere si gje ..
Ndonjehere duhet te thuash “Vish kepucet e mia dhe ndiq rrugen qe bera une,vetem keshtu do mundet gjykimi” . .

Hugs 🤗

Me se e vërtetë, fjalë të arta🤗
 
HIMN VETES

Mos u mposht do të kalojë edhe kjo nuk eshtë hera e parë qe thyhesh i tëri nga brenda e copëzat te shkaperderdhen gjithandej i pafuqishëm të ndalosh botën të mos shkelë mbi ty.
Mos u dorëzo do të kalojë edhe kjo e do ngrihesh si feniks nga hiri yt i lirë nga poshtersite qe te kanë helmuar shpiritin.
Mos u thyej
do të harrohet edhe kjo une
të besoj unë të njoh
ti je i fortë ti je unë.
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back