Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Turma nuk është një shoqëri njerëzore, dhe fytyrat janë veçse një galeri me pamje, turma nuk flet por lëshon të njëjtin tingull ku nuk ka dashuri dhe miqësi.

Francis Bacon
 
Besoj se njeriu që bëhemi varet nga çfarë na mësojnë etërit në çaste të çuditshme, kur në të vërtetë nuk po mundohen të na mësojnë.
Jemi formuar nga këto fragmente të vogla urtësie.

Umberto Eco
 
Më dëgjonte.
Dëgjonte edhe ndalesat e mia, edhe ato që nuk arrija të thoja.
Uleshim aty, dhe unë e dija që ndihesh kështu kur je tërësisht i pranuar.
Ulesh pranë dhe kuptohesh, gjithçka kuptohet dhe nuk dënohesh asnjëherë.
Bëhesh thelbësor

Peter Hoeg
 
Ti gjete tek unë pjesë që nuk e dija që ekzistonin dhe unë tek ti një dashuri që nuk besoja më se ishte e vërtetë.
 
Ishte vërtetë e mrekullueshme:
mënyra se si ai i qetësoi pasiguritë e saj,
si u krodh në sytë e saj dhe i reshti gjithë frikërat,
shijoi gjithë ëndrrat e saj që ajo i mbante të fshehura brenda eshtrave.

C. Poindexter
 
Kur Titaniku u mbyt, kishte si udhëtar milionerin John Jacob Astor IV. Paratë në llogarinë e tij bankare ishin të mjaftueshme për të ndërtuar 30 Titanikë. Megjithatë, përballë rrezikut vdekjeprurës, ai zgjodhi atë që e quante të drejtë dhe hoqi dorë nga vendi i tij në një varkë shpëtimi për të shpëtuar dy fëmijë të frikësuar.
Milioneri Isidor Straus, bashkëpronar i zinxhirit më të madh amerikan të dyqaneve, "Macy's", i cili ishte gjithashtu në Titanik, tha:
"Unë kurrë nuk do të hyj në një varkë shpëtimi përpara njerëzve të tjerë."
Gruaja e tij, Ida Straus, gjithashtu refuzoi të hipte në varkën e shpëtimit, duke ia dhënë vendin shërbëtores së saj të sapoemëruar, Ellen Bird. Ajo vendosi të kalonte çastet e fundit të jetës me bashkëshortin e saj.
Këta njerëz të pasur zgjodhën të hiqnin dorë nga pasuritë e tyre, nga jetët e tyre, në vend që të korruptonin parimet e tyre morale. Zgjedhja e tyre në favor të vlerave morale nxori në pah anën më të mirë të qytetërimit njerëzor.436342857_297341586736849_1393233391171311208_n.jpg
 
Bota është plot me gjëra të magjishme që presin për shqisat tona që të bëhen më të mprehta.

W. B. Yeats
 
Mbaje mend gjithmonë
Zemra ime të mban pranë
Atëherë kur krahët nuk munden.
 
Nuk duhet të kërkosh falje për thellësinë tënde,
As të kërkosh falje për hapësirën që zë.
Ji vetvetja! Bëhu i thellë aq sa je dhe zër aq hapësirë sa të duhet.

Becca Lee
 
Shkruaj, vizato, pikturo, bëj fotografi, skulptura, kërce e këndo.
Jepi jetë artit që fle brenda teje.
Keq apo mirë, të ndihmon të rritesh e të kuptosh se çfarë e prek shpirtin tënd.

Dede Hawkins
 
Bëj që dashuria jote për Zotin të ndryshojë botën,
por mos lejo asnjëherë që bota të ndryshojë dashurinë tënde për Zotin.
 
Ndërsa shoqëria dhe kultura e sotme bie në errësirë...
ndërsa shohim shtimin e adhurimit të djallit kudo rreth nesh...
me ata që vendosin veten si mikpritës për demonët dhe çdo gjë të papastër...
e pra guximi i tyre është turpi i tyre, sepse ata janë dëshmitarë kundër vetvetes...
prandaj largohu prej tyre, ti fëmijë i Perëndisë, fëmijë i dritës.

Efesianëve 5

11 Mos merrni pjesë në veprat e pafrytshme të errësirës, por, përkundrazi, paditini.
 
Shpirti im nderon shpirtin tënd.
Nderoj vendin tek ti ku gjenden i gjithë universi.
Nderoj dritën, dashurinë, të vërtetën, të bukurën dhe paqen tek ti, sepse është edhe brenda meje.
Duke i rrëfyer këto ne jemi të bashkuar, jemi të njëjtët, jemi një.
 
1. Vjen një moment kur fillon të kërkosh partnere, një person me të cilin do të dëgjosh shiun.
2. Butësi. Është sikur një flutur të të godiste ose të ulej në supe.
3. Vetmia është gjithashtu një shoqëri.
4. Kur dashuron, pushon së qeni thjesht një person, por bëhesh një aromë. Ti nuk ecën në tokë, ti fluturon mbi të. Kjo është gjendja e të qenit i dashuruar dhe gjëja kryesore në jetë. Dhe nuk ka rëndësi se me çfarë je dashuruar - një grua, një punë, bota apo jeta.
5. Unë mendoj se është hyjnore kur bie borë... Dhe kur bie shi, dhe kur gjethet lëkunden në pemë - këto janë të gjitha fenomene hyjnore, këto janë të gjitha mrekulli, këto janë momente madhështore në jetën e njeriut. Momente hyjnore. Dhe nëse është për të ardhur keq të vdesësh, është pikërisht për shkak të këtyre manifestimeve hyjnore. Kjo është loja e jetës, vetë jeta është mrekulli hyjnore.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Karvani

A i kam lotët në sy?
Që duart tona nuk mbajnë më bashkë
Edhe unë dridhem pak
A nuk do të pres më

A do të rimarrim rrugen
A jemi pranë natës
A i merren mendët kësaj bote
A do të dënohemi një ditë

A zvarritem si fëmijë
A nuk kam më këmishë
Eshte i madhi Zot që na bën
Eshte i madhi Zot që na thyen

A nuk mund të ndodhë asgjë
Sepse duhet të ketë një drejtësi
Unë kam lindur në këtë karvan
Dhe do të nisemi hajde eja

Hajde eja

Ty ly ty, ty ly ty...

E sepse lëkura ime është e vetmja që kam
Se së shpejti kockat e mia do të jenë në erë
Une kam lindur në këtë karvan
Dhe do të nisemi hajde eja

Ty ly ty, ty ly ty...
Hajde eja
Ty ly ty, ty ly ty...
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Takime

Në një rrugë të madhe, ecja atje që prej ditësh
Mbase javë apo muaj, ecja gjithmonë
Një rrugë plot me kthesa, me drejtime që devijojne
Një udhë pak e çuditshme, pak e shtrembër si jeta
Sigurisht që nuk isha vetëm, kisha dëshirë të bëja njohje
Kishte plot njerëz por askush nuk ecte në të njëjtin kah
Atëherë vazhdova drejpërdrejt por një dyshim lindi
Nuk e dija çfarë bëja atje, edhe më pak ku duhej të shkoja
Por në udhë pergjatë kohes bëra takime të pabesueshme
Gjëra që të bëjnë përshtypjeë, duhet që t'jua them patjetër
Këto personazhe që rastisa nuk janë si qënie njerëzore
Mund të flasësh me to por kurrë t'ua shtrëngosh dorën
Në fillim fare në rrugën time takova Pafajsinë
Një qënie e ëmbël , shumë e sjellshme por që i mungon pak eksperienca
Ecëm një kohë te shkurtër , më pak se sa do ta kisha besuar
Takova elemente të tjera dhe Pafajsia u zhduk
Një çast ne rrugën time , takova Sportin
Nje tip fizik, ca tallës por pranë tij bëhesh i forte
Për çështje teknike u desh të ndaheshim, ishte e vështire
Po në fund është mirë edhe keshtu, për më tepër, Sporti të jep shtrembërime
Takova Poezinë, ajo kishte një pamje shumë mburravece
Ajo pretendonte se me fjalë mundesh të kapërcesh qiejt
I thashë të kam takuar dhe sinqerisht nuk ia vlen
Më folen për ty në shkollë po kishe pamje vërtetë të mërzitshme
Por Poezia këmbënguli dhe më arriti në forma të tjera
Kuptova se ajo ishte e këndshme dhe mundeshim t'ia thyenim normat
E pyeta a mendon se mund të jetojmë bashkë? Ndaj teje jam i varur
Ajo më tha mos u merakos, bota i përket atyre që ëndërrojnë shumë
Pastaj takova Dëshpërimin dhe vërtetë ai më lodhi
Diskutuam shpejt e shpejt por menjëherë e perzura
Ai është gjithë sigurira me tangërllëkun e tij gjithë tension
Por e dini çfarë? Dëshpërimi nuk ka muhabet
Një çast në rrugën time takova Dashurinë
I thashë: qëllove mire , dua të të flas prej kohësh
Në absolut je një ide e mirë, por në fakte je pak si bosh
Ti merr kot një here ne dy, duhet që ta ripërpunosh formulën
Dashuria më tha: - Dëgjo vogëlush! U bënë shekuj që bëj punën time
Atëhere më mua një ton tjetër, nëse nuk do të hash shpulla
Une dua të jem e mirë, por duhet që secili të bëjë të vetën
Njerëzit nuk bëjnë asnjë përpjekje dhe unë nuk jam magjistare
U ngatërruam për pak kohë dhe aty i rashë në të
Që Dashuria ishte simpatike, por megjithate shiste mend
Pastaj më tha se duhej të shkonte, kishte takime me qindra
Se sonte do hante darkë tek gjysmë-motra e vet: Urrejtja
Përpara se të ikte nuk e kuptova mirë, ajo më këshilloi që të besoja gjithmonë
Më pas u largua pa e kthyer kokën, ishin fjalët e mia të fundit të dashurisë
Jam i kënaqur që e kam njohur, këtë e kuptova mirë
Dhe e di që një nga këto ditë do të përfundojmë që të shihemi prapë
Pak më vonë në rrugën time takova Butësinë
Ajo që mbetet prej dashurisë pas pengesave që koha nxjerr
Pak më vonë në rrugën time takova Nostalgjinë
E fejuara e kujtimeve të bukura që i kërkojmë me qiri
Mjaft shpejt në të ecurën time kisha takuar miqësinë
Dhe që prej asaj dite ajo ecën gjithmonë pranë meje
Me të bëjmë gallata e nuk e njohim rutinën
Tani është e sigurt, miqësia, është vërtetë mikja ime më e mire
Takova të Ardhmen por ajo ndejti shumë misterioze
Kishte zërin e deformuar dhe një maskë në fytyrë
S'kishte mundësi për ta njohur më mirë, nuk më la asnjë gjurmë
Nuk e di se si ngjan por të paktën e di që ekziston
Kam takuar ca vuajtje, kam takuar shumë gëzime
Është nganjëhere çështje fati, shpesh një çështje zgjedhjeje
Nuk jam në fund të surprizave të mia, për këtë nuk ka dyshim
Dhe çdo ditë vazhdoj të mësoj rregullat e rrugës sime

Në një rrugë të madhe, ecja atje prej ditësh
Mbase javë apo muaj, ecja gjithmonë
Një rrugë plot me kthesa, me drejtime që devijojne
Nje udhë pak e çuditshme, pak e shtrembër, pak si jeta.
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Të duash

Të duash, është gjëja më e bukur
Të duash, është të lartësohesh aq shumë
Dhe të prekësh flatrat e zogjve
Të duash, është gjëja më e bukur

Të duash, është të kesh kohën për vete
Të duash, është të mbahesh i gjallë në jetë
Dhe të digjesh në thellësi të një vullkani
Të duash është gjëja më hyjnore

Të duash, është më e fuqishme se çdo gjë
Të japësh më të mirën që kemi
Të duash dhe të dëgjosh si rreh zemrën tënde
Të duash që të frikësohesh më pak

Të duash, është gjëja më e bukur
Të duash, është të lartësohesh aq shumë
Dhe të prekësh flatrat e zogjve
Të duash, është gjëja më e bukur

Të duash, është të kesh kohën për vete
Të duash, është të mbahesh në jetë
Dhe të digjesh në thellësi të një vullkani
Të duash është gjëja më hyjnore

Të duash është të përpish netët
Të duash, është të shpaguash
Dhe t’i japësh një kuptim jetës tënde
Të duash, është të përpish netët

Të duash, është gjëja më e bukur
Të duash, është të lartësohesh aq shumë
Dhe të prekësh flatrat e zogjve
Të duash, është gjëja më e bukur

Të duash...
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Poker

Kush humbi?
Kush humbi?

Zonja e kuqe u ndje mirë kur ai i ofroi atë gotë
Ai dukej i guximshëm, ajo e lejoi të vijonte
Zotëria blu e dëshiroi, kur e takoi gotën me të duke buzëqeshur
E ndjeu mikpritëse, kjo nuk i ndodh shpesh
Trazimi është i ndërsjelltë, e boshatisën gotën e parë
Trupat e tyre natyrshëm afrohen, nuk janë më të druajtur
Ata do të kenë bashkë orët e ardhshme dhe rrahjet e zemrës si ortek
Zonja e kuqe dhe zotëria blu do ta kujtojnë atë natë të bardhë
Por ditët rrjedhin me dyshimin si përshkrim
Kanë dëshirën që të takohen përsëri e mbase kjo është çfarë i bren
Nuk dinë se çfarë të presin, po të hapen tek tjetri duket me rrezik
Ata fillojnë një lojë të çuditshme pokeri dashurie

Kush humbi në pokerin e ndjenjave?
Kush do të ndihet i guximshëm? Kush do të mundet të tregojë lojën?
Kush humbi në pokerin e ndjenjave?
Kush do të fashitet e kush do të dojë të rrezikojë? Kush do jetë i pari të gënjejë?

Zotëria blu mendon që ajo duhet të mendojë se ai nuk mendon aq shumë për atë
Zonja e kuqe beson se ai beson që ajo e mban veten ca si shumë të bukur
Zotëria blu ndjeu që ajo ndjente që ai ndihej shumë mirë
Zonjusha e kuqe deshi që ai ta donte pa dashur që ai të shkonte shumë larg

Po çfarë frike kanë sa flitet për të parë çfarë kanë përpara të dy?
Takimi është kaq i qartë dhe e ardhmja kaq e luhatshme
A duhet ta fshehin lojën që bëjnë apo të hapin letrat mbi tryezë?
A duhet të shtiren për ndjenjat e tyre që të ndihen më pak të cënueshëm?
A duhet të vendosin minimumin në lojë që të jenë të mbrojtur?
Apo të marrin parasysh rreziqe për ta shtyrë tjetrin të marrë pjesë?
Të pathënat, justifikimet mbushin lojën e detyrimit
E natyrshmja humbi, dashuria e tyre është një labirint

Kush humbi në pokerin e ndjenjave?
Kush do të ndihet i guximshëm? Kush do të mundet të tregojë lojën?
Kush humbi në pokerin e ndjenjave?
Kush do të fashitet e kush do të dojë të rrezikojë? Kush do jetë i pari të gënjejë?

Kur të mbetet vetëm letra e fundit për të kthyer
A do të ketë mbetur kohë për të treguar veten?
A do të mundemi të përputhim ngjyrat tona, a do të ketë vend?
Mbrapa gardheve të zemrave tona, besoj ende tek karé asash

Që prej të nesërmes së takimit të tyre, ata ecin në majë të gishtave
Zbulojnë një pas një rregullat e lojës së tyre
Por sonte zotëria blu dhe zonja e kuqe i mbyllin grilat
Më në fund pa e vrarë mendjen me pyetje, ata e ngjyrosin natën me vjollcë

Kush humbi në pokerin e ndjenjave?
Kush do të ndihet i guximshëm? Kush do të mundet të tregojë lojën?
Kush humbi në pokerin e ndjenjave?
Kush do të fashitet e kush do të dojë të rrezikojë? Kush do jetë i pari të gënjejë?

Kush humbi në pokerin e ndjenjave?
Kush do të ndihet i guximshëm? Kush do të mundet të tregojë lojën?
Kush humbi në pokerin e ndjenjave?
Kush do të fashitet e kush do të dojë të rrezikojë? Kush do jetë i pari të gënjejë?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back