Aisha e thotë vetë tre herë në tre hadithe të ndryshme që isha 6 vjeç në fejesë e 9 vjeç në martesë. Kurse njerëzit mundohen sot që 9 të interpretohet 18. Është një dëshirë e tyre por jo fakt. Argumentet me moshë madhorë kanë dalë vitet e fundit. Më parë askush nuk i vinte në dyshim hadithet mbi moshën.
Sahih Bukhari 5.234
Profeti m’u afrua kur isha një vajzë gjashtë vjeçare. Ne shkuam në Medina dhe qëndruam tek shtëpia e Bani-al-Harith bin Khazraj. Pastaj u sëmura dhe më ranë flokët.
Më vonë ( 3 vjet ) flokët m’u rritën përsëri dhe mamaja ime Um Ruman, erdhi tek unë, kur una isha duke luajtur në kolovajse me disa nga shoqet e mia. Ajo më thiri dhe unë shkova tek ajo, pa e ditur se ç’donte nga unë. Ajo më kapi prej dore dhe më bëri të qëndroja tek dera e shtëpisë. Mua më ishte marrë fryma, dhe kur frymëmarrja u normalizua, ajo mori pak ujë dhe përkoi fytyrën dhe kokën me të. Pastaj më futi në shtëpi. Në shtëpi pashë disa gra Ansari që thanë, “Urime, bekimet e Allah-ut dhe mbarësi.” Pastaj ajo më besoi mua me to dhe ato më përgatitën (për martesë). Pa pritur Apostulli Allahut erdhi tek unë në mesditë dhe mamaja ime më dorëzoi tek ai, në atë kohë unë isha nëntë vjeçe.
Burimi anglisht
https://hadithcollection.com/sahihb...bukhari-volume-005-book-058-hadith-number-234