Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Bota e Melo-s

Njëri e shau tjetrin dhe s’la gjë të ligë pa i thënë
Tjetri qëndroi në heshtje sikur Hyjnorja gjuhë të mos i kish’dhënë
Heshtja acaroi sharësin dhe të sharit i tha me zemërim:
Aman, përse nuk më shan, apo e meriton këtë përçmim?
I shari e pa qetësisht dhe buzëqeshja në fytyrë iu ngjall
“E ku t’i gjej të sharat, – i tha – “më thuaj ti, ku t’i marr?
S’mund ta nxjerrësh nga goja atë që s’e ka zemra
Nga fruti s’merr lëng tjetër veç atij që ka brenda. ~ Fatmir Muja

??
 
Jeto si një lule që Diellit i shpaloset gjithmonë,
Lulëzon për veten, por të tjerët s'i le pa aromë. ~ Fatmir Muja

??
 
"Vetëm mungesa dëshmon sa vlen prania. Kur njeriu mbetet vetëm, në mendimet e tij mbetet edhe me atë që do, sepse vetminë nuk mund ta përmbush diçka a dikush tjetër veç qenies a gjësë me të cilën është lidhur zemra. Veprimet janë pasojë e zemrës ashtu siç janë pasojë e rrënjës gjethet e pemës. Mendimet nuk lëvizin zemrën, zemra lëviz mendimet. Një libër është një varrezë, fjalët e tij janë kufoma dhe titulli i tij është vetëm një epitaf, nëse nuk shkruhet me Zemrën e Gjallë të shkruesit dhe nuk lexohet po me të njëjtën zemër nga lexuesi i tij. Filosofia ka kuptimin e dashurisë ndaj dijes dhe urtisë, ndërsa sophia etimologjikisht domethënë shije. Biologjikisht, kur gjuha nuk ndien shijet, shijuesi është “pa qejf” (dhe sado të hajë), pushon të jetë shijues për sa kohë të jetë në atë gjendje. Përtej biologjikes, ç’dije është ajo që është shijuar
?❤?
 
Mbi nje shtyllë në rrugë, lexova një njoftim:
“Kam humbur €20, prandaj kush i gjen, lutet të m’i kthejë se nuk kam bukë për të ngrënë.
Rruga S.T., Pallati 34, Apartamenti 12."

Vendosa të shtirem sikur i kam gjetur unë dhe vajta në adresën e shënuar. Derën e hapi një zonjë e moshuar dhe e sëmurë. I thashë që kisha gjetur shumën që i kishte humbur dhe i zgjata dorën me €20. Asaj i rrodhën lotët dhe tha:
“Ti je personi i dymbëdhjetë që e bën këtë.”
Pasi ia lashë shumën në dorë, u nisa për tek ashensori. Ajo më thirri dhe më tha:
"Të lutem, grise atë njoftim në shtyllë. Unë nuk e di as se kush e ka shkruar. Solidariteti juaj më ka mbushur plot shpresë dhe më ka bërë ta shoh jetën me optimizëm.”

Jepuni shpresë njerëzve!
??
 
Premtoj të jem njeri i palogjikshëm,të them fjalên e gabuar,gjithë tekstin e gabuar, të veproj pa u munduar,premtoj të kuptoj, premtoj të besoj, premtoj të dua,premtoj të luftoj, të marr mësime e të jap mësime.Të gjitha këto për të thên se premtoj të gaboj.
"Po gabova përsëri betohem që do të dua përgjithmonê"
❤❤??20210407_181214.jpg20210407_181314.jpg
 
Last edited by a moderator:
Harro kush të harroi
Dhe duaj kë të duash
Jeta ěshtě një lojë
Zgjidh me kë do luash!

Krijo ekipin těnd
Ose lër të t' zgjedhin
Por të kesh ndërmend
"Sa hapin e hedhin "...

Něse do gjithmonë
Me ngulm të fitosh
Për të qenë kampion
Duhet të luftosh...

Nëse do qetësi
Të shohësh punën tënde
Nuk do strategji
Madje as shumë měndje ...

Zër një vend në turmë
Në lojën qě vazhdon
Mos bëj fare zhurmě
Askush nuk tě shikon!

Mua mos më pyet
Pěr rrugěn më të mirë
Njeriu ěshtě njeri
Dëshira ĕshtě dëshirë!

"Bledi Ylli "
??
 
Secili nga ne, në fund të fundit, sado i fortë të jetê vdes nga dashuria ose mê mirê nga mungesa e dashurisê.
??

Mësimi i parê nê urtësi, është të mos lëndosh askënd.
Mësimi i fundit, mos të lëndoj askush!
??

Në fund të ditës kur dritat shuhen, vetm vetja jote êshtë me ty.
❤❤❤??

Nêse tê mungojnë personat e shpirtit, kontrollo zemrên tênde, aty do i kesh gjithmonë.
?❤?
 
Trishtimi, vetm mua mê përket për inat të tij,unê do bëhem mê e bukur.
Tedor keko
??
 
Si do të ndiheshit, nëse dikush që pretendon se ju do, ju injoron gjatë ditês,ju harron natën dhe ju shamang në mëngjes,megjithatë ju kujton vetm kur ka nevojë?!
?????
Natë të qetë ju uroj!
 
⛺?93a8ce5de0dbb39aee53943420b48bf6.jpg828335e1f6ca8cb58971e127bb0e5850.jpgdownload-1-7.jpg164638.jpgaferditaaa.png
 
Last edited by a moderator:
⛺???FB_IMG_1617651200715.jpgFB_IMG_1617816701544.jpgFB_IMG_1617824218306.jpgFB_IMG_1617733253833.jpg
 
Last edited by a moderator:
Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.

-Migjeni ,pjesë nga 'Mjerimi'FB_IMG_1617824968042.jpg
 
Last edited by a moderator:
Ska asgjë mê të bukur se një zemër e pastër dhe të kesh vlera të rralla.Të bëjnë një person fisnik e tê gjithê me kênaqsi dëshirojne të të ken mike apo mike, pooor ju kërkoj njëmijher ndjes, se ju kam bezdisur ndoshta shumë, por se kisha kurr qëllim as tê bêhesha e bezdishme.

Nuk mê interson asnji, pêrvçse mos me prek dikên me fjalê , pra nk do kisha dasht qe me ken shkaktare që dikush me u ndje keq, besoj jena në një mosh qê , dim shumê mirê ti ndajm gjanat..
Unê uroj të jeni mirê. Primare asht shneti, jetojmë ne kohê të vështira.
Unê nuk di me u shtir, nuk i baj gjanat sa pêr sy e faqe. Kur ju kam uru dhe ju kam uru me zemren plot..
Nê baze të sjelljes qê kena ba(ket rast i bie nga ajo qê kena shkru , secili prej nesh kena vepru...
Flasim apo nuk flasim,hy apo nuk hy , respekti dhe vlersimi gjithmone do jene për ato që kam vlersu pak ma teper dhe i kam falenderu, gjithmonë..
Inaçort, ironit, shakt me qëllim ulje të tjetrit pa dit dhe pa e njoft qê shumê i bajnë unê i urrej, njerzit qê gjuajn gurin dhe fshehin doren i urrej, kam neveri nga persona tê tillê, ato që maniplojnë situaten kur duan e siq duan i urrej
??
Klm në vazhdim bot virtuale..
?⛺?❤
 
“Ne kemi dy jetë. Njëra është e hapur, në sytë e të gjithëve, e njohur nga të gjithë ata që duan ta njohin, plot me të vërteta dhe gënjeshtra, fiks si jetët e të njëjtëve me ne. Pastaj është ajo jeta tjetër, sekrete, larg syve të kureshtarëve. Dhe në rrethana paksa të pazakonta dhe mbase rastësore, gjithçka me vlerë, gjithçka për të cilën dikush është vërtet i sinqertë, i fshihet pjesës më të madhe të njerëzve.”

Anton Çehov
 
Do të doja që zemra dhe shpirti , të ishin shumê më tê ftohet, dhe jo kaq tê mshirushem ???☺
 
Shpesh na ndodh, tê ndiemi tê humbur, ose tê humbasim në botên tonê, ëndrrimtare, në botên e zymtësis, ose aty ku dhimbja prek shpirtin, të bênë të ndihesh vetm, frikacake, e pambrojtur.
Njê ditë duket sikur kalon, diten tjetër ndihesh e njêjtê, se di ndihet njê boshllek nê shpirt, dhee kjo ështê e trishtê, boshlleku shpirtëror..
Shumë e çuditshme, kur nuk ke asnjê.lloj ndjesie, ku nuk tê bên përshypje asnjê dhe asgjë.
Më vërtet do doja ta nxirja nga shpirti ktê boshllek, dhimbje, frikë, nuk di si ta çuaj, poor vërtet të mbyt, nuk të lë të jetosh, e qetë, dhe me lumturi në shpirt, ajo qetësi shpirtërore që mungon, ashtu të dhemb dhimbja dhimbshem, por dhimbje shpirtërore, ndoshta këto na rrisin shpirtërisht, na bëjn mê të rezërvuar, më tê eger, mê mosbesues, por amama ja dal siq ja kam dal gjithmonê, e di qê do ja dal, ashtu dhe pse e vetme pa dashur e mundur tê shpreh dhe ta them çf ndjej dhe si jam, askujt përveçse në forum...
Ndoshta kjo êshtê arrtisja ime e vetme, arrtisja mes shkronjave, aty ku nuk ka realitet aty ku unê zhvesh shpirtin nga dhimbja, apo nga mërzit e tjera, aty ku harroj tê largohem, sepse nuk dua të rri vetm se kam frikê se do mërzitem dhe gjej pak hapsir këtu tê harroj atê qê tê dhemb...
??
 
Njerëzit e drejtê janë mê të keqkuptarit!
Konsiderohen si grindavec e kokëkfortë, sepse asnjherë padrejtësi dhe servilzëm nuk e durojnë.
Në realitet ato janê shumê të butë dhe kanë një shpirt të butë dhe fisnik!
??

Vdiq një bimë, sepse i dhash shumë ujë.
Kuptova qê të japësh shumë, edhe pse e bênë për mirê, nuk ështê gjithmonê e drejtê!
??

Para se të shikosh të metat e tjerva, shikoj të metat e tua, ndoshta tê metat e tua janë më të mëdha se të tjerve.
??
Diamanti ngel diamant edhe nêse bie nê baltë.
Pluhri mbetet pluhur edhe sikur të ngjitet në qiell..
??
 
A e ke një person qe kujdeset perhere per ty?
Të jep motiv, te përkrah, të shtyn tê bësh atë që zemra jote do,
dikê qê nuk e ka problem si êshtë vet por pêrqendrohet nê mirêqenien tênde,
Dikê qe nuk pret asgjë në këmbim tê asaj që bên pêr ty?!!

Kêta njerêz janê të rrallê por ama janë; ekzistojnë..❤❤❤❤
E nëse nê jetê e ke dikê të tillë, çfarë mund tê duash me tepêr se kaq?!!!☺
Ruajini kêto marrëdhenie, qofshin miqêsi, lidhje gjaku apo dashuri..
Janë tê rralla por tê mbushin plot me jetë, ti ngrohin ditët e tua, plot dill, mirësi dhe gëzimee, janë njerêzit e shpirtit tënd qê po i humbe do humbasësh një thesar, e bashkê me to do humbasësh dhe veten ☺..
??
 
Vetëm të dashuruarit jetojnë...
Të tjerët?
Mundohen të jenë..të duken..të humbin..të mbajnë..të hedhin...
Po ehe..thjesht egzistojnë...
 
☆Doja te ndjeja ...prane
...por syt e tu te errta...shikoja zbrazeti....
Doja ta falja kohen....por ti mle ne vetmi....
Te ndjeva thell ne shpirt sikur asnje njeri...
Ta fala veten me shum brishtes....
E cfr doje me shum tme shkatrroje si njeri ....
Me ndjenjen e quajtur Dashuri *
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back