Une e di, asht shumë e veshtirë, ka momente që je e lodhun dhe e mërzitun aq shumë sa shpesh gjen prehje aty ne nji qoshe, të duket se shpirti aq ishte!
Po tê tërhiqet poshtë e me poshtë si në nji pus tê thellë, dhe ti thua aq ishte!
Kjo ishte!
Megjithate pas disa sekondave ashtu duke pêrqafu veten ne atë qoshe dhe shpiiirtin që ka cek fundin e fundit, ashtu, tê duket se nji çengel u fut atje në fund duke rrëmuar dhe fillon të ngjise shpirtin siper, ai boshllek te kthehet në dhimbje..
Bashk me kohen kam ndryshuar dhe unë, jeta dhe rruga apo njerzit që jan me ne , ndoshta për nji kohë të shkurt, e ndoshta përgjithmonë.
Ama ato kan marr diçka nga ne, dhe kan lan diçka nga vetja.
Sigurisht që jan paksu shoqnia!
Por ato që kanë mbet rrijnë akoma me mua në heshtje, aty pa fol.
Mê kuptojnê.
Më duan ashtu siç jam pak budallaqe, pak qaramane, e shumë kokfort, poor nëse rrugët e jetës të takojn me mua..
E unë të largoj, të flas ashpër, e mund të duket plot "mllef". Qendro aty dhe nëse të kërkoj të ikësh, sepse nuk të flas unë poor shpirti që asht si ato thërrimat që zgjot hanë.
Ama kam kuptuar që num ke asnji mik/e shpirti.
Se ti i m'vesh vetes nji buzëqeshje dhe vazhdon para, as miku/ikja që e shikon si pjes e shpirtit dhe sikur e njihni mirë njëri - tjetrin, nuk e kupton ..
E vazhdojn me ose pa ty.
Gjithmon e kam than, se këtu në virtualitet e duke qen se jemi anonim.
Jemi realët, jemi ne dhe vetja jon, të zhveshun nga maskat që i vëm përtej ktyne mureve.
E pikrisht po e shkruaj ktu, një pjes tê shpirtit tem, nji pjesë nga vetja.
Se nuk e shkruaj e nuk e them dot me za të lartë..
Njerzve u dukem e lumtur, dhe që jam njeri i fortë, me dëshir e vullnet me ec para...
Më shohin si njeri që jam e pavarun, që punoj vet, dhe thonë sa mirê i ke gjant, lum si ti!!
Edhe jam vērtet.
Jam njeri i fortë, poor krahët e shpirtit i kam të thyer..
Doja ta ndaja nji pjes nga vetja, ndoshta në ndonjë rresht gjeni veten, ose në asnjë rresht....
Ndoshta pas shum vitesh, do e kem akoma ktë pjesë të shpirtit tim këtu...
Të hedhura sa në nji cep tek nji tjetër, poor ti bashkosh bashkê del nji libër shpirti..
Jeta më ka msu se kur vlereson diken ma shum se ç' duhet ke humb vetveten!
E unë jo vetm e kam humb, poor shumë her kam pas raste depresive, shummmmmë herë..
Aq sa në shum raste kam mendu dhe vdekjen, vetm kisha frikë shumë frikê dhimbjet që ti shkakton..
Sepse ka pas raste që vetm kur më mirrte gjumi gjesha pak qetësi..
E kishte e ka raste që përjetoj makthe!
Por jam shumm e fort e do ja dal, do përmbush synimet e mija!
E do jem krenaria familjes, dhe krenare për veten time!
Para dy viteve, pikrisht kur filloj viti tretë i universitetit.
Kur nji mik i jemi , në chat, se forumin nga aty e kam njour ?..
Kur i thash që do jet dita e fundit që do hy, dhe mê pyeti.
Vërtet dita fundit sot, jo se do hysh për mua dhe qeshi..
Unë i thash, jo nuk do hy se kam me ba shumë gjana, dhe nëse rri ktu num do baj asigja..
E pikrisht kjo frazë vjen dhe sonte, dhe pse me mungesë të mikut tim..
Ama e kam shummë xhan, kudo që rrugët e jetës ta çojnë, asht njerju që ka vend shumë veçant tek unë?...
Jeni falenderues ndaj të madhit Zot!
Jeni unik kshu siç jenj dhe ne formen me perfekte!
???