Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditari i "forumit"

A e bëre pemën? ishin këto fjalët e mamit nga telefoni, jo-ma dhe ia nderrova temën me shpejtesi...më pyeti për gjërat e përditshme, se si isha, a isha lodhur, veshur trashë nga i ftohti, te mbaja distancë nga njerezit, maskën, dizefektuesin etj e prapë ndaloi tek pema e vitit te ri.
Nuk kam pasur kohë ma por do e vej, pa merak...
Ajo nuk është se eshte shumë e dhënë pas dekoreve por më njeh kaq mire dhe e kupton se diçka nuk shkon...arrin ta kuptojë dhe zvarritjen dhe anën morale timen në këto detaje ...
Unë, vajza e shpisë që s'lija xham pa zbukuruar, mbushja shtëpinë plot me drita e e me yje...na kishin të gjithë zili ambjentin, kundermonte aromë festash 1 muaj para...
por jo, ky vit ndryshe, çdo dëshirë është shuar si ato yjet që shuhen dhe bien si meteor...
Fraza më e shumëpritur dhe e dashur nga unë ndër vite " Ja na erdhi viti ri" është zbehur, zbehet çdo vit në fakt por këtë herë e ndjej më shumë se çdo herë....

Më kaploi nostalgjia e sytë mu rrotulluan me lot, mu kujtua se si e ' zhveshnim" shtëpinë nga tapetët, mbulesat, perdet dhe prisnim ditët e afërta që ti shtronim,apo divanët të mbushura me petë bakllavaje....
Eh..thashë, kjo eh, më doli plot ngazëllim.

Rrëmbeva xhupin e dola, siç bëj nga herë kur mërzitem, shëtitja nuk i bën keq askujt, po i shmangesha kujtimeve, e në ecje, në çdo vitrinë ka pemë, drita, gjëra zbukuruar , kemi hyrë në muajin e festave, njerëz indiferentë, që nuk vrapojnë të kapin ndonjë kile arrë më lirë,gjel deti, apo pronotime restorantesh, por dyndje nëpër farmaci, radhë të gjata për të bërë një skopi, grafi, skaner...të veshur çju ka kapur dora, asnjë kombinim, ngjyrë në trup apo qofte e fytyrë, të zbehtë , të zbehtë.si vetë dhjetori i këtij viti ..
Më keq që dola, pashë përtej asaj që shoh çdo ditë, ose ky eshte vërtet realiteti ose unë jam.shumë më e thellë në mendime ..

Krrup bëri dera, u ktheva në shtëpi, aty në qoshe eshte bosh, 4×4,dhoma e mobiluar mirë por prapë pema i mungon, por më mungon mua dëshira ta vendos, këtë vit ska atmosferë, as cakërrimë gotash mes nesh si familjarë, as biletë avioni, as bakllava por një gjë të sigurtë ka, ai quhet covid.

05.12.2020

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

??
 
?drit
 
  • Mësoni të shikoni lart.
  • Dhe pse duhet ta bëj atë?
  • Sepse vetëm atëherë do të arrish atje ku ëndërron.
  • Nëse shikoj lart, a do të arrij atje ku ëndërroj?
  • Nëse shikoni lart, gjithmonë do të mbani mend se cili është qëllimi juaj dhe do të bëni gjithçka që duhet të bëni për ta arritur atë.
  • E si do të eci pa u penguar nëse shikoj lart?
  • A doni të më thoni që kur ecni pa ngritur sytë nuk pengoheni?
  • Ngec por jam i kujdesshëm.
  • Si mund të pengohesh nëse je i kujdesshëm?
  • Ndoshta ndonjëherë jam larguar, harroj dhe nuk e shoh mirë atë që kam përpara.
  • Pra, e patë që edhe nëse nuk ngrini sytë lart, ekziston mundësia të pengoheni?
  • Kështu duket. Por ka më shumë të ngjarë të pengohem nëse shikoj lart.
  • E mundur por jo e sigurt.
  • Sidoqoftë, ende e kam të vështirë të kuptoj se çfarë do të fitoj nëse shikoj lart.
  • Për një fillim ju do të fitoni duke ndaluar shikimin poshtë.
  • Dhe pse është ky një fitim?
  • Sepse ai që ka mësuar të shikojë poshtë, e kalon jetën e tij duke humbur gjithçka që ekziston rreth tij dhe mbi të.
  • Asnjëherë nuk kam menduar kështu.
  • Si ta mendoni duke ecur me kokën ulur?
  • Domethënë, nëse eci duke parë lart, a mendoj më mirë?
  • Ju mendoni më qartë sepse i keni të gjitha të dhënat para jush. Dhe është diçka tjetër. Kur ecni me kokën ulur, të tjerët ju kalojnë dhe nuk ju shohin sepse gjithsesi i keni kaluar pa i parë.
  • Kjo është e vërtetë. Më shqetëson të më kapërcejnë.
  • Të shqetëson sepse thellë brenda vetes e di që nuk e meriton. Ju e dini që është natyra njerëzore të ëndërrosh më të mirën, të duash të synosh lart.
  • Po sikur të humbas durimin?
  • Çfarë do të thuash;
  • Nëse mësohem të shikoj lart dhe të fitoj një arrogancë që do të më bëjë të nënvlerësoj të tjerët?
  • Të kërkova të shikosh lart. Asnjëherë nuk të kam thënë të shikosh me sy të tjerët.
  • Një tjetër, një tjetër?
  • Plotësisht.
  • Më shpjego ndryshimin.
  • Të shikosh lart ka të bëjë vetëm me ty dhe jetën tënde. Shikimi nga poshtë për ata që janë përreth jush i përfshin ato.
  • Pra, a është mirë të shikoj lart përderisa nuk i shikoj të tjerët me përçmim?
  • Nëse shikoni lart, nuk keni absolutisht asnjë arsye për të parë poshtë. Njerëzit që ndihen mirë me veten e tyre dhe kanë besim te vetja nuk kanë absolutisht asnjë arsye për të tallur, nënvlerësuar ose zhvlerësuar të tjerët për të pohuar veten e tyre.
  • Do të doja të mësoja të shikoja lart.
  • Mos harroni se duke parë lart, ju shihni diellin që ndriçon gjithçka dhe qiellin që mban gjithçka.

(kushtuar atyre që po eksperimentojnë për të jetuar jetën e tyre ndryshe ... dhe atyre që duan të mësojnë të ngrejnë sytë lart ... por edhe të tjerëve që flirtojnë me diellin dhe qiellin ...)
Edhe atyre që nuk kanë zemër e dëshirë për tu ndjerê bukur, më e pakta që mund të bëjnë ti lënë rehat tjerët?
IMG_20201205_131720.jpg
 
Tok tok erdha.....

Disa dite me pare, me filxhanin e caffes ne dore dhe shikimin e humbur pertej dritares, mendova per nje fjali qe kisha degjuar ate jave. Ky person tha qe ne tashme ishim gati ne dhjetor dhe kete vit ai kishte fluturuar dhe dikush kishte pershtypjen se nuk kishte bere asgje, ishte nje vit i zi, perfundoi ajo.. Pastaj duke pire kafen time, thashe me vete se jo nuk mund te ishte teresisht i zi! Dhe une nuk jam duke folur per mesimet e marra nga momentet me te veshtira qe kemi kaluar ne, dhe kemi shume prej tyre.. Une jam duke folur per momente te verteta te gezimit te paster te jetuar kete vit, qellime te djersitura prej kohesh dhe te arritura me ne fund, por qe rrethanat mbizoteruese kane bere te mos vihen re.
Dhe mendova perseri ne javen e pare te shtatorit kur fillova pune rregullisht pas diplomimit. Dhe gjithashtu rimendova te gjithe rrugen e ndjekur per te arritur atje, ndersa u ktheva sakrificave dhe pese viteve te fundit qe perfunduan me nje moment shume te vogel qe kaloi pa u verejtur ne nje shakulline te gjerave te medha dhe jashte kontrollit. Dhe mendova per te gjithe ata qe kane kaluar nje moment te rendesishem kete vit pa e kuptuar, pa shampanje, ahengje dhe te dashur perreth.
Mendonva per arritjen time. Mendova per kohen dhe energie e shpenzuar per te arritur atje.Mendonva se edhe sikur te mos shkoj sic do te donim, ai moment ishte aty un dhe cdo njeri si un qe e meritoj..
Ne meritojm te perqafojm, te gezojm veten dhe personat per rreth qe gjithsesi krenohen me ne.
Ndaj dhe nuk mund te themi se ishte aq i zi....
 
???????????me knaq duke lexu
 
Ditar im i dashur .!
Erdha te te them mirupafshi .!
Do mungoj ca koh se e shikoj qe kam nevoj per koh, kam nevoj te qendroj larg nga ketu dhe ti rikthehm normalitetit tim jetes time normale .! Te gezohen ato qe nuk me duan dhe te merziten ato qe me duan. Une do vij her pas here me minutazh shume te shkurter thjesht sa per te te mar si je ose si jan njerzit qe une kam perzemer . Ehhh kam disa caste lumturie ketu , kam momente merzitje , jemi zir jemi perqafuar e puthur , kemi ndier plot emocione, kemi ndar njohuri dhe kemi mar. Nuk kam fjal shume se i till jam me shume jam i feprave por ketu vetem fjalet ose me sakt shkronjat jan. Mesova qe nuk duhet tu jepesh shume personave ne virtualitet, gjithsesi kush do te me gjej e di si ke te pysi ose si te me gjej por deri atehere mirupafshim dhe mire u shkrfshim forum e ditari im i dashur.
 
Te drejt ke ska material ? kujdes andej se tirana eshte e eger amanet grat respektoj edhe per mu
 
Pershendetje Ditar

te flas kam pafund por do vdisja duke folur kaq shume qe kam . Ne fakt te trishta por me shume fjale te mira, e kujt i plasi thua ti degjoje, shpesh e them dhe une prandaj dua te hesht.
Por sme rrihet pa thene dy fjale!
I dashur ditar Dita ishte e lodhshme ashu si dhe nata do te jete , jo Fizikisht por Psiqikisht, ah Ditar sa here lexoj lajme ndiej trishtim e dhimbje ca shof ne vendlindjen time, cfare thua te them po cfare mos te them. Po hesht me mire.
Ditar i dashur ne fakt shoket e mi sot ishin ne pune ose neper kafe, une i dashur ditar po mesoja dhe mu desh nga leksioni te dal si Hajdut te varros nje njeri te mire qe e kisha njohur me pare, trishtim ishte ta shifja te vdekur pas kaq vitesh qe se kisha pare por me thane kishte vdekur ne gjume. Eh thash sa mire nuk paska vuajtur. Zoti e prefte ne paqe.
Ah Ditar i dashur sa here them kete kur hec rrugave nje dite do jem dhe une ne rradhe i vetem, ne fakt kam shume, pafund njerez por asnje afer. E trisht eshte i dashur Ditar??
Po po e di por cte them fati kshu ishte ndoshta nje dite do gjej lulen qe aroma e saj te me jape gjelberim ne shpirt dhe ngrohtesi e largim vetmie. I dashur Ditar cdo doja sonte , po dhe neser por dhe pasnese, ne fakt cdo dite qe do jetoj ??
Dua vec mire te ndiej per Prinderit e mi, familjen time qe jane shperndare si gjethet e Lisit ne vjeshte, po i dashur Ditar per cdo njeri te tokes por dhe qenie dua te ndiej vec te mire. Uroj i dashur ditar te me sjellesh vec fjale te mira cdo here.
naten Ditar !
 
Ditar im i dashur .!
Erdha te te them mirupafshi .!
Do mungoj ca koh se e shikoj qe kam nevoj per koh, kam nevoj te qendroj larg nga ketu dhe ti rikthehm normalitetit tim jetes time normale .! Te gezohen ato qe nuk me duan dhe te merziten ato qe me duan. Une do vij her pas here me minutazh shume te shkurter thjesht sa per te te mar si je ose si jan njerzit qe une kam perzemer . Ehhh kam disa caste lumturie ketu , kam momente merzitje , jemi zir jemi perqafuar e puthur , kemi ndier plot emocione, kemi ndar njohuri dhe kemi mar. Nuk kam fjal shume se i till jam me shume jam i feprave por ketu vetem fjalet ose me sakt shkronjat jan. Mesova qe nuk duhet tu jepesh shume personave ne virtualitet, gjithsesi kush do te me gjej e di si ke te pysi ose si te me gjej por deri atehere mirupafshim dhe mire u shkrfshim forum e ditari im i dashur.
Te kam shum xhan mbesa ???
Te jesh mire e te perqafoj fort??
 
Cownt down-i ndalet tek data 24-tër.
Ndihem e plogësht...ndihem e plogësht sepse në tryezën tone 5 vendëshe do jem tek pullë...
Është bërë rutinë prej disa kohësh tashmë..
Eja motër, të mbyllim sytë, të shprehim dëshirat tona të përbashkëta si në vegjëli e të fryejmë qirinjtë...eja e vogla ime, të të rrok , të të shoh sytë e buzëqeshjen më të bukur që mbart shpirti yt...eja motër eja..se kemi lindur në.të njëjtën ditë,kemi ditëlindjen e 26të

Eja e bukura ime, bubuzhele, kam hapur krahet të të perqafoj por nuk të ndjej.
Eja e dashura ime eja se kam shumë gjëra për të të thënë, të kam stivuar gjërat rrëmujaxhija ime e pandreqshme, të nuhas rrobat nga malli, të takoj miqtë e tu, e mora dhe diplomën tënde,
Është botë e egër motër, zoti na dha njerëz të duam dhe gjëra të shfrytzojmë...por njerëzit kanë perfunduar duke dashur gjera e duke shfrytezuar njerez...!!!"

Mos u ngrys e dashur për mua, jam mirë, jetoj për ty, frymoj për ty, ekzistenca jote jeton në mua,...mos u mërzit moter që jam transformuar në një grusht kockash te mbuluara nga mishi i plogesht...ti e di që unë jam e zonja të dhuroj nje ndjenje te kendshme tek te tjeret por tek vetja dhuroj nje asgjë..

Janë disa humbje në jetë, të cilat:
Ti thjesht “mësohesh” me dhimbjen e atyre plagëve...
Eja motër eja, se loti po më prishë beben e syrit, eja të të uroj ditëlindjen e njëzetegjashtë!
 
Pershendetje Ditar

te flas kam pafund por do vdisja duke folur kaq shume qe kam . Ne fakt te trishta por me shume fjale te mira, e kujt i plasi thua ti degjoje, shpesh e them dhe une prandaj dua te hesht.
Por sme rrihet pa thene dy fjale!
I dashur ditar Dita ishte e lodhshme ashu si dhe nata do te jete , jo Fizikisht por Psiqikisht, ah Ditar sa here lexoj lajme ndiej trishtim e dhimbje ca shof ne vendlindjen time, cfare thua te them po cfare mos te them. Po hesht me mire.
Ditar i dashur ne fakt shoket e mi sot ishin ne pune ose neper kafe, une i dashur ditar po mesoja dhe mu desh nga leksioni te dal si Hajdut te varros nje njeri te mire qe e kisha njohur me pare, trishtim ishte ta shifja te vdekur pas kaq vitesh qe se kisha pare por me thane kishte vdekur ne gjume. Eh thash sa mire nuk paska vuajtur. Zoti e prefte ne paqe.
Ah Ditar i dashur sa here them kete kur hec rrugave nje dite do jem dhe une ne rradhe i vetem, ne fakt kam shume, pafund njerez por asnje afer. E trisht eshte i dashur Ditar??
Po po e di por cte them fati kshu ishte ndoshta nje dite do gjej lulen qe aroma e saj te me jape gjelberim ne shpirt dhe ngrohtesi e largim vetmie. I dashur Ditar cdo doja sonte , po dhe neser por dhe pasnese, ne fakt cdo dite qe do jetoj ??
Dua vec mire te ndiej per Prinderit e mi, familjen time qe jane shperndare si gjethet e Lisit ne vjeshte, po i dashur Ditar per cdo njeri te tokes por dhe qenie dua te ndiej vec te mire. Uroj i dashur ditar te me sjellesh vec fjale te mira cdo here.
naten Ditar !

Të gjithë kur lindim e kemi fatin e shkruar, dhe asnjherê nuk e dim ç'farë zoti ka për të na srevisur..??
Dielli rrëzëllitës qê ke nê shpirt i portokalltë ende shkëlqen,thjesht është fshehur përkohësisht prapa reve të mermerta.
Më pëlqejn njerzit me shpirt dhe zemër tê pastêr dhe njê ndër ato je edhe ti?
(Kërkoj ndjes, në fakt nê fillm nuk doja të shkrueja gjë, por e ndjeja ta thoja)
??
Natê të qet tê uroj!??
 
Kisha kohe qe ndjehesha e merzitur!
Ndonjehere ndodh edhe pa arsye.
Keshtu jam ndjere ato ditet e para qe kam hyre ne forum e zihesha me te gjithe, sepse nuk shikoja asgje pertej merzitjes time.
Dhe cdo shaka me dukej e tepruar!
Nuk dua ti shkruaj ato qe ndjej apo mendoj, por ndonjehere te ben mire, se lehtesohesh.
Ka qene nje jave e merzitshme gjer ne palce te shpirtit, por ja qe Zoti mi degjon lutjet dhe me sjell ndonje gezim te papritur, ndoshta dhe arsyeja e merzitjes se fillimit?
 
Erdha ditari im...
Ndoshta sjam shum e fjaleve ditar
Por ti me kupton mua,je i vetmi qe me degjon e nuk merzitesh.
Ikin ditet, javet ,ditar , por malli me shum me merr...
Zgjohem cdo mengjes duke i perqafur me emoji,duke i folur me ze,
Duke ndjer mall per ti perqafu e mos me i leshu...
Shum her qaj me mer malli, sikur te mos mjaftonte u shtua e virusi,duke mos i pasur afer.
Mka mar malli ditar me fol me ata ?me ndjenur der oret e vone.
Sme mjafton telefonatat apo bisedat ne telefon kur si kam afer,
Dikur ishim me mir ishim bashk kish rendesi
Kalonte dita pa u kuptuar sa shpejt mbaronte dita
Iknin oret cdo gje por sot esht shum ndryshe...
Se di ditar, por me ka mar shum malli per ata ?.
E di kam shkruar lemsh,askush sme kupton si ndihem por un buzqesh vec duke ditur se jan bashk?❤...
Ne jemi 3-shja e pandarë sado larg fizikisht por shpirterisht jemi me njera-tjetren..
Ika ditar shihemi serisht?deri ateher qofsh mire.
 
Festa te bukura!
Por, me mungesa!
Cdo vit qe vjen, te sjell mungesa ose prani te ndryshme, e kjo na ben te ndjehemi me te lumtur apo me te trishtuar.
Por, ne kete rast ishte mungesa e vellait.
Hera e pare qe ne ndahemi dhe kjo ishte nje ndjenje malli qe dhemb ne zemer.
Izolimi ishte nje planprishes, se nuk vajta dot ne Shqiperi dhe askund.
Festuam vetem me familjen.
Po behen gati dy muaj qe nuk dalim ,e kjo gje me ka merzitur shume?
Megjithate me urimin se do vijne dit me te bukura dhe gjera kshu te bukura? po e mbyll biseden per sot!
Gezuar dhe me shpirtin plot ?
Dhe kurre mos harroni vlerat tuaja!
Nuk ka gjë me e bukur në bote se t'ia dish vlerat vetes!
Pertej atyre qe nuk e dine çdo te thote?
Sot te kerkosh biseda cilesore nga njerez qe nuk e kuptojne kete arsye, nuk ben gje tjeter vec se krijon debate pa bereqet kur thote dhe gjyshi im i mencur?
Ndaj uroj me zemer kalofshi cdo dite gezueshem dhe me ide e qellime per te arritur aty ku duhet?
76721
 
Ditet ngjyej
ne hirin e nje meteori te shuar
oborrit te zemres time.
ku deshira endet si e perdale
neper horizonte kur perendon dielli botes tjeter.
E neper sy, rendin çudite e mia, ndjenjat qe fut ne gracke shikimi,
dhe endrrat bredharake
realitetin te vjedhin,
duke te endur ne udhe pa krye,
varur ne nje gozhde te ndryshkur te mbajne, ne sikur!
Aq sa nuk ndjen as duart
te shqyesh membranen e kurthit,
te hapesh dyert e zemres, vendosur ta kyçesh se ashtu ndjen se e mbron nga vampiret, e llogari mos ti japesh askujt, se tek e fundit keshtu dua?
e t'i thuash jetes
ja ku jam,
Zgërdhihu sa te duash,
vdekjes me shume i besoj?
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back