Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Margarita

Mbi të gjitha mos ma merrni për keq
Nëse sonte kthehem në shtëpi
Kam kaq shumë gjëra për të bërë
Përpara se dita të zbardhë

E ndërkohë që ajo do të flejë
Unë do t'i thur ëndrra
Që kurrë më në zgjim
Mos të ngrihet me sytë duke qarë

E që kjo natë e gjatë
Mos të jetë më kurrë e zezë dhe e thellë
Do t'i kërkoja hënës
Që të mbushte qiellin të gjithin

E që të mundem ende ta shoh
Të më buzëqeshë si më pare
Do t'i kërkoja diellit
Të digjte edhe në mes të dimrit

E që ajo të mundet përsëri të këndojë
Këngët e historisë tonë
Do të ndërtoja një qetësi
Më të madhe se e katedraleve

Do të shkoja të zgjoja të dashuruarit
Do të flisja me orë të tëra
Dhe e di qe do të më ndjekin
Per aq sa do të mbetemi të dashuruar

Atëherë do të shëtisim
Të gjithë bashkë do të vallëzojmë
Sarabanda të pabesueshme
E ajo do të harrojë vuajtjen e saj

Që qyteti të vallëzojë
Që qyteti të këndojë
Do të shpikim ngjyra
E ajo do të harrojë lotët e saj

Ne do të shkojmë nëpër fshatra
Për të mbledhur lulet e fushave
Për të bërë një shtrat të madh të bardhë
Ku të duhemi butësisht

E më pas ne do të shkojmë në lartësitë e qiellit
Që t'i zgjedhim një yll
Se Margarita është e mirë
Se Margarita është e bukur
Se Margarita është e vërtetë
Se Margarita është e ëmbël
Se Margarita më dashuron
Unë, jetoj vetëm për të

Margarita është arsyeja ime
E nesërmja ime , ideali im
Margarita që është era
Nuk e di që ajo mundet
të më bëjë ... keq

Sepse Margarita është ajo
Që dua gjithmonë pranë meje
Margarita është Margarita
Margarita është gjithçka për mua .

Margarita është gjithçka për mua ...
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Vera Indiane - Joe Dassin

E di? Nuk kam qenë kurrë aq i lumtur sa atë mëngjes
Ne ecnim në një plazh pak si ky
Ishte vjeshtë, një vjeshtë me kohë të bukur
Një stinë që ekziston vetëm në Amerikën e Veriut .
Atje e quajnë, vera indiane
Por ishte thjesht e jona
Me fustanin tënd të gjatë ti ngjaje
Me një akuarel te Mari Loroncinit
Dhe më kujtohet, më kujtohet shumë mirë
Për atë që të thashë atë mëngjes
Ka një vit, një shekull, ka një perjetesi

Ne do të shkojmë, ku të duash ti, kur të duash ti
Dhe do të duhemi përsëri, kur dashuria të jetë e vdekur
Gjithë jeta do të jetë e ngjashme me këtë mëngjes
Me ngjyrat e verës indiane

Sot unë jam shumë larg nga ai mëngjes vjeshte
Por është sikur të ndodhesha atje. Mendoj për ty .
Ku je ti? Cfarë po bën? A ekzistoj ende për ty?
Shikoj këtë dallgë që nuk do të arrijë kurrë dunën
E sheh? Si ajo unë rikthehem mbrapa
Si ajo unë shtrihem mbi rërën
Dhe kujtohem, kujtohem për baticat
Për diellin dhe për lumturinë që kalonte mbi det
Ka një përjetësi, një shekull, ka një vit

Ne do të shkojmë, ku të duash ti, kur të duash ti
Dhe do të duhemi përsëri, kur dashuria të jetë e vdekur
Gjithë jeta do të jetë e ngjashme me këtë mëngjes
Me ngjyrat e verës indiane
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Kur kemi veç dashurinë
Për ta ofruar duke e ndarë
Ditën e udhëtimit të madh
Që është dashuria jonë e madhe

Kur kemi veç dashurinë
Dashuria ime ti dhe unë
Që të buçasë nga gëzimi
Në çdo orë e çdo ditë

Kur kemi veç dashurinë
Për të jetuar premtimet tona
Pa asnjë pasuri tjetër
Sesa t'i besojmë asaj përherë

Kur kemi veç dashurinë
Për të mobiluar me mrekulli
Dhe për të mbuluar me diell
Shëmtinë e periferive

Kur kemi veç dashurinë
Për të vetmen arsye
Për të vetmen këngë
Dhe për të vetmen ndihmë

Kur kemi veç dashurinë
Për të veshur mëngjesit
Të varfër e grabitës
Me pallto mëndafshi

Kur kemi veç dashurinë
Për të ofruar në lutje
Për të këqijat e botës
Si rapsodë të thjeshtë

Kur kemi veç dashurinë
Për t'ua ofruar atyre
Që luftimi i vetëm
Është të gjejnë dritën

Kur kemi veç dashurinë
Për të hapur një udhë
Dhe për të nënshtruar fatin
Në çdo kryqëzim

Kur kemi veç dashurinë
Për t'u folur topave
Dhe asgjë më shumë se një këngë
Për të bindur një tambur

Atëherë pa pasur asgjë
Veç forcës për të dashur
Ne do të kemi në duar tona
Miq, botën e tërë
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back