Viktor Hygo
Burri dhe Gruaja në gjithçka që kanë më të shtrenjtë.
Burri është më i larti i krijesave,
Gruaja është idealja më sublime.
Zoti ka bërë për burrin një fron,
për Gruan një altar.
Froni lartëson, altari shenjtëron.
Burri është truri, Gruaja zemra.
Truri sjell dritë, zemra përfton Dashuri.
Drita fekondon, Dashuria ringjall.
Burri është i fortë nëpërmjet arsyes,
Gruaja është e pamposhtur përmes lotëve.
Arsyeja bind, lotët prekin.
Burri është i aftë për çdo heroizëm,
Gruaja për të gjitha martirizimet.
Heroizmi fisnikëron, martirizimi lartëson.
Burri ka epërsinë, gruaja ka përparësinë.
Epërsia do të thotë forcë,
Përparësia përfaqëson të drejtën.
Burri është gjeni, gruaja engjëll.
Gjenialiteti është i pamatshëm, engjëllorja e papërshkrueshme.
Aspirata e burrit është lavdia supreme,
Aspirata e gruas është virtyti i pafund.
Lavdia e bën gjithçka madhështore,
Virtyti e bën gjithçka hyjnore.
Burri është një ligjësi, Gruaja Ungjill.
Ligjësia korrigjon, Ungjilli bën të përkryerën.
Burri mendon, Gruaja ëndërron.
Të mendosh është të kesh në kokë një larvë,
Të ëndërrosh është të kesh në ballë një aureolë.
Burri është një oqean, Gruaja është një liqen.
Oqeani ka perlën që zbukuron,
Liqeni poezinë që shndrit.
Burri është një shqiponjë që fluturon,
Gruaja është bilbili që këndon.
Të fluturosh është të mbizotërosh hapësirën,
Të këndosh është të zotërosh shpirtin.
Burri është një Tempull,
Gruaja është Altari.
Përpara Tempullit zbulojmë vetveten,
Përpara Altarit gjunjëzohemi.
Burri gjendet në skaj të tokës
Gruaja atje ku fillon P a r a j s a.