- Regjistruar më
- Dhjetor 9, 2024
- Mesazhe
- 5,116
- Pëlqime
- 1,639
Dashuria nuk është për të gjithë
Dashuria nuk është për të gjithë,
jo për ata që kanë frikë prej saj,
jo për ata që e llogarisin atë,
jo për ata që kënaqen me pasqyrimin
pa kërkuar dritën e saj.
Dashuria është një udhëtim pa harta,
një marramendje e ëmbël
që vetëm njerëzit e guximshëm e njohin
Është tufani që merr me vete siguritë
dhe i lë vend të mundshmes,
furtunës dhe diellit,
i lë vend dhimbjes që të mëson,
dhe gëzimit që shpërthen.
Dashuria është për ata që dinë të humbasin veten
për ta gjetur më pas më të vërtetë,
për ata që shkëmbejnë frikën
me rrahjen e paduruar të një zemre
që nuk njohin pushim.
Për ata që flasin me shpirt,
jo vetëm me buzë,
për ata që nuk kanë frikë nga lëndimet
sepse çdo lëndim është një hap
drejt një ndienje më të fortë.
Dashuria është për të patremburit,
për ata që i djegin urat pas tyre
dhe nuk kthehen më mbrapa,
me plane rezervë diku tjetër.
Dashuria nuk është për të gjithë,
por për ata që dinë ta njohin
në sytë e atyre që qëndrojnë
kur çdo gjë tjetër zhduket.
Për ata që besojnë,
për ata që rrezikojnë,
për ata që duan pa druajte.
Dashuria nuk është për të gjithë,
jo për ata që kanë frikë prej saj,
jo për ata që e llogarisin atë,
jo për ata që kënaqen me pasqyrimin
pa kërkuar dritën e saj.
Dashuria është një udhëtim pa harta,
një marramendje e ëmbël
që vetëm njerëzit e guximshëm e njohin
Është tufani që merr me vete siguritë
dhe i lë vend të mundshmes,
furtunës dhe diellit,
i lë vend dhimbjes që të mëson,
dhe gëzimit që shpërthen.
Dashuria është për ata që dinë të humbasin veten
për ta gjetur më pas më të vërtetë,
për ata që shkëmbejnë frikën
me rrahjen e paduruar të një zemre
që nuk njohin pushim.
Për ata që flasin me shpirt,
jo vetëm me buzë,
për ata që nuk kanë frikë nga lëndimet
sepse çdo lëndim është një hap
drejt një ndienje më të fortë.
Dashuria është për të patremburit,
për ata që i djegin urat pas tyre
dhe nuk kthehen më mbrapa,
me plane rezervë diku tjetër.
Dashuria nuk është për të gjithë,
por për ata që dinë ta njohin
në sytë e atyre që qëndrojnë
kur çdo gjë tjetër zhduket.
Për ata që besojnë,
për ata që rrezikojnë,
për ata që duan pa druajte.