- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,451
- Pëlqime
- 39,706
Në vend të KRU “Pastrimi”, Radio Televizioni i Kosovës i pagoi për rreth 5 vjet, mbi 472 mijë euro kompanisë “Pastimi”.Gabimet teknike vazhdojnë sepse lejohen multiple voting. Për provë dhash katër vota ?
@Klodii
@Dea
@Mignonne
@Jupiter666
Arsyeja është mënyra se si kontribuojnë, duke të rrëmbyer me ngrohtësi e xhentilesë, e duke të ofruar njohuri mbi thesarin popullor.
“Pastimi”, nuk ishte KRU “Pastrimi”, i mungonte në emërtim shkronja “R”, e mjaftueshme për të përfituar pagesa mujore deri në 8 mijë euro, për shërbimet që nuk i ka kryer asnjëherë. Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, në të cilin ka raportuar edhe drejtori i RTK-së Ngadhnjim Kastrati.
RTK ka derdhur para në xhirollogarinë e kësaj kompanie duke pretenduar se është duke i paguar faturat kompanisë rajonale, KRU “Pastrimi”.
Drejtori gjeneral i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka thënë se kjo kompani ishte regjistruar në sistem nga një punëtor i RTK-së i cili tashmë është dënuar për veprimin.
Drejtori i RTK-së ka theksuar se kjo ka nisur në vitin 2008 dhe ka zgjatur rreth pesë vite.
“Një punëtor tek ne e ka regjistru një kompani, “Pastimi”, pa ‘r’ dhe në mënyrë të vazhdueshme RTK ka derdh para, deri sa është evidentuar. Dëmi është diku rreth 472 mijë euro. Pala me sa e di është dënuar por ne jemi dëmtuar”, tha ai.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani shprehi shqetësime se si një gjë e tillë ka vazhduar pa u vërejtur nga zyrtarë të tjerë të cilët kanë nënshkruar kontratat.
Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se është absurde që kjo të mund të vazhdojë për disa vite me radhë pa u vërejtur.
“Një gjë e tillë mundet me vazhdu për 3 muaj, hajde 6 muaj por për 4-5 vjet është absurde. Diku rreth 7-8 mijë euro në muaj është shumë pa u vërejt”, tha ai.