Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.
Me gjithë zemër të falënderoj për gjithçka që sjell, çdo fjalë. Prania jote është si një melodi e bukur që më jep paqe dhe frymëzim. Çdo moment është një dhuratë që e vlerësoj më shumë nga sa mund ta shpreh me fjalë@Mia
Mes reve dhe zymtësisë së botës, shkreptimave dhe tufanit
Prania jote më bëhet e vetmja shoqëri me hapin tënd të zhdërvjellët si në një koreografi që ti e improvizon, e lehtë si flutur, fillimisht e ndrojtur, vëzhguese, kureshtare, me sy të mëdhenj të çelur që përçojnë harmoni dhe kthjelltësi.
Unë ulem dhe sodit që të shkëput diçka nga jetëshkrimi yt, mbaj vesh të dëgjoj zërin tënd të heshtjes, rrahjen tënde të zemrës, frymëmarrjen që i jep forcë siluetës tënde që të vallëzojë në një pleksje dritash vezulluese dhe flokësh të shpupurisura ndërsa ti rrotullohesh në dritëhijet valëzuese.
Beli, kraharori, supet, qafa, ekspozohen me larmi formash që u jep drita, herë duke theksuar një detaj e herë duke fshirë një tjetër, e pastaj rrotullimi yt do e niste nga e para por këtë herë nxjerrë në pah tipare të tjera të dritës dhe misteret e hijeve, përshkallëzime të befta tiparesh fluturuese, momentale, që mundohem t'i ruaj në mendje si tabllo të koleksionit të shpirtit tim.
@Mia
Ti avitesh me delikatesë në vendtakim duke i sjellë atmosferës poezinë nga timbri i zërit tënd dhe sharmin e pamjes tënde; përfytyrim i një mbrëmje të kaluar bashkë.
Duke folur sa për gjëra të zakonshme e gjithashtu të veçanta të cilat na marrin në rrjedhin e tyre dhe përhumbemi duke shijuar rrugëtimin e bisedës sonë. Mënyrën si i formulojmë mendimet duke i lënë të hapura gjithmonë në fund për t’i lënë rradhën tjetrit të shprehet.
Unë entuziazmohem nga pjesëmarrja jote aktive dhe ndihem i kënaqur me veten vetëm duke të parë të interesuar, me dëshirën që të shprehesh më shumë, në të kundërt do ta ndieja veten si ato makineritë e rënda që përdoren për të hapur rrugët e zëna nga dëbora për të nisur një temë si një rrugëtim të ri.
Në fillim me zë të shuar e ndoshta të ndrojtur, më pas duke u ambjentuar e duke zënë pozitën tënde e cila është gjithmonë e balancuar dhe paqësore por ka edhe një thellësi prej përvojës jetësore dhe meditimeve.
Kjo larmi mendimesh ndërthuhet si një buqetë me lule shumëngjyrëshe, të cilave unë nuk arrij dot t’i përvetësoj të gjitha nuancat njëherazi. Do të më duhet ca por edhe i gëzohem idesë së kohës që do të kaloj duke njohur botën tënde ashtu siç gëzohesh kur kërkon të vizitosh një muze me kryevepra arti e që t'i kushtosh secilës kohën që të duhet e cila është e pamatë, po ashtu do të doja të familjarizohesha me të gjitha idetë e tua, ndjeshmërinë tënde, etikën tënde, virtytet e tua. sepse një pjesë do i natyralizoj edhe si të miat.
Përveç kësaj, jo vetëm gjërat që thua, por dua të zbuloj edhe ato që nuk thua, dua të arrij të lexoj dhe të kuptoj në ajër përshtypjet e tua, pasiguritë apo vendosmërinë, pakënaqësinë apo ngadhënjimin.
Ato që thua gjithmonë me duken të pakëta jo sepse ti flet pak por sepse unë do të doja të të dëgjoja me vite. E di që është një trill i çmendur por lind prej dëshirës që ti të jesh gjithmonë në mua si personazh kryesor, e frymëzuar, pasionante dhe e vërtetë.. ashtu siç mund të jesh vetëm ti...
You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.
You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.
You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.
You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.
You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.
You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.
We use essential cookies to make this site work, and optional cookies to enhance your experience.