Sallatë me Panxhar
Përbërësit
450 gr panxhar i grirë2 lugë gjelle uthull
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle majdanoz i grirë
1 thelbi hudhër e grirë
2 lugë çaji mustardë
Kripë
Piper i zi
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete nga AgroWeb.org qëroni panxharin dhe grijeni në fije të holla në një rende.Vendoseni në një enë dhe aty shtoni uthullën bashkë me vajin e ullirit, hudhrën e grirë, mustardën, kripën dhe piperin e zi.
Të gjithë këta përbërës përziejini mirë dhe sallata juaj është gati.
Shërbejeni me sallatë jeshile, mish apo gatime të tjera./AgroWeb.org