Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Turma nuk është një shoqëri njerëzore, dhe fytyrat janë veçse një galeri me pamje, turma nuk flet por lëshon të njëjtin tingull ku nuk ka dashuri dhe miqësi.

Francis Bacon
 
Besoj se njeriu që bëhemi varet nga çfarë na mësojnë etërit në çaste të çuditshme, kur në të vërtetë nuk po mundohen të na mësojnë.
Jemi formuar nga këto fragmente të vogla urtësie.

Umberto Eco
 
Më dëgjonte.
Dëgjonte edhe ndalesat e mia, edhe ato që nuk arrija të thoja.
Uleshim aty, dhe unë e dija që ndihesh kështu kur je tërësisht i pranuar.
Ulesh pranë dhe kuptohesh, gjithçka kuptohet dhe nuk dënohesh asnjëherë.
Bëhesh thelbësor

Peter Hoeg
 
Folëm për muzikën, lexuam poezi, dhe ajri mes nesh u përflak.
 
Ti gjete tek unë pjesë që nuk e dija që ekzistonin dhe unë tek ti një dashuri që nuk besoja më se ishte e vërtetë.
 
Ishte vërtetë e mrekullueshme:
mënyra se si ai i qetësoi pasiguritë e saj,
si u krodh në sytë e saj dhe i reshti gjithë frikërat,
shijoi gjithë ëndrrat e saj që ajo i mbante të fshehura brenda eshtrave.

C. Poindexter
 
Kur Titaniku u mbyt, kishte si udhëtar milionerin John Jacob Astor IV. Paratë në llogarinë e tij bankare ishin të mjaftueshme për të ndërtuar 30 Titanikë. Megjithatë, përballë rrezikut vdekjeprurës, ai zgjodhi atë që e quante të drejtë dhe hoqi dorë nga vendi i tij në një varkë shpëtimi për të shpëtuar dy fëmijë të frikësuar.
Milioneri Isidor Straus, bashkëpronar i zinxhirit më të madh amerikan të dyqaneve, "Macy's", i cili ishte gjithashtu në Titanik, tha:
"Unë kurrë nuk do të hyj në një varkë shpëtimi përpara njerëzve të tjerë."
Gruaja e tij, Ida Straus, gjithashtu refuzoi të hipte në varkën e shpëtimit, duke ia dhënë vendin shërbëtores së saj të sapoemëruar, Ellen Bird. Ajo vendosi të kalonte çastet e fundit të jetës me bashkëshortin e saj.
Këta njerëz të pasur zgjodhën të hiqnin dorë nga pasuritë e tyre, nga jetët e tyre, në vend që të korruptonin parimet e tyre morale. Zgjedhja e tyre në favor të vlerave morale nxori në pah anën më të mirë të qytetërimit njerëzor.436342857_297341586736849_1393233391171311208_n.jpg
 
Bota është plot me gjëra të magjishme që presin për shqisat tona që të bëhen më të mprehta.

W. B. Yeats
 
Mbaje mend gjithmonë
Zemra ime të mban pranë
Atëherë kur krahët nuk munden.
 
Nuk duhet të kërkosh falje për thellësinë tënde,
As të kërkosh falje për hapësirën që zë.
Ji vetvetja! Bëhu i thellë aq sa je dhe zër aq hapësirë sa të duhet.

Becca Lee
 
Shkruaj, vizato, pikturo, bëj fotografi, skulptura, kërce e këndo.
Jepi jetë artit që fle brenda teje.
Keq apo mirë, të ndihmon të rritesh e të kuptosh se çfarë e prek shpirtin tënd.

Dede Hawkins
 
Bëj që dashuria jote për Zotin të ndryshojë botën,
por mos lejo asnjëherë që bota të ndryshojë dashurinë tënde për Zotin.
 
Ndërsa shoqëria dhe kultura e sotme bie në errësirë...
ndërsa shohim shtimin e adhurimit të djallit kudo rreth nesh...
me ata që vendosin veten si mikpritës për demonët dhe çdo gjë të papastër...
e pra guximi i tyre është turpi i tyre, sepse ata janë dëshmitarë kundër vetvetes...
prandaj largohu prej tyre, ti fëmijë i Perëndisë, fëmijë i dritës.

Efesianëve 5

11 Mos merrni pjesë në veprat e pafrytshme të errësirës, por, përkundrazi, paditini.
 
Shpirti im nderon shpirtin tënd.
Nderoj vendin tek ti ku gjenden i gjithë universi.
Nderoj dritën, dashurinë, të vërtetën, të bukurën dhe paqen tek ti, sepse është edhe brenda meje.
Duke i rrëfyer këto ne jemi të bashkuar, jemi të njëjtët, jemi një.
 
1. Vjen një moment kur fillon të kërkosh partnere, një person me të cilin do të dëgjosh shiun.
2. Butësi. Është sikur një flutur të të godiste ose të ulej në supe.
3. Vetmia është gjithashtu një shoqëri.
4. Kur dashuron, pushon së qeni thjesht një person, por bëhesh një aromë. Ti nuk ecën në tokë, ti fluturon mbi të. Kjo është gjendja e të qenit i dashuruar dhe gjëja kryesore në jetë. Dhe nuk ka rëndësi se me çfarë je dashuruar - një grua, një punë, bota apo jeta.
5. Unë mendoj se është hyjnore kur bie borë... Dhe kur bie shi, dhe kur gjethet lëkunden në pemë - këto janë të gjitha fenomene hyjnore, këto janë të gjitha mrekulli, këto janë momente madhështore në jetën e njeriut. Momente hyjnore. Dhe nëse është për të ardhur keq të vdesësh, është pikërisht për shkak të këtyre manifestimeve hyjnore. Kjo është loja e jetës, vetë jeta është mrekulli hyjnore.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back