Bie dakord me gjithçka që shprehe përveç frazës së fundit kur thua që ca gjëra janë të lindura e të pandryshueshme, kurse unë besoj që ka shpresë për këdo që ka zell të ndryshojë. Po flasim për njerëz normalë jo për të dënuar në burgje. Po edhe sikur të shihnim të burgosurit, meshkujt janë shumë më tepër të prirur drejt dhunës e vrasjeve sesa gratë. Popullsia e dënuar mashkullore është shumëfish nëse e krahason me atë femërore. I pashë shifrat tani, janë 21 meshkuj në burg për 1 femër.
Çfarë do të thotë kjo?
Kjo do te thote vetem qe ne shume fusha gjinite jane te ndryshme, por jo se femrat jane me te mira. Ti more nje shembull te keq, kurse une mund te te sjell shume shembuj te mire ku meshkujt kryesojne ne raport 20 me 1, por nuk po i sjell, per te mos hapur debate gjinore. Natyra (ose zoti) e di pse i ka bere keshtu. Nuk mund te themi se nje gjini eshte me e mire se tjetra, se s'ka kuptim, po mund te themi qe jane te ndryshme dhe plotesojne njera tjetren.
Per ndryshimin... ka vese si cigarja, alkooli, droga etj qe njerezit mund ta dine se jane te demshme, por s'i lene dot, se jane bere te varur prej tyre dhe s'e kane forcen per t'i lene. Kjo eshte ceshtje vullneti dhe eshte e ndryshueshme.
Per karakterin... ka njerez qe jane nevrike per shembull, s'e kontrollojne dot veten. Sado te perpiqen te permbahen, vjen nje moment ku gjaku u hipen ne koke dhe shperthejne. Keshtu jane te lindur ata dhe kjo ane e karakterit nuk me duket e ndryshueshme. Por ata nuk mendojne qe jane gabim. Ata mendojne se kane te drejte dhe reagimet e tyre jane te justifikuara, domethene perpiqen per mire dhe vene drejtesine ne vend. Kjo eshte ceshtje truri.
Per ndergjegjen... edhe ata qe bejne krime, vjedhje etj. nuk mendojne se bejne keq. Ata mendojne qe bota eshte e padrejte dhe vendosin drejtesi me menyren e tyre, i quajne zotesi dhe zgjuarsi keto menyra. Keshtu e kuptojne boten dhe jeten ata dhe kjo eshte ceshtje mendjeje. Mendja dhe inteligjenca jane te lindura, te trasheguara dhe ka shume pak hapesire qe keto te permiresohen dhe ndryshojne gjate jetes, prandaj them qe disa ane te karakterit (kupto mendjes) jane te pandryshueshme.