Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkrime të ndryshme

ALekSa

I think my guardian angel drinks
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 15, 2017
Mesazhe
9,672
Pëlqime
13,031
Muret e shpirtit...

Muret me te veshtira per tu prishur jane ato qe ndertojme brenda vetes...
Mendime te gabuara..besime te shtremberuara..mendime te keqia..dyshime te bezdisshme..barriera te padukshme te veshtira per ti depertuar pengesat, te cilat burgosin shpirtin dhe e pengojne te frymezoje jeten.
Jane mure qe i kemi ngritur vete per tu mbrojtur nga stuhite emocionale, nga frika e vuajtjes, por me kalimin e kohes jane bere burgje per mendimet tona dhe e kane kushtezuar egzistencen tone duke na bere skllever te paragjykimeve.
Po ne jemi gjithmone ne kohe per te shkuar pertej ketyre pengesave, para se te behen shume te larta.
Nese do te shohim pertej te çarave te shpirtit, kuptojme se pertej murit egziston nje bote e tere per tu zbuluar.
Permes kesaj te çare duhet te perpiqemi ta leme kete labirint paragjykimesh, duke u hapur me deshiren per te ndryshuar dhe per te perqafuar horizonte te reja, per ta pare boten me nje sy te ri.
Vetem atehere ky mur do te behet nje dere e hapur per boten...
 
Optimizem dhe Pesimizem

Shume njerez thone:" Nese deshiron te jetosh gjate, te jesh i shendetshem dhe te jesh i lumtur me jeten tende mundohu, te krijosh nje mendim pozitiv (optimst) per jeten”.

Cdo te thote te jesh optimist? Dy njerez te cilet jane ne nje vend te njejte,por qe njeri sheh balten dhe tjetri yjet. Optimisti do te shikoj lart dhe do te pershkruaj bukurine e yjeve perderisa pesimisti do te shikoj ndytesirat, lluce dhe guret ku ai ecen. Me fjale te tjera, njeriu ka mundesi te zgjedh ne jete, dhe jo te pranoj…keshtu ju mund te shikoni ose lart ose poshte.
Optimisti eshte i prirur te prźt rezultate pozitive nga aktivitet qe ai ben.Ne te kunderten pesimisti gjithmone ka bindjen se do te ndodh me e keqja dhe gjithcka qe ato bejne do te jete e kote, ata gjithmone besojne se kjo ndodh ngase ato nuk jane te zotet e vetes, ata fajsojne veten..
Optimistet nuk thone kurre: “ Gjerat asnjehere nuk me shkojne mire”,ato thjesht levizin drejt nje zgjidhje me te mire. Njeriu qe ka nje shikim optimist per jeten ai shikon mundesite ne permiresim te situates, ne vend se te shoh vetem probleme.

Njeriu jo kurre nuk duhet te dorezohet para vogelsirave te pavlera…pasi jeta eshte e shpejte dhe ajo gjithmone ecen..ajo nuk kthen koken pas.
 
Tema u rihap

“Është vështirë të bëni gjëra të mëdha, por të komandoni gjëra të mëdha, është akoma më e vështirë”. – Fridrih Niçe
 
"Duhet pak për të na ngushëlluar, sepse duhet pak për të na munduar.
Miqtë e mi, mbani parasysh këtë: nuk ka barishte të këqija dhe as burra të këqij.
Ka vetëm kultivues të këqij"
IMG_20221104_200940.jpg
Victor Hugo
 
  • Si je?
  • Shërohem shpejt, siç më këshillove.


| Erri de Luca |
 
Dua t'ju them se zbrazëtia është bosh. Se asnjë burrë dhe asnjë grua nuk mund të mbushë vrimat në jetën tuaj.
Ajo dashuri nuk ekziston për të arnuar shpirtrat e paqepur dhe për sa kohë që ju kërkoni dikë që të rregullojë skicat e jetës suaj, nuk do të grumbulloni asgjë tjetër veçse dashuri prej pëlhure të çendisur.
IMG_20221012_115201.jpg
(Serena Santorelli)
 
Në veten tonë do të ketë gjithmonë diçka që e ndiejmë e nuk e kuptojmë.
 
"Gjithçka që hyn në zemër është një mysafir i botës së padukshme: trajtoje mirë"
IMG_20221015_213342.jpg
Rumi
 
Ne fillim pikturoni nje kafaz
Me nje dere te hapur
Me pas pikturoni
Dicka te lezetshme
Dicka te thjeshte
Dicka te bukur
Dicka te dobishme
Per nje zog
Me pas vendoseni telajon brenda nje peme
Ne nje kopesht
Apo ne nje pyll
Fshihe pas pemes
Pa thene asgje
Pa levizur asnje centimeter
Ndonjehere zogu vjen shpejt
Por atij mund t’i duhen gjithashtu shume vite
Perpara se te vendose
Mos u shkurajo
Prit
Prit me vite nese te duhet
Shpejtesia apo ngathtesia
E ardhjes se zogut
Nuk ka asnje efekt
Mbi rezultatin e piktures
Kur te vije zogu
Nese vjen
Mbaj heshtjen me te thelle
Prit qe zogu te hyje ne kafaz
Dhe kur ai te jete brenda
Mbylle me butesi deren me brushe boje
Me pas
Fshiji te gjitha hekurat nje nga nje
Nderkohe qe kujdesesh
Te mos prekesh asnje nga pendet e zogut
Me pas bej portretin e pemes
Duke zgjedhur degen me te bukur
Per zogun
Pikturo gjelberimin
Dhe freskine e eres po ashtu
Sperkatjen e diellit
Dhe zhurmen e kafsheve ne bar
Ne nxehtesine e veres
Dhe me pas prit qe zogu te vendose te kendoje
Nese zogu nuk kendon
Eshte shenje e keqe
Eshte shenje qe pitkura jote eshte e keqe
Por nese ai kendon
Eshte shenje e mire
Eshte shenja
Se ti mund ta firmosesh pikturen
Me pas me shume kujdes shkul
Nje nga pendet e zogut
Dhe shkruaj emrin tend
Ne cepin e telajos

Si te besh nje portret zogu

Jacques Prévert
 
  • Përqafime
Reactions: ...
U be kohe qe nuk flas me zemren.
Ajo flet vetem per ty!
 
Ndjeje sikur te jet nota me e bukur e nje melodie .
Duaje sikur te ishte nje dashuri e ndaluar .
Deshiroje , sikur te ishte gjeja me , e bukur .
Kujdesu per te sikur te ishte jeta jote .
Dashuroje si nje e marre , me shpirt , me pasion , afroje afer vetes gjithmone , ndjej aromen , dhuroj frymen tende , dhe mós ndalo kurre ti pershperisesh , “ Ti je gjithcka qe dua “ .. Gjithe bota ime ! ?❤️
 
Sa shpejt behet shi,
Porsi jeta kur te vjen nga se pret,
Dhe nuk ke mundesi te zgjedhesh.
Por, ulur kembekryq me kujtimet po rri,
Duke degjuar buzet e shiut
Kur puthin token e etur.

Perqafova nje liber me syte e mi
Dhe mendova duke e ndjere,
Ku te shkojme,
Kur nuk kemi perqafimin qe duam;
 
Je “asgjëja” ime.❤️
Sepse kur njerëzit më ndeshin
me shikimin e përhumbur
dhe më pyesin:
“Për çfarë je duke menduar?”
unë ju them; asgjë.

P . Neruda
 
Vendimi më i guximshëm që merr çdo ditë është të jesh në humor të mirë.
(Volteri)

efbe20cd69dc6bdc4a2788578191029e.jpg
 
"Kur të gjithë mendojnë në të njëjtën mënyrë, atëherë askush nuk po mendon vërtet.”

(w-Lippmann)
 
Unë pyeta kohën
te me kthesh ca momente..
Ajo më tha se nuk mund të..
Dhe për të rrëmuar nëpër kujtime,
mes faqeve të kujtesës
dhe rrahjet e zemrës
ku është gjithçka,
mbetet e pashlyeshme..
Unë thashë në atë kohë
që kam fjalë për të fshirë,
dhimbje të grisura
momente për të rijetuar
perqafime te harruara,
një puthje për të dhënë.
Koha më është përgjigjur
sesa me kalimin e kohës
gjithçka mund të ndodhë ende.
Dhe me të tashmen,
e shkuara rishkruhet..
Herë më e bukur, herë më e shëmtuar,
por asgjë nuk është keqardhje deri në një kokërr të vetme kohe,
do të na japë një mundësi tjetër për të thënë,
të rijetosh..
Për të shpresuar ..

ANNA T
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back