Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Bota e Melo-s

-Kam mësuar se..
?Nuk duhet ta masim veten në dashuri, por as ta humbasim veten naivitet
?Folja "lexoj" ashtu si folja "dua"nuk e durojnê dot mënyren urdhëore
"BORGES"
 
Temë e bukur por do doja të lexoja botën tëndë shpirtërore e jo ku e gje veten
Tpërshëndes?
 
Temë e bukur por do doja të lexoja botën tëndë shpirtërore e jo ku e gje veten
Tpërshëndes?
Të faleminderit ?????
E vlersoj shumë mendimin tënd sinqerisht ???
Bota ime shpirtërore ngjan me luftën e 3-të botërore. ???

Por po mundohem të gjej edhe unë, botën time shpirtëore??

Kjo asht diçka që e kam shkruar unë..
Mos qesh amaaa ???(shkruaj por jo shumë dhe jo shpesh..

Do të shikoj ndryshe, si njê të huaj që nuk tê njoh, e di shumë ndryshe do të shikoj, ohh çfarë po them dhe unê, vallë çfarê po më thot mendja..
Po e di shpesh mendjen e urdhëron zemra .
Pyes veten vallê çfarê vendi kam tek ti unë dhe pse je kaq i rêndësishem pêr mua?!

Ahh do të thoja qê do të shikojn ndryshe syt e mi, por ndryshe nuk të shikon shpirti...
Tē shkruaj gjdo ditë qê të kujtohem për ty,që të rindërtoj me fjalë, e di po të jap jet me këto shkrime tê shkurtëra, më sakt do.i çuaja letra..
Ndjehem e brongosur, e di diçka do doja qê nê fund të ditës të tregoja brëndêsin time, tê përshkrueja gjdo ndjesi që ti më afroje,, do doja ti mbyllja sytë dhe të kërkoja qê të ndjeja atë që ishte brênda meje..pran teje largohem nga vetja. I trembem atij largimit tend..
Do doja tê ishim tê mundur e di këtê dhe dêshira më e madhe ishte qê ti të ishe real për mua, por mbete vetm njê ndjenj sublime dashuri që vesh shpirtin me vello ireale.
 
Gjdo ardhje ka dhe ikjen, nëse shkojmë diku dikujt i sjellim gëzim,hidheriminn e ka ndjer vendi dhe personi nga nga ku ikëm.

Të ardhurit gjithmonë ikin.
Përndryshe nuk do të kishin nevoj të vinin

Gert Hamiti.
??
-Vuejtja gjithnonë kalon, kujtimet kurr.

Dostojeviski
??

-Më pëlqen të shikoj njerêz të lumtur dhe të sukeshem, jeta është një udhëtim, jo njê konkorencë

Huazuar
??

Është goxha e dhimbshme nëse keni kujtesë të fortë, dhe kujtime të hidhura
.Huazuar

??
 
E çuditshme! Të gjithë vdesim! Por në shoqërinë tonë, vdes çdo ditë nga pak se je femër! Të drejtat e tua shtypen që në fëmijëri. Shoqëri maskiliste!
"Huazuar"
??

Gjdo njeri që takoj është nê diçka me lartë se unê. Kështu, mësoj prej tij. Ralph Emerson

??


Jeta ështê e gjatë dhe e bukur! Përqafoje dhimbjen dhe bëje fuqi për t'u ngritur lart, më fuqishem. Ti s'ke nevojë për një dorë mashkulli tê tê ngrej, sepse je e fuqishme ta njohësh dhe pranosh humbjen

??
"Thjeshtësia është një ndër gjërat më të vështira për tu kopjuar"
-Monica Belluci
??
 
Klasi qenderon në gjëra të vogla.
Bleta dhe miza fluturojnê te dyja,dallimin e bën vendi ku qendrojnê.
Cituar
??
 
Tak-tak?
Hey bota e Melos...?‍♀️

Po i lë një busull, shkrim, ndjesi ose këshillë...


Mbylla sytë me duar dhe ja plasa me ngashërim , i mbylla për mos e pa si po ikte prej meje...
Shpirti po ulërinte më fort se zëri im
" mos shko" por këmbët nuk ecnin...
Dikush më kish kapur fort saqë nuk lëvizja dot vendit.
Ish krenaria..
Ajo më pengoi të vrapoja..ta bindja..ta ktheja...u bëmë mike të pandashme unë dhe ajo...
E njihja veten për të fortë, madje për më të fortën, por jo..përballë mikes time të këtyre kohëve nuk isha asgjë..
Unë humba shumë, shumë aq shumë persona saqë ajo duartrokiste nga triumfet e saj e unë vuaja..
Futesha në cepa, aktroja dhe kur bëhesha gati të vrapoja pas atyre që po i humbisja më dilte përpara duke më përkëdhelur egon...
i bindesha, nuk jam natyrë që nënshtrohem apo urdhërohem por për dreq krenarisë nuk i thoja dot JO.
isha përballë egos-krenarisë ...
Humba shpirtin e mbi të gjitha buzëqeshjen..
Nuk ma vrau ikja e personit por krenaria ime e tepruar.
Në djall!

Rrelse..
 
Editimi i fundit:
Ajo donte diçka më të baraspeshuar, por që ishte në gjëndje të tregonte mungesen e baraspeshës që i sillte mungesa e tij. Donte diçka që tê lidhte mungesen fizike me
mungesen e plotë. Pa fjalê tê bukra, pa metafora të tepêrta, pa rênê në tundimin e klisheve qê gjênden në tê gjithê librat . Duhej tê ishte e veçantê. Dhe e provoj përsëri.

"Je mênyra mê e mirê për tê jetuar. Mund të them se të dua për atë që je. Por do të të gënjeja. Tê dua për atê që jam unë me ty .Të dua për atê që jam. Sepse, me ty, ndjehem njeriu qê dua të jem. Je mênyra më e mirê qê kam për të jetuar.
Të dua pa egoizêm. Kêshtu. Të dua për egoizëm. Shpresoj të mê duash edhe ti për të njëjtën arsye"

"Premtoj të gaboj"
"Pedro Chagas Freitas"
??
 
E dashur vetja ime , di që tani gjithçka është e vështirë, por ta premtoj kurr nuk do të le vetm.
Të premtoj se gjithçka do bëhet mirë ???
??
 
Mos u kënaqni me pika uji, kur mund të keni oqeanin.
??
Dhemb aq shumë, kur tek një person që ti vlersoje aq shumë, ti nuk paske asnjë pik vlere..

??

Çfarê ironie..
Ka njerëz shëndosh e mirê por që duan të vdesin, ndërsa nga ana tjetër ka njerëz të sëmur që nuk e kanë mundësin dhe e shikojn jetën e tyre duke j'u ardhur fundi..
Vlersojeni gjdo sekond të jetës tuaj, vlersojeni gjdo akt mirêsie qê vjen kundrejt jush, jeni alturist dhe jepini dashuri, jeni mirënjohes ndaj gjdo njejru, qê ju dhuron shpirtin pa u menduar, bêhu ti arsyeja që dikush buzëqesh dhe ndihet i/e vlersuar.
??
 
E keni vën re sa të mirê bëhen politikanët nê kohê fushate?!!! ????
Aq të mirë sa të ngjiten si një rrolle
Pastaj sa mbaron fushata futesh nê burg pêr gjên mê të vogël ??
 
Dashuria dashuron, dashurinê që di të dashuroj dashurishtë.❤❤❤
Dashurin dashuroj dashurishtë ??
??

Lumturia është më shumë se një ndjenê, është aurê drite që burun dhe rrezaton brënda nesh.
??

Egoja do gjë tjetêr, shpirti merr gjë tjetër.
??

Sepse emocionet më të forta i ndjejmë nuk i fotografojmë, e lumturinë e vërtet nuk e publikojmê kurrë.
Sepse me të vërtet kur jemi të lumtur nuk jemi online..
??
Të huazura
 
Nuk duhet të jesh diell për ato që nuk e vlersojnë dritën tënde
??
Përpiquni që të jeni një vlerë dhe jo sukses.
??

Kur tê hulumtosh mangêsit e të tjervë përdor pasqyrë dhe jo dylbi.
??
Ka njerëz qê qeshen, qeshen mes lotësh, luajnë me dhimbjen dhe dhimbshem buzëqeshin..
??
 
- Çfarë jam unë? - pyeti kripa sheqerin pasi askush nuk i kishte thënë kurrë se çfarë ishte më përpara.
" Je kripë", u përgjigj sheqeri.
- Siç je ti ?
- Jo jo, unë jam sheqer.
- Si mund të jesh ndryshe nga unë? Nuk e sheh që jemi njëlloj - u përgjigj kripa.
- Dukemi njësoj por jemi ndryshe.
- Nuk të besoj, jam e sigurt që edhe unë jam sheqer.

Ditë më pas, dikush hodhi gabimisht një lugë me kripë në një filxhan kafeje (në vend të sheqerit).

- Sheqer... ?
- Po, më thuaj?
- Duhet të të kërkoj falje, kishe të drejtë.
- E kuptove që je ndryshe nga unë?
- Po, e kuptova, pashë që nëse ata hedhin një lugë me kripë në kafe, ata e bëjnë gabimisht këtë, jo se e duan pasi në fakt ty të duan në kafe, jo mua. Nuk kam marrëdhënie të mirë me kafenë, njerëzit rrudhin fytyrën kur kuptojnë gabimin në ngatërresën kripë - sheqer.
- Mos u shqetëso, ndonjëherë vërtetë që duhet një "incident gjatë udhëtimit" për të kuptuar se kush jemi në të vërtetë, për të kuptuar vendin e duhur ku në fakt duhet të jemi.
- Dhe mendon se edhe unë e kam një vend të duhur?
- Sigurisht që po, të gjithë e kemi një të tillë.
- Po nëse jemi ndryshe përbrenda dhe nëse i përkasim tjetër vendi, pse atëherë në paraqitje jemi njësoj?
- Që të na kujtojë faktin se paraqitja të gënjen. Gjithsesi, nuk duhet të mërzitesh: në të tilla situata arrin të kuptosh që ndonjëherë të duhet "të humbasësh pak" para se ta gjesh veten e të kuptosh se kush je.
??
Natën e mirê!??
 
Jo te gjithe do te na kuptojne.
Jo te gjithe do na vleresojne .
Ndonjehere çiltersia juaj i tremb njerezit ,
sepse i sfidon ata , ne te qenit te vertete e te ndershem me veten e tyre ...dhe jo çdokush eshte i afte ta beje kete ...Mos u ndjeni ne faj nese te tjeret nuk ju pranojne keshtu siç jeni...Disa njerez e kane me te thjeshte te luftojne, grinden dhe te shkaktojne probleme , para se te shohin veten ne pasqyre fillimisht dhe te perballen e pranojne difektet e gabimet e tyre...
Disa njerez na japin mesime...veç kaq ama...
disa te tjere na tregojne se meritojme me shume...disa , me sjelljen e tyre , na hapin syte e japin shembull qe te mos behemi kurre si ata...
Mos e merrni personale .Thjesht ...hidhini pas kraheve...dhe perqendrohuni ne qetesine tuaj shpirterore
"Huazuar"
 
Ja çfarë më tërbon më shumë;
Injorantët që nuk e kuptojnë injorancën e tyre.

G. B. Shaw
??


Jemi bërë nga nje brume qe quhet dëshira per tê jetuar.E shohim jetën siq e sheh fêmija lodren.
Duam ta dim se çfarë bën, sa vlen, çfarë zbavitje mund të na ofrojë.Dhe zbavitemi.
Ndonjherë, sigurisht, me lodren edhe mund te vritemi.Prishet një rrotê dhe duhet zëvendësuar,këputet kêmbe kuklles dhe duhet çuar tek spitali u kukllave. Atëherê po, do të bëhemi të rrituar me të përgjeshem për botën. Do t'i pranojmë të metat dhe do të kërkojmē mënyren se si t'i ndreqim.
Duhemi si fëmijë të çmendur në lojë dhe shpëtojmë njeri-tjetrin si superheronj të rritur.
"Premtoj të gaboj"
??
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back