Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Gati arrijnë të të bëjnë të ndihesh i gabuar.
Të japin udhëzime për çdo hap tëndin
Vendosin për çdo emocion që ke
Kontrollojnë deri tek buzëqeshja jote
Apo zhvlerësojnë çdo hidhërim tëndin
Por ti qëndro ai që je
I vërtetë
I papërkryer
Rebel

De Pascalis
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
Ajo që më tërheq më shumë tek dikush është mendja e saj. Dashurohem me atë që më sfidon, me ata që më nxit kuriozitetin, me atë që më shpjegon çfarë nuk di ende e që më mëson për veten.
Një e folur inteligjente, më josh. Sepse ka më shumë intimitet në një mendim të zhveshur... Trupi dhe mendja nuk ndahen kurrë.
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
Ju uroj ëndrra të pafundme
dhe dëshirë të furishme për të realizuar disa prej tyre.
Ju uroj që të doni atë që duhet dashur dhe të harroni atë që duhet harruar.
Ju uroj pasion
Ju uroj heshtje
Ju uroj këngën e zogjve në zgjim dhe të qeshurat e fëmijëve.
Ju uroj të respektoni dallimet e të tjerëve sepse merita dhe vlera e
secilit shpesh është e fshehur.
Ju uroj t'i rezistoni fundosjes, indiferencës, virtyteve negative të epokës sonë.
Ju uroj që të mos hiqni kurrë dorë nga kërkimi, nga të papriturat, nga jeta dhe nga dashuria, sepse jeta është një aventurë e mrekullueshme dhe asgjë e askush nuk mund të na bëjë të heqim dorë prej saj, pa u futur në një betejë të ashpër.
Mbi të gjitha, ju uroj të jeni vetvetja, të kënaqur dhe të lumtur për atë që jeni, sepse
lumturia është vendmbërritja jonë e vërtetë.

Zhak Brel
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
Njerëzit që e dinë çfarë thua kur nuk flet
Që e dinë ku ndodhesh kur zhdukesh
Që kërkojnë mes mendimeve të tua
duke mbajtur vesh në vështrimet e tua
Janë njerëzit që pa e ditur
na shërojnë shpirtin.

A Faber
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
Është e çuditshme periudha e festave
Bota të imponon lumturinë;
ti nga ana tjetër humbesh përtej pikave të shiut që rrëshqasin në xham duke tharë kujtimet që lundrojnë në lotët e rënë mes shpirtit dhe fytit.
Është e çuditshme që të ndihesh pavend, ose të mos jesh në gjendje të ndjesh asgjë,
pavarësisht muzikës, dritave, ngjyrave.
Megjithatë ti buzëqesh.
Buzëqesh sepse jeta nuk të ka hequr momentet e bukura që ke përjetuar dhe as ato që ke për të pasur në zemrën e asaj që do.
Ti buzeqesh.
Buzëqesh kur thua përshëndetje,
kur perqafohesh,
kur zvogëlon emocionet që ende të frikësojnë,
kur improvizon frymëzimin.
Pastaj, në një moment vetmie, kthehesh që të jesh borë në duart e pranverës.
Por buzëqesh.
Dhe mendoni se do ia dalësh.
Sepse përtej mungesës, ke mësuar thjeshtësinë e mirënjohjen.
Ke përjetuar Dashurinë që mbetet.

N Di Berardino
 
Mësojini fëmijët tuaj
me mornica emocionesh
për të mbrojtur me çdo kusht
arsyet e drithërimave të tyre.

Ofrojini atyre stimuj dhembshurie,
mësoni kujdesin e luleve,
për të ushqyer jetën
dhe jo për ta këputur atë.

Mësojini fëmijët tuaj
me pauzat e meditimit
për qëndrueshmërinë e mendimit
me ndalesat e frymëmarrjes

Me rëndësinë e ndalimit
për të marrë frymë ajri të pastër
për rëndësinë e prehjes
se askush nuk të ndjek
e nëse është bota që nxiton
kjo nuk na intereson,

Ne jemi lindur për të shijuar perëndimet e diellit
për të marrë kohë për të përqafuar një dashuri
dhe për të lënë kohën të kalojë
mes një darke të qetë me miq
dhe një rrëfimi të gjatë me besim

Mësojini fëmijët tuaj
me dhembshurinë
që të bëhen edhe dhembshuria e të tjerëve,
që të luajnë në pyll
që të bëjnë kasolle me degë,
që të ndezin një zjarr me boçe pishash
dhe të ndalin e të vështrojnë yjet.

Mësojini fëmijët tuaj të jenë të matur,
vetëm kështu do të mund të kuptojnë
sa mrekulli gjendet
brenda urtësisë së një zemre.

Gio Evan
 
Të gjithë janë të aftë të dashurojnë
Por jo të aftë për të dashur
Të duash është diçka tjetër
Është të përveshësh mëngët, të luftosh e t'ia arrish
Është të përkujdesesh
Të vësh lumturinë e saj para tëndes
Të duash është të kërkosh falje
Të lësh krenarinë mënjanë
Edhe nëse
Nuk është as faji yt
Të dashurosh është një aftësi
Që të gjithë e kanë, të duash jo
Atë duhet ta mësosh.
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
I uli sytë për të shmangur vështrimin tek ajo, si të ishte dielli, por megjithatë e pa, ashtu si diellin, edhe pa ia ngulur sytë.

Tolstoi
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
Jezusi mori gjembat,
ne do të donim petalet!

Jezusi mori të pështyrat,
ne do të donim duartrokitjet!

Jezusi mori kundërshtimet,
ne do të donim mbështetjen!

Jezusi mori fyerjet,
ne do të donim komplimentat!

Jezusi mori kritikat,
ne do të donim miratimin!

Jezusi mori kryqin,
ne do të donim vetëm lavdinë!

...Kushdo që thotë se qëndron në të, duhet, edhe ai, të ecë në rrugën që Jezusi eci. (1 Gjonit 2:6)
 
“Pyetjeve më të rëndësishme gjithmonë përfundojmë duke iu përgjigjur me gjithë ekzistencën. Nuk ka rëndësi se çfarë thua ndërkohë, në çfarë termash dhe me çfarë argumentesh mbrohesh. Në fund, në fund të çdo gjëje, është me faktet e jetës që njeriu u përgjigjet pyetjeve që na bën bota me kaq ngulm. Ato janë: Kush je ti?...Çfarë doje vërtetë? ...Çfarë dije me të vërtetë? ... Ndaj kujt apo ndaj çfarë gjëje je treguar i guximshëm apo frikacak?”

Sándor Márai
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
Nëse je i heshtur për bindjet e tua, sepse je i shqetësuar se dikush do të ofendohet, atëherë bindjet e tua nuk janë aq të rëndësishme sa opinioni i të tjerëve për ty.
Kur mban një qëndrim për atë që është e drejtë dhe e vërtetë do të marrësh edhe urrejtje edhe dashuri, por të gjithë do ta dinë se për çfarë je duke luftuar.
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
Jetojmë një kohë kur logjika konsiderohet si diçka e diskutueshme
çmenduria quhet thjesht një këndvështrim ndryshe
dhe degjenerimi quhet thjesht një mënyrë tjetër jetese.

Thomas Sowell
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
Proverbat 6

16 Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:

17 sytë krenarë, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,

18 zemra që kurdis plane të liga, këmbët që turren me vrap drejt së keqes,

19 dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.
 
Kam dashur aq shumë ca njerëz, duke u munduar t'i kuptoj edhe kur ishin duke më lënduar mua.

Keanu Reeves
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
Keqardhje për kombin, populli i të cilit është dele,
dhe krerët e të cilit e mashtrojnë.

Keqardhje për kombin, ku udhëheqësit e tij janë gënjeshtarë, e ku të urtët janë detyruar të heshtin,
dhe të marrët e të cilit mbushin programet e mediave.

Keqardhje për kombin që nuk e ngre zërin,
përveç lavdërimit të diktatorëve dhe dhunuesit si hero
i cili synon të sundojë botën me forcë dhe me torturë.

Keqardhje për kombin që nuk njeh gjuhë tjetër veç të vetës
dhe asnjë kulturë tjetër përveç të tijën.

Keqardhje për kombin që frymëmarrja e tij është paraja
dhe fle gjumin e atij që ha shumë.

Keqardhje për kombin - oh, keqardhje për njerëzit që lejojnë të drejtat e tyre të zhbëhen
dhe liritë e tyre t'i marrë lumi

Vendi im, lotët e tu, tokë e ëmbël e lirisë.

Lawrence Ferlinghetti
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
Ky është një grafik i të gjitha referencave në Bibël.

Gjithsej 63,779 referenca të gërshetuara.

Nëse një njeri mund të shkruante një libër kaq të artikuluar, ai do të konsiderohej si kompozitori më i mirë që ka njohur ndonjëherë bota, një gjeni.

Por Bibla nuk u shkrua nga një njeri i vetëm.

Është shkruar nga 40 njerëz, shumica e të cilëve nuk janë takuar kurrë.

Është shkruar në 3 gjuhë të ndryshme.

Në tre kontinente të ndryshme.

Për një periudhë prej 1500 vjetësh.

Pa frymëzim hyjnor kjo është absolutisht e pamundur.

Bibla nuk është thjesht një libër. Janë 66 libra që njerëzit i kanë shkruar nën drejtimin hyjnor të Frymës së Shenjtë.

Është Fjala e gjallë e Perëndisë!

429769202_7571369926247166_7538614124959661239_n.jpg
 
Viktor Hygo

Burri dhe Gruaja në gjithçka që kanë më të shtrenjtë.

Burri është më i larti i krijesave,
Gruaja është idealja më sublime.
Zoti ka bërë për burrin një fron,
për Gruan një altar.
Froni lartëson, altari shenjtëron.

Burri është truri, Gruaja zemra.
Truri sjell dritë, zemra përfton Dashuri.
Drita fekondon, Dashuria ringjall.
Burri është i fortë nëpërmjet arsyes,
Gruaja është e pamposhtur përmes lotëve.
Arsyeja bind, lotët prekin.

Burri është i aftë për çdo heroizëm,
Gruaja për të gjitha martirizimet.
Heroizmi fisnikëron, martirizimi lartëson.
Burri ka epërsinë, gruaja ka përparësinë.
Epërsia do të thotë forcë,
Përparësia përfaqëson të drejtën.

Burri është gjeni, gruaja engjëll.
Gjenialiteti është i pamatshëm, engjëllorja e papërshkrueshme.
Aspirata e burrit është lavdia supreme,
Aspirata e gruas është virtyti i pafund.
Lavdia e bën gjithçka madhështore,
Virtyti e bën gjithçka hyjnore.

Burri është një ligjësi, Gruaja Ungjill.
Ligjësia korrigjon, Ungjilli bën të përkryerën.
Burri mendon, Gruaja ëndërron.
Të mendosh është të kesh në kokë një larvë,
Të ëndërrosh është të kesh në ballë një aureolë.

Burri është një oqean, Gruaja është një liqen.
Oqeani ka perlën që zbukuron,
Liqeni poezinë që shndrit.
Burri është një shqiponjë që fluturon,
Gruaja është bilbili që këndon.
Të fluturosh është të mbizotërosh hapësirën,
Të këndosh është të zotërosh shpirtin.

Burri është një Tempull,
Gruaja është Altari.
Përpara Tempullit zbulojmë vetveten,
Përpara Altarit gjunjëzohemi.

Burri gjendet në skaj të tokës
Gruaja atje ku fillon P a r a j s a.
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
2 Timoteu 3

Dije këtë gjë: do të vijnë kohë të vështira në ditët e fundit.

Sepse njerëzit do të duan vetëm veten e tyre, do të jenë lakmitarë parash, mburravecë, krenarë, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, pa shenjtëri, pa dashuri, me inate, shpifës, pa vetëkontroll, shtazarakë, përçmues të së mirës, tradhtarë, kokëfortë, mendjemëdhenj.

Do të jepen më shumë pas kënaqësive, sesa do të duan Zotin, duke u hequr si besimtarë në dukje por duke mohuar fuqinë e Tij.

Rri larg nga këta njerëz.
 
Vite dashurie janë harruar, në urrejtjen e një minute.

Edgar Allan Poe
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
Të mbetesh vetvetja në një botë që të shtyn gjithë kohës që të bëhesh diçka tjetër, është një arritje e madhe.

R W Emerson
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back