Stoke City aktualisht gjendet në zonën e rrezikshme në Premier Ligë, dhe rënia në një kategori më të ulët garash, pritet të ndikoj në largimin e disa lojtarëve kryesore të këtij ekipi.
Njëri ndër lojtarët që mund të ikën nga Stoke, është edhe reprezentuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri.
Mediet britanike të enjten shkruajnë se “Shaqiri mund të largohet këtë verë nga Stoke City”. Por, thuhet se shqiptari do të mbetet në Angli, raporton RTK.
Evertoni, West Hami dhe Crystal Palace janë skuadrat që e duan shqiptari më prejardhje nga Zhegra e Gjilanit.