".. —po ti, si e kupton dashurinë që ndien
për të? pse mendon se je i dashuruar me atë?
—kur jam me të, oh kur jam me të, unë s'jam askund dhe jam gjithkund,
kur ajo më sheh me ata sytë e saj të
shndritshëm, unë nuk mund të shoh dot më asgjë tjetër veç saj, më përpinë
thellë brënda tyre dhe e gjithë bota
ndalet,
kur ajo më prek, ti smund ta imagjinosh ç'drithërima e përshkruajnë trupin tim,
në mendje më vijnë mijëra mendime
në kokë aq sa më duket sikur nga
momenti në moment zemra do t' më
ndal,
kur ajo buzëqesh, nuk e di, por ka një
buzëqeshje që zotttt...sdi si arrijë të
marr frymë nga ajo mrekulli që më rri
mu përballë fytyrës sime,
kur ajo vjen drejt fytyrës sime, me sytë
e saj ngulur drejt syve të mi dhe me
buzët e saj të ndezura zjarr' afrohet
dhe më puth, ohhh kur më puth, aty
nuk kam më jetë,
aty vdes për gjithë botën që më
rrethon dhe nis sërisht të lulëzoj si një
trëndafilë mbi tokën e butë të buzëve
të saj,
aty është fillimi dhe fundi, jeta dhe
vdekja, aty është liria dhe skllavëria,
—domethënë, qënke dashuruar?
—smund të them se jam dashuruar,
është diçka shumë më e madhe, ajo
është materia pa të cilën e gjithë qenia
ime nuk do egzistonte,
—qënke çmendur atëherë!
—nëse për të kuptuar dhe për të ndier
ç'është dashuria duhet të çmendesha,
atëherë do preferoj të jem çmendurisht i çmendur pas saj,
le ta marri vesh e gjithë bota.."
[ Gidion Kros ]
View attachment 124807