Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Deti nuk është asnjëherë i palëvizshëm
Trazohet,
Tërhiqet,
Shtrihet,
Mbulon
Dhe fashit
Çdo gjë...
Kështu është edhe dashuria!
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
"Në pleqëri, në fytyrë shfaqet karakteri dhe shpirti i njeriut, ashtu siç shfaqet relievi i një kodre gjatë dimrit kur e humb pyllin e vet dhe është e zhveshur krejtësisht. Ka fytyra që me pleqërinë marrin pamje shenjtërore dhe të urtë, ka fytyra që marrin pamje të sëmurë dhe të munduar, dhe ka fytyra që marrin pamje kafshërore dhe të egër. Njoh njerëz të shëmtuar dhe gra të shëmtuara, karakteri i të cilëve nuk dallohej në fytyrat e tyre kur ishin të rinj, sepse rinia është gjithmonë dhe në çdo gjë një bukuri e pamasë. Por të njëjtat fytyra morën një pamje të tmerrshme dhe të frikshme në pleqëri, me tipare të liga dhe pamje gjakatare. Kështu, temperamenti dhe të gjitha ndjenjat marrin shprehjen e tyre të hapur dhe të dukshme vetëm në pleqëri. Njerëzit inteligjentë dhe bujarë bëhen njerëz të moshuar të mrekullueshëm me të cilët është kënaqësi të afrohesh. Dikush plaket si ari i çmuar dhe mermeri, dhe dikush si një këpucë."
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
Asnjëherë nuk isha i madh
në sytë e dikujt,
ashtu siç isha
në sytë e saj.
Dhe asnjëherë
nuk do të jem i rëndësishëm për dikë,
ashtu siç isha për atë.
Për shkak të saj,
isha i veçantë.
Madje edhe ndaj vetes.

Bukowski
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
Natën e mirë ty që në këtë çast
duhet të ishe këtu, e jo kushedi ku.
Natën e mirë asaj që sonte e ka humbur veten
ndër lotë dhe mendime.
Natën e mirë asaj që ka shpresuar, luftuar, asaj që ka nxjerrë thonjtë, por gjithsesi ka humbur.
Natën e mirë mua, që të pres e lutem çdo natë
të të shoh duke u kthyer.
Natën e mirë frikacakëve dhe asaj ”unë e bëj për ty”
asaj që i ka mbyllur ëndrrat në sirtar,
asaj që është rrëzuar dhe ka pasur forcën e guximin që të çohet prapë.
Asaj që nuk dëshiron sy të tjerë,
asaj që nuk ia del,
asaj që e provon por është e vështirë,
asaj që vuan në heshtje,
asaj që qesh edhe pse është keq,
asaj që nuk mundet të ecë,
asaj që e kanë lënë,
asaj që zemrën e ka copë-copë.
Natën e mirë, edhe pse kjo natë nuk ka asgjë të mirë.
Do të qëndroj zgjuar, duke të menduar,
duke të imagjinuar, duke pyetur veten se si je,
çfarë je duke bërë, nëse buzëqesh, a je e lumtur,
a të merr malli për mua, apo ndoshta je më mirë ashtu…
Kush të ngroh natën, kush të shikon duke fjetur,
kush të buzëqesh prej hiçit.
E nuk e di, por kam frikë,
sepse natën bëhemi më të brishtë,
se natën biem, mendimet lëvizin shpejt
e lotët rrëshqasin.
Por kudo që të jesh, me këdo që të jesh
dije që më ka marrë malli shumë…

Bukowski
 
  • Pëlqej
Reactions: Mia
Njerëzit pa ndjenja

Ekzistojnë njerëz pa ndjenja, që shterrojnë deri në fund energjinë tënde sepse shënjestrojnë ndieshmërinë tënde.
Janë njerëz që në dukje janë gati të të japin gjithçka, por në të vërtetë është vetëm për një përfitim tyrin dhe me kalimin e kohës do të kërkojnë të mbetesh pa mbrojtje, të ndihesh i papërshtatshëm, të shkarkojnë tek ty të gjitha fajet nëse lidhja nuk mund të vazhdojë.
Dhe nuk është aspak çështje force, por ndieshmërie!
Mund të jesh një njeri shumë i fortë, por ata apo ato do të dinë gjithmonë që të kenë të drejtën nga ana e tyre dhe frika jote që lëndon dikë tjetër do t'i hapë rrugën që ti të lejosh të të lëndojnë ty.
Mos i jep njeriu këtë epërsi, dikush që të do nuk do të kërkojë të ketë këtë pushtet mbi ty.
Për fat të mirë ose të keq, kush është shumë i ndieshëm nuk e përfytyron se mund të jetë një person që nuk e shikon botën me të njëjtën zemër që e sheh ai, por duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin që ekzistojnë dhe në fund, afërsia e tyre do të jetë lëndimi ynë!

Takdeer
 
Të shkruaj

Sepse kam një nevojë për të folur, e akoma më shumë, për të menduar.
E mund ta bëj këtë vetëm me ty.
Është një periudhë e çuditshme kjo që po jetoj.
E përbërë nga shumë e shumë gjëra dhe nga asgjë,
nga ndryshime dhe nga vetmi.
E di çfarë do të më thoje tani: që ndryshimet janë pjesë e jetës dhe që vetmia është një kohë e privilegjuar për të ndejtur me veten. Ashtu është.
Mbase jam vetëm i lodhur.
Së ndjekuri ëndrrat e mia, së prituri një njeri, së dhëni pa masë dhe pa peshuar nevojat e mia.
Ndodh sepse kam nevojë për një përqafim.
Një nga ato përqafime që sjellin pranverën kur vonon të vijë.
Apo një puthje në ballë, nga ato që largojnë trazimet dhe të japin frymë.
Kam nevojë për një qiell të pastër që të shpalos shikimin, për një ballkon me lule me pamje nga deti, e për një orë pa akrepa, për të më kujtuar kush isha dhe të më kthejë nga ky që jam.
Për njerëz të vërtetë për t'u takuar në një botë të vërtetë, të vogël e të thjeshtë, ku buzëqeshjet janë të sinqerta e po ashtu edhe fjalët, edhe ato më kontrastuese, të bëhen ura.
Kam nevojë që të shkoj tek ai që do të bëhem, pa lënë pendesa gjatë rrugës, pa humbur kohë në inate të kota, pa u bërë copash në shpresa boshe.
Tani.
Duke i shkruajtur vetes.

Roncone
 
“Përsosmëria më sëmur. Gjithë ata meshkuj dhe femra që kërkojnë përsosmërinë në stereotipet që ka krijuar shoqëria janë të vjella. Kukulla mishi të ndyra pa personalitet dhe ndjenja. Të njëjtat rroba, e njëjta muzikë, i njëjti ushqim, të njëjtat makina, të njëjtat jetëra… dhe në fund?! E njëjta masë, vetëvrasje shtazarake. Sepse të jetosh si një robot është padyshim vetëvrasje. Kur të gjithë janë të barabartë, të gjithë janë askush. Përsosmëria është një zog i mbyllur në kafaz që jeton, ha dhe bën jashtëqitje për një qëllim: për tu admiruar!
Unë dua të jetoj lirshëm, i ngrirë, i uritur, por i gjithi i lirë.”

Bukowski
 
8 të vërtetat e jetës:

1. Askush nuk është i vërtetë në këtë botë përveç nënës
2. I varfëri nuk ka miq
3. Njerëzit nuk i pëlqejnë mendimet e mira, ata pëlqejnë dukjen e mirë
4. Njerëzit e respektojnë paranë, jo njeriun
5. Njeriu që do më së shumëti, do të lëndojë më së shumëti
6. E vërteta është e thjeshtë por në momentin që mundohesh ta sqarosh bëhet e vështirë
7. “Kur je i lumtur kënaqesh me muzikën”, por “kur je i mërzitur i kupton fjalët”
8. Dy gjëra të përcaktojnë në jetë; “durimi yt” kur nuk ke asgjë, dhe “sjellja jote” kur ke gjithçka

Bukowski
 
Tani është kompjuteri dhe shumë kompjuter të tjerë,
dhe së shpejti secili do të ketë nga një,
tre-vjeçarët do të kenë kompjutera
dhe secili do të dijë gjithçka
për çdokënd tjetër
shumë përpara se t’i takojnë ata.
askush nuk do të dëshirojë të takojë askënd tjetër përsëri
dhe secili do të jetë
një i vetmuar
siç jam unë tani.

Bukowski
 
Jeta nuk kënaqet me diçka, kërkon gjithçka. Nuk mund të shmangim pengesat, as të mendojmë se nuk do dështojmë asnjëherë, por kufinjtë tanë janë pasuria jonë: na tregojnë se kush jemi dhe ku mund të arrijmë nëse kemi kurajo. Tregojnë historinë tonë dhe na ndihmojnë të shkruajmë vazhdimin.
Gabojmë, herë për t'u mbrojtur, e herë për të pasur liri, i lëndojmë të tjerët, shpesh lëndojmë edhe veten, nuk e lëmë dot të shkuarën të ikë, na shkon kot e tashmja, e humbim shpresën tek e ardhmja, por dimë edhe të dëgjojmë njëri-tjetrin, të mbahemi për dore, të besojmë në një qëllim të përbashkët, të mundohemi ta realizojmë. Sido që të jetë, t'i gjendemi njëri-tjetrit. Këto janë gjëra që na shpëtojnë.

L. Gentile
 
Një grua e fortë dashurohet vërtetë
Kur takon një burrë
Me të cilin ndihet e lirë të jetë e brishtë.
 
“Gjithmonë gjendemi në kurthin e dy mundësive;
  • ose vdes nga vetmia përderisa pret personin e duhur...
  • ose mund të përfundosh duke duruar personin e gabuar gjatë gjithë jetës.”

Bukowski
 
“Krishtlindjet nisin që nga fundi i tetorit. Dritat ndizen gjithmonë më përpara, ndërkohë njerëzit janë gjithmonë të njëjtët. Do të doja një dhjetor me drita të fikura dhe njerëz që ndriçojnë!”

Bukowski
 
Je “asgjëja” ime.
Sepse kur njerëzit më ndeshin
me shikimin e përhumbur
dhe më pyesin:
“Për çfarë je duke menduar?”
unë ju them; asgjë.

Neruda
 
Kur gruaja është shtatzënë, në gjakun e saj fillojnë të lëvizin qelizat e bebes.
Pas lindjes këto qeliza ngelen në indet e nënës, në eshtra, në tru, në lëkurë për vite me rradhë, në raste edhe përjetësisht.
Kjo ndodh edhe nëse fetusi dështon, këto qeliza akoma migrojnë nëpër gjakun e nënës.
Hulumtimet tregojnë edhe nëse zemra apo ndonjë organ tjetër i nënës është i lënduar, qelizat e fetusit do të reagojnë për t’i shëruar këto qendra.
Dhe anasjelltas.
Shkaku i këtij procesi ku palët vetëndihmohen dhe indet bëhen një, krijohet ajo lidhja e papërshkrueshme nënë-fëmijë.
E gjithë kjo shfaqet më së miri në atë intuitën që e ndjejnë nënat edhe kur fëmija nuk është aty, atë telepatinë, atë instinktin, ndjenjën, atë shtrëngimin në kraharor.
Përfundimisht disa fenomene të papërshkruara fillojnë të marrin formë.
 
"Unë shoh njerëz të vrarë përreth meje çdo ditë. Unë eci nëpër dhomat e të vdekurve, rrugët e të vdekurve, qytetet e të vdekurve, burra pa sy, burra pa zë, burra me ndjenja të fabrikuara dhe reagime standarde, burra me tru gazetash, me shpirt televizori dhe idera të shkollës së mesme."

Bukowski
 
-E ke dashur, apo jo?
Ai mori frymë thellë,
-Si të të përgjigjem? Ajo ishte e çmendur.
Kaloi dorën nëpër flokë.
-Një Zot e di se sa e çmendur ishte, çdo ditë ishte femër tjetër.
Herë ishte inisiatore, e herë zvarritëse,
herë jepej e gjitha, e herë të tjera ishte e turpshme.
E pasigurtë dhe e vendosur.
E ëmbël dhe arrogante.
Ishte njëmijë femra, por parfumi i saj ishte gjithmonë i njëjti, i pangatërrueshëm.
Ajo ishte e vetmja siguri e imja,
më buzëqeshte, e dinte që ma hidhte me atë buzëqeshje.
Kur më buzëqeshte nuk kuptoja më asgjë.
Nuk dija më as të flas e as të mendoj,
asgjë, zero
.
Papritmas ishte veç ajo.
Ishte e çmendur, e gjitha e çmendur.
Ndonjëherë qante.
Thonë se në ato çaste femrat duan vetëm një përqafim.
Ajo, jo.
Ajo nervozohej.
Nuk e di ku gjendet tashmë, por vë bast që është në kërkim të ëndrrave.
Ishte e marrë, e gjitha e marrë.
Por unë e kam dashur,
si i çmendur.

Bukowski
 
E urrej botën ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta, duke zbuluar gjithçka që duhet mbuluar.
Botën ku nuk ka koncept për nderin dhe dinjitetin.
Ku gratë nuk duan fëmijë, ndërsa burrat nuk duan familje. Ku fëmijët mbahen si të suksesshëm përderisa drejtojnë makinën që ua ka blerë babai. Ku dikush me pak fuqi i poshtëron gjithë të tjerët.
Ku hipokritët bërtasin se besojnë në Zot me gotën e alkoolit në duar, dhe ku nuk ka mirëkuptim për besimin.
Ku mirësia merret për dobësi. Ku njerëzit e kanë harruar dashurinë, dhe vetëm shohin se si të kenë dobi nga partneri i tyre.
Ku djelmoshat nëpër klube pinë paratë e baballarve të tyre me të bërtitura primitive dhe ngërdheshje të shëmtuara, ndërsa femrat dashurohen tek ata nga shkaku i po këtyre vetive.
Ku femrat e meshkujt edhe gjatë kohë nuk do të jenë ndryshe dhe gjithë kjo quhet ‘liri e zgjedhjes’. Thjesht unë nuk mund ta pranoj këtë.
Zgjedh një rrugë tjetër.
 
“Rashë në një nga periudhat e mia patetike të mbylljes në vetvete. Shpesh, me qeniet njerëzore, të mira e të këqija, shqisat e mia shkëputen, lodhen; unë heq dorë. Jam i edukuar. E pohoj. Shtirem sikur kuptoj sepse nuk dua të lëndoj askënd. Kjo është dobësia që më ka sjellë shumë telashe. Duke u përpjekur të jem i sjellshëm me të tjerët, shpesh e gjej veten me shpirtin copa-copa, të katandisur si një pjatë makaronash të shtypura.
Nuk ka rëndësi. Truri im mbyllet. Dëgjoj. Përgjigjem. Dhe ata janë tepër të ngathët për të kuptuar se unë nuk jam aty.”

Bukowski
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back