Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

PUTHJA

Mijera e mijera vjet
Nuk do kishin mjaftuar,
Per te treguar
Te voglen sekonde pafundesie
Kur ti me perqafove,
Ku une te perqafova.
Ish nje cast ne driten e dimrit
Ne Parkun Montsouris ne Paris.
Ne Paris.
Mbi toke.
Mbi kete toke qe eshte nje yll.
 
Zhak Prever

Tri shkrepse në errësirë ...

Parisi në errësirë
Tri shkrepse të ndezura
Njëra pas tjetrës në errësirë.
E para për të parë
Fytyrën tende,
E dyta për të parë
Sytë e tu,
E fundit për të parë
Gojën tënde.
Dhe pastaj
Errësirë e plotë për ti kujtuar ato
Teksa fort të shtrëngoj në krahët e mi.
 
Gjithcka perfekte tek ti - Colleen Hoover

A mundet nje histori dashurie qe nis ne menyre te persosur , ti mbijetoje uraganeve qe godasin dy njerez te papersosur?
Nje liber qe nderthur te shkuaren dhe te tashmen , nje histori dashurie kur cdo cift mund te gjeje veten ..
E shkuara : Kuini nuk e kishte imagjinuar kurre se do te gjente dashurine e jetes perpara deres se te fejuarit te saj.
Nje vit pas ndarjes nga partneret perspektive ,Kuini dhe Grahami kane nje lidhje te persosur, qe duket sikur ua ka sjelle fati ne dere.

E tashmja : Shtate vjet me pas , lidhja e persosur kercenohet nga papersosmerite e tyre; kujtime , gabimet dhe endrrat qe thuren nder vite , po i shkaterrojne. E vetmja qe mund ta shpetoje ate martese , eshte pikerisht ajo qe i coi ne piken pa kthim ..

Mendimi im personal:
Nje liber interesant , liber qe mund te lexohet lehte dhe me nje fryme .. Keto libra une i quaj limonade .. Jane te lehte te kendshem dhe mbartin nje histori kur gjithsecili mund te gjeje sado pak veten ..
⭐⭐⭐⭐⭐
Do jua sygjeroja . 🤗

3E79543D-BF67-411B-B532-9FB353CB3702.jpeg
 
View attachment 176692
Për mua kjo histori që në nisje është oksimoron, kontradiktë.
Kuini lë të fejuarin për dikë tjetër, ky perfeksion nis në mënyrën më të shëmtuar dhe mua më humbe që pa nisur librin. Unë besoj që partnerët nuk duhet të tradhëtohen e të braktisen për flirte të reja, aq më pak të braktiset një i fejuar për gjoja morrnica e flutura në stomak.
Pse ky partneri i ri qenka perfekt dhe i fejuari që Kuini braktisi nuk ishte perfekt?
Tani rrezikon që edhe ky tjetri të mos jetë perfekt? Aman se unë nuk frymëzohem nga këto sjellje por më acarojnë. 😒
Po flas veç për librin e për çfarë thuhet këtu, nuk është diçka kundër teje Anna. 🤗
 
jo jo ..
Ato njihen ne deren e apartamentit te saj .. Dhe brenda ne apartament gjendet i fejuari Kuinit me te dashuren e Grahamit ..
Te dy ata jane te tradhtuarit ..
Nje vit me vone ato ritakohen dhe nisin dicka te bukur bashke ..
 
Mikesha Gjeniale -Elena Ferrante

Ky eshtë një roman mbi miqësine midis grave, nje roman qe zbulon admirimin dhe zilinë, konkurrencën dhe vetesabotimin, emocione që shumë gra i përjetojnë, por pa folur kurrë për to. Natyrisht që kjo lidhje e koklavitur, përvëluese motërzash nuk shfaqet për herë të parë në letërsine perëndimore, por këtu ajo fiton një fuqi më të madhe, duke nderuar mbijetesën e grave ne vend te vetëvrasjeve apo shpëtimit bashkëshortor, që gëndron ne themel te Bildungsromaneve të shkrimtarëve meshkuj si Tolstoi apo Floberi. Misogjinia nuk perjetohet ne të njejtën menyre gjithandej, e megjithatë Znj.Ferrante artikulon njëfarë mërie femërore e cila, shumë lexuesve, meshkuj dhe femra, u duket universale....

….
Mendim personal :
I adhuroj sagat .. Ky eshte libri i pare o sages Mikesha Gjeniale .. Eshte hera e pare qe prek letersine italiane , uroj mos zhgenjehem ..
Ma kane sygjeruar , do ti bej edit kur ta perfundoj duke dhene nje mendim nese ia vlen ose jo ..

A17B6DC0-53C8-4708-BCCE-18E70EA71C70.jpeg
 
Ajo shikonte të shkuarën, ishte e ndërlikuar,
me humor të ndryshueshëm
ndonjëherë në ankth,
gjithmonë kokëfortë dhe krenare
Shpirti i saj ishte një alternim
i ditëve me diell
dhe me det të stuhishëm.
Ajo jetonte e mbështjellë në heshtjet e saj,
priste veten në zgrip të jetës,
duke u strehuar shpesh
në melankolinë e saj.
Vetëm përballë detit
atje ishte e qetë,
ndiente energjinë e saj.
Kur, e mbështjellë nga drita e diellit,
dëgjonte muzikën e valëve të detit
dhe shijonte aromën e ujit të kripur,
humbte në horizont
dhe e rigjente vetveten,
e sigurt se mund ta përballonte
furinë e dallgëve të saj
pa u fundosur.
Rilindte.
 
Më pëlqen të të jap kurajo, veçanërisht kur vërej se je duke u rraskapitur, kur je e lodhur dhe e ke të vështirë.
Gjithmonë do të kërkoj sigurinë që ti ndihesh mirë, gëzimin tënd. Sepse në sytë e tu shoh peizazhe fisnike. Në sytë e tu ka jetë, ka dritë. Atë dritë që nuk do të doja kurrë ta shihja të fikur.
Ti je krijuar për të çliruar euforinë, të vendosesh në qendër të vëmendjes dhe të jesh vetvetja, pa shqetësime. Kurse njerëzit e tjerë le të mahniten duke të parë të buzëqeshur.
Do të doja të zhdukja gjithë trishtimin tënd, por gjithçka ka vlerë, gjithçka është e dobishme.
Vështirësitë e tua të kanë bërë të tillë.
Është vuajtja që të bërë të dashur.
Një nga cilësitë e tua më të bukura është aftësia për të transformuar ankthin në butësi.
Është e vështirë për ta shpjeguar. Mund të tregohet vetëm me një përqafim.
Është si të lexoj një libër: në një përqafim lexoj të gjitha faqet dhe nënvizoj cilësitë e tua.
Çdo grimcë e vogël prej teje është paraqitja e bukurisë së pastër dhe të pakufishme.
Nuk dua të ekzagjeroj. Ndoshta të gjithë do të vinin të të kërkonin. Ose do të kërkonin pasqyrimin e dashurisë tënde tek një femër tjetër.
Më mirë të mos ndodhë.
Më mirë të mos destabilizohet universi.
 
Dhe ndesh një femër që qëndron
femër që reziston
që koha nuk e mund
as era
as shiu
as pengesa e parë.
Dhe ndesh një femër
që të bën të ndihesh mirë,
e mbushur me thjeshtësi
dhe qëllime të mira.
Takon një femër
që të do në fillim
të do edhe në fund
por ajo nuk ka prova
sepse me këtë femër
nuk e sheh kurrë fundin.
Ndesh një femër
që të do
dhe nuk të pyet gjë.
Ajo të dëgjon
thotë mendimin e saj
dhe e kupton se nëse ti mendon
ndryshe
Duhet të ketë një arsye
dhe pastaj largohet,
delikate,
e kujdesshme,
duke të hetuar shpirtin
për të qenë më mirë pranë.
Ajo shqyrton çdo detaj të vogël
për të arritur që të kuptojë
pse je ashtu siç je
dhe ti ndërkohë vazhdon të jesh vetvetja,
siç ke qenë gjithmonë,
por më në fund i qetë.
Dhe dëshiron ta puthësh
këtë femër
kaq të veçantë
kaq unike
saqë të tjerët,
spektatorët jashtë,
menjëherë pyesin veten:
Çfarë problemi kanë këta të dy
dhe si ia bëjnë
të duhen në këtë mënyrë?!
Me siguri duhet të ketë mashtrim.
Ndesh një femër
aq tërheqëse
sa loja e saj është e dukshme.
Do të mjaftonte të hapje sytë
për ta parë menjëherë
por tashmë e ke humbur toruan
dhe vazhdon t'i lidhësh sytë vetes
duke mohuar faktet.
Ja!
Do të doja të falenderoja
këtë femër
sepse pa kontributin e saj
Nuk do të isha aq i vetëdijshëm
ndaj saj
sepse dihet
se sikur të mos kishte natë
nuk do të vlerësohej mjaftueshëm
dita.
Sepse dihet
se po të mos ekzistonte braktisja
nuk do të ishte aq e rëndësishme
të rrokeshit:
Une,
pa ia përmendur emrin,
e shtrëngoj fort pas vetes
shpirtin e saj
dhe betohem,
sikur të përmbyset bota
se nuk kam ndërmend
ta lëshoj
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back