“Le te bejme sikur nuk u takuam kurre”
Le te bejme sikur nuk u takuam kurre,aty ku ne u dehem me ndjenjat e njeri-tjetrit.
Ne ate vend ku syte humbisnin mes njerezve dhe thjesht ishim “NE”.
Vetem une dhe ti.
Le te bejme sikur nuk u prekem kurre,sikur duart tona nuk e perjetuan kurre ndjesine e prekjes se njeri tjetrit.Duke harruar cdo emocion qe ndjenim.
Le te bejm sikur nuk folem kurre per njeri-tjetrin.
Sikur une nuk te kam folur kurre per jeten time,as ti mua per tenden.
Sikur mes nesh nuk ka ekzistuar asgje.
Sikur ti nuk e di cfare kam kaluar,as une nuk do di per ty!
Le te bejme sikur nuk u ndjeme kurre ne shpirt.
Sikur une nuk te ndjeja,as ti mua.
Sikur mes nesh nuk ka ekzistuar asgje,nderkohe qe ishim gjithcka!
Sikur mua nuk me ka rrahur kurre zemra per ty,dhe as ty per mua.
Le te bejme sikur nuk u deshem kurre,nuk u dashuruam kurre.
Sikur une nuk te dhash zemren time ne duar,dhe as ti mua tenden.Sikur mos te kishim ndjere kurre asgje.
Le te bejme sikur nuk ndjejme mall per njeri-tjetrin.
Pavarsisht se po mbytemi me vetedashurine tone dhe per shkak te krenarise nuk e cmallim shpirtin.
Sikur te mos me mungoje,as une ty.
Kurre!
Le te bejme sikur nuk vuajtem kurre!
Sikur une nuk ndjeva dhimbje kur u ndame.
Sikur ti nuk me lendove kur nuk folem me prej asaj dite.
Sikur nuk e vrame njeri-tjetrin ne asnje moment!
Sikur nuk e shkaterruam veten tone!
Le te bejme sikur nuk u takuam,pame,prekem,ndjeme,vuajtem,dashurhar njeri-tjetrin kurre!
Ndoshta ne kete menyre ,mund te harrojme gjithcka.
Une ty.Ti mua.