Osaka ka triumfuar kundër Williams me rezultat 6-2, 6-4 në Nju Jork.
Fituesja 20 vjeçare ka qenë tejet e fokusuar në lojë, duke u bërë japonezja e parë që ka fituar titull Grand Slam.
Ndërkohë Williams ka refuzuar të përshëndetet me gjqytarin, Carlos Ramos pas ndeshjes.
Serena, 36 vjeçare ka përgëzuar Osakan për një fitore të jashtëzakonshme në këtë finale.
Mirëpo situata ka qenë tensionuese në Stadiumin Arthur Ashe, pasi Serena është drejtuar afër gjyqtarit Ramos, duke bërtitur dhe nisur akuza kundër tij, derisa publiku ka brohoritur në mbështetje të ish-tenistes më të mirë në botë.
“Ju jeni gënjeshtar. Nuk do të jeni pjesë e ndeshjeve të mia për aq kohë sa jeni gjallë. Kur do të kërkoni falje? Shprehni keqardhjen tuaj”, i ka thënë ajo portugezit.
Osaka në anën tjetër ka thënë se “më vjen keq që ka përfunduar kështu”.
The post Tenistja Naomi Osaka fiton turneun US Open appeared first on Lajmi i Fundit.