Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Miqësia nis në çastin kur një njeri i thotë një tjetri:
Çfarë ? Edhe ti ? Kujtoja se isha i vetmi.

C.S.Lewis
 
Si përfundim jeta ime
është historia e tentativave që kam bërë
për të qenë me këmbë në tokë
pa ndalur së vështruari lart qiellin.

Gramellini
 
U ula nga ana e fajtorëve vetëm se nuk kishte ngelur më vend tjetër ku të rrije.

E megjithatë, askush nuk ishte në vendin që i takonte.

Prej aty pashë kllounët të ulur në vendin e mbretit, mendjemadhësia e ulur në vendin e përulësisë dhe ndjeshmëria e ulur në vend të çfarëdoshëm.

Njerëzit e ndieshëm ishin të kënaqur që zinin atë vend, shpresonin se do të ndienin shumë më pak ose të mos ndienin asgjë. Për të mos ndierë më shpirtin e drobitur, zemrën që rrihte si e çmendur dhe mendjen që torturohej për ato gjëra që të tjerët as që i vinin re.

Njerëzit e pandieshëm hiqeshin si të ndjeshëm megjithëse nuk e njihnin thellësinë që jep dhimbja.

Të gjithë rrinim të ulur duke pritur, të gjithë e dinin se zinin vende që nuk përkonin me të vërtetën.

Oratorët flisnin megjithëse nuk njihnin domethënien e fjalëve që thonin.

Kush kapej pas formës e pas yçklave e mbante veten si njeri të lirë, megjithëse qëndronte brenda kafazit të përfytyrimeve dhe paragjykimeve, i rrënjosur në anën që kishte marrë.

Kush donte dikë, thoshte se nuk dashuronte, nga frika se humbte dashurinë dhe ai që nuk donte njeri, betohej për dashurinë e përjetshme.

Kush tradhëtonte mohonte dhe nga ana tjetër kthehej duke vazhduar të ulërasë.
Sepse tradhëtarët dhe gënjeshtarët sa më shumë ulërasin aq më shumë duan të kenë të drejtë.

Heshtja është e njerëzve të fortë.

Uleshin hipokritët në vendin e njerëzve të sinqertë dhe me dorën në kraharor betoheshin sa nga njëra anë në tjetrën, duke tjerrur realitetin, ndërsa të sinqertët të ulur mes hipokritëve çmendeshin nga vërtetësia dhe me sy të çakërdisur luteshin për mëshirë.

Atëherë mori fjalën Ndërgjegjia:
"Vendi që zë është brenda zemrës tënde, aty gjeje veten, pranohu dhe çfarëdo vendi të të japin të tjerët, gjej qetësinë.
E nuk ka rëndësi kush do të jesh për të tjerët, por kush do të jesh për veten."
Vetëm ti e di vlerën e zemrës tënde, ta trajtosh për atë që i takon dhe për përjetimin shpirtëror të saj."

Ata që ishin pa ndërgjegje qëndruan në këmbë, sepse gjetën difekte tek çdo vend e nuk kishin më ku të uleshin.


Badalamenti
 
"Kur femra është e aftë për të nxjerrë nga barku një qenie të re, nuk e ka të vështirë që të nxjerrë nga zemra një idiot."

Bukowski
 
Për çdo përqafim që nuk ke patur
Për çdo vështrim të pashkëmbyer
Për çdo herë që je ndier e padukshme
Për çdo herë që dëshiroje një puthje
E nuk erdhi kurrë,
Për atë zhgënjim që të copëtoi zemrën
Për lodhjen që herë herë të bën
Të harrosh që edhe ti je e bukur
Për atë perëndim që pe e vetmuar
Për detin që ndien brenda teje,
Për çdo urim të mbrëmjes që më kot prite
Për besimin e tradhëtuar
Për premtimet që nuk kanë mbajtur
Për ndieshmërinë tënde që ndonjëherë të vret,
Për ndieshmërinë tënde që ndonjëherë të shpëton
Për të gjitha këto unë të them "mos hiq dorë asnjëherë":
Mos resht së prituri urimin e natës së mirë
që ta bën zemrën të ndihet e gjallëruar
Mos resht së përqafuari veten për brishtësinë tënde
E të mos e quash asnjëherë një pikë të dobët
Por gjithmonë një detaj që të bën të ndryshme.
Ti je, e ndryshme: ti shkëlqen dhe nuk je në dijeni,
Ti ke aftësinë që të përqafosh e të bësh të ndihesh në shtëpi
Ti di të përkëdhelësh, të duash, të përkujdesesh
Ti di të jesh e lumtur.
Megjithëse të duket e vështirë,
Megjithëse me raste të del nga mendja
Megjithëse të lëndojnë.
Ti çdo gjë e bën me zemër
Dhe e bën në heshtje

Riccardo Bertoldi
 
Ëndrrat shpesh janë të destinuara që të copëtohen në përballje me realitetin. Por janë ato më të thjeshtat që janë më të dhimbshmet, sepse na shfaqen aq personale, aq të arsyeshme, aq të arritshme. Të duket gjithmonë se je vetëm një hap larg për t'i prekur me dorë, por kurrë mjaftueshëm sa për t'i mbërthyer, e thjesht kjo mjafton për të të thyer zemrën.

Sparks
 
Jeta nuk kënaqet me diçka, kërkon gjithçka. Nuk mund të shmangim pengesat, as të mendojmë se nuk do dështojmë asnjëherë, por kufinjtë tanë janë pasuria jonë: na tregojnë se kush jemi dhe ku mund të arrijmë nëse kemi kurajo. Tregojnë historinë tonë dhe na ndihmojnë të shkruajmë vazhdimin.
Gabojmë, herë për t'u mbrojtur, e herë për të pasur liri, i lëndojmë të tjerët, shpesh lëndojmë edhe veten, nuk e lëmë dot të shkuarën të ikë, na shkon kot e tashmja, e humbim shpresën tek e ardhmja, por dimë edhe të dëgjojmë njëri-tjetrin, të mbahemi për dore, të besojmë në një qëllim të përbashkët, të mundohemi ta realizojmë. Sido që të jetë, t'i gjendemi njëri-tjetrit. Këto janë gjëra që na shpëtojnë.

L. Gentile
 
Ndjeshmëria nuk është dobësi.
Është pamundësia për të ndejtur
në sipërfaqe.
Është të shkosh gjithmonë deri në fund.
Të gjërave, të njerëzve,
të emocioneve.

S Santorelli
 
Të mbash një qëndrim ndonjëherë humbet dikë
Të mos mbash, humbet vetveten

A. Colella
 
Ndonjëherë pyes veten:
Si kanë bërë gjyshërit dhe
prindërit tanë
për të jetuar një jetë sakrificash,
edhe pa pasur asnjë para në xhep
por të Lumtur me atë pak që kishin?

Si ia bënin për të mbijetuar nga ushqimet
që përmban laktozë?

Si mundën të rriteshin
pa ushqime për fëmijë, suplemente,
hormone dhe multivitamina?

Si jetuan
pa Koka-Kola zero, Red Bull,
aperitivë dhe pije alkolike me fruta,
nëse prisnin të dielën
për të pirë ujë të gazuar
me esenca të tretura?

Si i kaluan
dimrat e ashpër
me simiten në çantë,
pa ëmbëlsirat,
Nutella dhe përforcuesit e imunitetit?

Si u mjaftuan
me vaktin e pasdites
të bërë me bukë, sheqer e gjalpë,
pa mikser
frutash dhe perimesh?

Si i kalonin mbrëmjet e verës me një fetë shalqi në rrugë,
pa rrëmujën e zhurmshme të Happy Hour?

Si mundën
t’i vardiseshin shoqes së bankës
pa depilim në kraharor, dhe pa një trup Hollivudi?

Si mundën
të jetonin pa trajner personal
duke luajtur vetëm futboll në fusha gjithë dhe
ndërkohë që shoku më i pamundur
bënte arbitrin?

Si i mbijetuan gjunjëve gjithë kore
e plagëve të mbyllura me gjethe.
pa përdorur antibiotikë
antiseptikë dhe mjekime?

Si ia dolën
për të takuar vajzën nëse nuk ekzistonte celular
dhe sms-të e vetme me tekst ishin një pusullë në ditar dhe një provë për ta puthur?

Si pranonin ato të dilnin me ta,
nëse shkonin t'i merrnin në këmbë duke u ndier se fluturonin?

Si mundën
të shkruanin poezi dhe të kompozonin këngë pa përdorur kompjuter?

Si ia dolën
të prisnin një kohë të pafund për të dhënë puthjen e parë,

E megjithatë, brezi i tyre
që nuk kishte, dinte të ëndërronte
dhe është rritur më mirë se i joni.

Sepse ushqimet më të shëndetshme që i ushqenin ishin
thjeshtësia, shpresa dhe dashuria
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Në errësirë duke vallëzuar

Ti mendon për dashurinë
Duke menduar për mua
Zemra të rreh
Pse, më thuaj
Frikërat që ke
Ëndrrat e trazuara
Asnjëherë mos u ngatërro
Përherë do jenë të tuat

Ndieje dashurinë
Pas meje shtrëngohu
Zemra të rreh
Pse, më thuaj
Kjo kohë për ne
E pakët është dhe e çmuar
Herët a vonë do të shkojë
E më nuk do të kthehet

Nëse pak më shumë të shtrëngoj
Në errësirë duke vallëzuar në heshtje
Koha, koha do të buzëqeshë
Në errësirë Duke vallëzuar
Në heshtje, në heshtje

Të puth ngadalë
Vogëlushja ime
Puth frymën
Që merr me vete
Frikërat që ke
Ëndrrat e trazuara
Nuk do t’i harroj kurrë
Do të jenë përgjithmonë

Nëse pak më shumë të shtrëngoj
Në errësirë duke vallëzuar në heshtje
Koha, koha do të buzëqeshë
Në errësirë duke vallëzuar
Në heshtje, në heshtje

Në heshtje, në heshtje

Në heshtje, në heshtje

Në heshtje, në heshtje
 
Nuk është e vërtetë që fjalët janë vetëm fjalë
Janë disa që të përkëdhelin shpirtin
E disa që të dhembin më shumë sesa një shuplakë

Ka fjalë që i merr era
E të tjera që mbeten të skalitura gjithmonë

Disa lënë shenja të thella
Të tjera kthehen në kujtime të mrekullueshme

Fjalët nuk janë asnjëherë "veç fjalë"
Por çaste jete që lënë shenja të pashlyeshme

Brenda secilit prej nesh
 
Sekreti

Një pike shiu
I fola për ty.
Ajo nuk e mbajti sekretin.

Tani i gjithë shiu,
përsërit emrin tënd.
 
Kam mësuar se gjithçka mund të harrohet
Përveç të mirës që të kanë bërë

Kam mësuar se nëse dikush e mban veten superior
Duhet lënë të jetojë në inferioritetin e vet

Kam mësuar të jetoj me kokën lart
Sepse kush përkulet para Zotit, nuk përkulet para askujt.
 
Kisha dy zgjidhje:
Ta lija veten të vdisja, apo të mësoja të jetoja.
Kështu mora pe e gjilpërë dhe qepa plagët e shpirtit.
Vendosa që gjithësesi do ia dilja.
 
Më të mirët nuk janë ata që mburren me arritjet e tyre por ata që kanë virtyte të një zemre të pastër dhe i flasin shpirtit tonë me fjalë të ëmbla shëruese.

Janë ata njerëz që e kanë mënyrë jetese mirësinë dhe dashurinë e dhurojnë natyrshëm, se është e vetmja mënyrë si mund të jenë në paqe me veten.

Janë plot me plagë të shëruara ose të hapura, që nuk i tregojnë por i ndiejnë tek tjetri e gjithashtu tek vetmia jote.

Do të donim më shumë njerëz të tillë se sa vetmi më të gjata e më sfilitëse.
 
Shumë thonë që në dashuri fiton ai që ikën, të tjerë thonë se fiton ai që pret.
Unë them që në dashuri fiton thjesht ai që dashuron, madje edhe kur nuk është e ndërsjelltë, është përsëri fitimtar, sepse të duash është gjëja më fisnike që njeriu mund të bëjë.
 
Unë jetoj në një botë tjetër.. dhe nuk kam kohë për gjërat që nuk kanë shpirt.

Bukowski
 
Jepni dashuri!
Jepni dashuri njerëzve që doni, jepini asaj që është e trishtë dhe nuk di të japë.
Jepini asaj që nuk e pret. Jepni gjithmonë
Jepni dashuri papritur, brenda dashurisë së papritur ka fjalë të mrekullueshme.

Gitana
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back