Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Në labirintin e ditëve të shqetësuara,
mes ëndrrave të thyera dhe zemrave të boshatisura,
Në rrugën tonë, hijet lindin
të krijuara nga gabimet, nga një fat i brishtë.

Ndonjëherë një fjalë lëshohet lehtë,
por bie në zemër si një ortek,
dhe dhimbja kalon mes mureve,
si një erë e akullt në netët e heshtura.

Megjithatë dashuria është një diell që mbetet,
që shkrin acarin, që nuk ndalet kurrë.
Është dora që mban në errësirën më të thellë,
fari që shkëlqen në largësinë e detit.

Të falësh nuk është të harrosh,
por të zgjedhësh që të fillosh përsëri.
Është të thuash: "Ti je rruga ime, qielli im,
edhe nëse ndonjëherë velat tona lëkunden.

Sepse zemra që ndien vërtet, është e fortë,
sfidon hijet, rishkruan fatin.
Dhe falja është një dhuratë që ndriçon rrugën,
një gjest që thërret: Je drejtimi im.

Nuk është gabimi që ka rëndësi, por çfarë mësojmë prej tij,
nëse jemi më të bashkuar, atëherë do të rikthehemi.
Nëse ende më shikon, nëse unë ende përpiqem,
E di që çdo moment që kalon ia vlen.

Dashuria është besim, është dritë e pafund,
është forca që shëron çdo plagë.
Dhe nëse zgjedh të qëndrosh pavarësisht dhimbjes,
atëherë do të jemi më të mëdhenj se gabimi.
 
Asnjë i marrë nuk i afrohet zjarrit,
askush nuk e prek pasi e kupton
që kafshon lëkurën, që të dhemb në zemër
shenja përvëluese e pafundësisë.

Megjithatë, unë vij, kthehem, qëndroj,
duke e ditur se djeg, duke ditur se lëndon,
që lë plagë të argjendta në gjoks
dhe në kocka dridhja ulëret.

Më thonë: Ik! Ik!
nuk e ndjen që po digjesh?
Nuk e sheh hirin të shpërndarë në erë?
Të atij që guxoi të të donte?

Por nuk mundem, nuk dua të shpëtoj,
sepse i ftohti është më keq se dhimbja,
sepse nëse nuk digjem, nëse nuk konsumohem,
Çfarë kuptimi ka rrahja brenda zemrës sime?

Je flaka që më tundon,
Prushi që më thërret,
Vetëtima që copëton errësirën,
ethet e ëmbla që ndizen.

Atëherë më digj, merr gjithçka nga unë,
më lër të fikur nëse duhet të marrë fund,
por mos më ndalo shkëndijën
që më bën të jetoj e më bën të shuhem.

Preferoj edhe një çast në zjarr
sesa një ekzistencë e ftohtë dhe e heshtur,
Preferoj të humbas veten duke u munduar
sesa të qëndroj i sigurt, por pa qëllim.

Asnjë i marrë nuk i afrohet zjarrit,
është e vërtetë, e di, por nuk është marrëzi:
është vetëm ndienja që e di se në rrezik
gjendet flaka e magjisë së saj.

Dhe pastaj kthehem, sërish e sërish,
si një flutur në qiellin me errësirë,
sepse nuk ka terr më të madh
sesa të jetosh pa zjarrin tënd të kulluar.
 
Më pëlqen femra e ndjeshme,
që di të shohë përtej.
Përtej anës së jashtme,
stereotipeve dhe hipokrizive.
Përtej dyerve të mbyllura që mbrojnë
zemrën e saj me shumë plagë.
Më pëlqen femra e ndjeshme,
që di të shohë dhe të ndiejë
përtej buzëqeshjeve që fshehin një shpirt të zhgënjyer
e cila megjithatë nuk heq dorë nga ëndrrat e saj.
Që kur shikon kufijtë,
ajo di të shohë përtej horizonteve.
Di të shohë përtej buzëqeshjeve
të cilat fshehin pak frikë
dhe e mbrojnë atë që ka brishtësi dhe shumë ëmbëlsi.
Më pëlqen femra e ndjeshme,
që nuk është kurrë e rëndomtë apo e pavlerë
dhe që gjithmonë i jep përparësi
ndjenjave, emocioneve dhe intuitës.
Sepse femra e ndjeshme është e tillë,
ajo bën përherë gjithçka me zemër,
pavarësisht gjithçkaje, më vete nga të gjithë.

Augustine Degas
 
Por nese ulesh dhe e studion pak me me qetesi asnjeher ne te vertet nuk vlersohet kjo femer pertej fjaleve,fatkeqsisht vlersohet vec me fjal jo me vepra.
 
Por nese ulesh dhe e studion pak me me qetesi asnjeher ne te vertet nuk vlersohet kjo femer pertej fjaleve,fatkeqsisht vlersohet vec me fjal jo me vepra.
Jetojmë në një realitet ku e mira nuk vlerësohet. Ku njerëzit me vlera nëpërkëmben dhe përçmohen. Kështu ndodh me femrën e ndjeshme, me mashkullin e ndjeshëm, është një botë e ftohtë ku njerëzit e tillë nuk e gjejnë veten sepse nuk gjejnë njerëz të ngjashëm me ta.
Por shumica me banalitetin e saj në kotësinë e saj, me mentalitetin e cekët të përbashkët në miliona, nuk mund të gjejë paqe pasi ka shkelur me këmbë të bukurën, të vyerën, vlerën shpirtërore.
Njerëzit përbaltin këdo që shohin të ndryshme, të papërlyer, dikë që ata nuk mund ta arrijnë, dikë që nuk mund të jenë më as vetë.
Por sado që të ndryshojnë kohërat, kjo shoqëri do të vdesë pak nga pak në të keqen e saj, do e kërkojë shpëtimin e nuk do ta gjejë, sepse e ka përndjekur dhe e ka përqeshur në ata shpirtra delikatë dhe të pafajshëm.
Ka thënë se pastërtia është hipokrizia më e madhe, e ka përfolur dhe ka shpifur për të duke e vënë në lojë. E pastaj vjen një orë për secilin kur nuk ka më lojëra dhe prapë shpirti i pastër mbijeton me forcën e jetës e për turmën që ka mbjellur të këqia ka veç vuajtje.
Njerëzit e ndjeshëm janë një pakicë që ruhet. I japin botës kuptim, frymëzim, sy për të parë, dëshirë për të jetuar, atëherë kur guxojnë të dalin nga vetja, por zakonisht janë të mbledhur përbrenda sepse e dinë që zakonisht nuk janë të kuptuar e as të vlerësuar.
 
cfare kuptimi i japin kur nuk guxojne te dalin nga vetja sepse e din qe nuk do kuptohen?
 
cfare kuptimi i japin kur nuk guxojne te dalin nga vetja sepse e din qe nuk do kuptohen?
Për mendimin tim, turmës i janë zënë sytë nga mbrapshtitë që bëjnë dhe i rrumbullakosin edhe ata që janë të ndryshëm me përgjithësime, si një mesatare e përmjerë në mënyrë që të ndihen më mirë vetë. Që të ndihen të pranueshëm edhe kur nuk janë.
Ata që e ruajnë shpirtin të pastër, kanë një mision për të cilin përgatiten, është e ecura nëpër shkretëtirë që aq sa mundon, aq edhe forcon shpirtërat e tyre që pastaj kur të jetë për të vepruar të jenë të pandalshëm e të paprekshëm, qoftë nga akuzat e qoftë nga tundimet apo joshjet, për të mos rënë si të tjerët.
 
Editimi i fundit:
Për mendimin tim, turmës i janë zënë sytë nga mbrapshtitë që bëjnë dhe i rrumbullakosin edhe ata që janë të ndryshëm me përgjithësime, si një mesatare e përmjerë në mënyrë që të ndihen më mirë vetë. Që të ndihen të pranueshëm edhe kur nuk janë.
Ata që e ruajnë shpirtin të pastër, kanë një mision për të cilin përgatiten, është e ecura nëpër shkretëtirë që aq sa mundon, aq edhe forcon shpirtërat e tyre që pastaj kur të jetë për të vepruar të jetë të pandalshëm e të paprekshëm, qoftë nga akuzat e qoftë nga tundimet apo joshjet, për të mos rënë si të tjerët.
as vete nuk i beson keto qe thua
 
as vete nuk i beson keto qe thua
Njeriu mbahet dhe jeton nga besimi. Sigurisht që besoj më shumë se sa jam në gjendje të bëj vetë. Besimi dhe lutja janë forca jonë, por mund të realizojmë shumë nëse qëndrojmë të palëkundur. 🤗
 
Njeriu mbahet dhe jeton nga besimi. Sigurisht që besoj më shumë se sa jam në gjendje të bëj vetë. Besimi dhe lutja janë forca jonë, por mund të realizojnë shumë nëse qëndron i/e palëkundur. 🤗
cfare eshte besimi kur ska me ku te besosh?
 
cfare eshte besimi kur ska me ku te besosh?
Besimi nuk varet nga ajo çfarë sheh, është shpresa e gjërave që nuk shihen, që identifikohen me forcën e gjithëpushtetshme të Zotit për mua. Nuk kam iluzione për njerëzit e për asgjë mbi këtë tokë por tek Zoti nuk dyshoj sepse është streha ime, prehja ime, dashuria e pafundme, siguria e shpëtimit tim, dashuria prindërore, përkujdesja atërore. Unë nuk dyshoj në atë që më ka dhënë jetën se është mosmirënjohje.
Por lumturohem në kthim tek Zoti atëherë kur bota nuk më jep asgjë për të qëndruar.
 
faleminderit per pergjigjet e tua
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back