Janë këto momentet, çastet si ky i sotmi, ku une ndihem vërtetë si Shtatori.
Momentet ku nuk mund të përballosh realitetin e vdekur , momentet ku rrëmbyeshem kalon orët, ecën, shkel gjethet e rëna, momentet kur largohesh nëpër ëndrra, valëvitesh tek notat muzikore, shkruan pa fund (shpeshherë dhe pa sens), dhe ecën pa destinacion, momente ku të vjen ndoresh për kotësi.
Momentet, ku ne zemër mbizotëron një ambient vjeshtak, e përmallues, në të cilat ke tmerrësisht nevojë për dikë dhe njëkohësisht dëshiron të qëndrosh vetëm.
Momente, ku pret me padurim të trokasë në portë, të të vijë një telefonatë, një sms, qoftë edhe një " plaç"...
Momentet, ku gjatë endjes së shpirtit, sheh në çdo cep foto-kujtime, video te shkurtra, sms, të shkëputura nga ditët më të bukura...
Dhe sërish, ngjan se gjithçka rrjedh në normalitet, dhe gjethet unë pa mëshire i shkel, sepse me pelqen zhurma që krijohet, ajo zhurmë më kujton se sërish jam vetem...me vjeshtën në shpirt..
Qetësisht ecin ditet e kësaj fillim vjeshte ashtu siç eci une ne kete muaj, e vetme, e heshtur dhe njëkohësisht si një shi i rrëmbyeshëm, si nje stuhi në.qiell të hapur.
Si dikush që do të bëjë atë që ndjen, ashtu si vjeshta, që.nuk pyet në ke ftohtë, në ke çader, ne ke mall...
...Si nje qënie që adhuron të ulet në një qoshe dhe pret që ti të trokasësh e të lëvizësh sërisht menteshat e shpirtit..
Vjeshta erdhi, ndërsa ti jo, humbe nëpër stinë...po numëroj gjethe më gjethe mungesën tënde e të kërkoj në çdo pikë shiu..
( by me)