Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një copë nga vetja...

  • Thread starter Thread starter Juno
  • Data e fillimit Data e fillimit

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Korrik 25, 2017
Mesazhe
32,419
Pëlqime
23,544
kur vjen puna në krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme brenda një raporti dashuror, është përherë e vështirë!
Sepse për të qenë të sinqertë, të qenit miq dhe të bërit thjesht ca udhëtime e të dalurit në qytet, janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Unë personalisht, kam ëndërruar gjithmonë që personi që do kem në krah, të jetë pikë së pari, mikesha ime e zemrës, e pastaj njeriu i shpirtit. Dikush me të cilin mund të flas pa frikë, pa droje e pa komplekse, çdo gjë…vërtet ÇDO GJË!
Dikush të cilin të mund ta marr në telefon edhe në një të natës, dhe jo, nuk e kam fjalën për ato telefonatat romantike kur i them se më mungon . Po flas për netët, ku jeta na përplas fytyrën për muri, na e zhvesh shpirtin, dhe e vetmja spirancë shpëtimi ndodhet në anën tjetër të telefonit.
Unë jam ëndërrimtar po. Kam ëndërruar përherë për një marrëdhënie si ato nëpër filma, me surpriza, me çokollata, me propozime që bëhen ulur në gjunj, e nga ana tjetër i mbaj sytë e zemrën hapur për të pranuar se, jo çdo dashuri është romantike sa dua.
E përtej ëndrrave romantike, kam ëndërruar edhe një partnere që veçse dy duar që të përqafojnë shpirtin, është dikush që do ta përqafojë jetën me ty. Dikë që të jetë mbështetja më e madhe e llastimeve të mia, luhajtjeve të humorit e frikërave më së shumti. Dikë që ta dua më shumë nga sa dua shpirtin tim, e nga ana tjetër të më mësojë si të dua veten edhe në minutat e mia më të këqija.
Përputhja nuk është vetëm kur pëlqejmë të njejtat gjëra, të njejtat vende, ushqime a muzikë. Është kur unë pëlqej gjërat e tua sepse ty të bëjnë të lumtur. Përputhja është edhe përshtatje, dhe mendoj se kjo është ajo çfarë shumë njerëz nuk arrijnë të kuptojnë. Se dashuria është përshtatje e ky është problemi me dashuri që ndalen vetëm tek pëlqimi dhe nuk shkojnë më tej. Po jeta është një gjë që ecën shpejt, ikën e ty të le prapa krahëve. E nëse ka diçka që kam kuptuar me muajt që iknin, stinet që ndërroheshin dhe unë që mbetesha në vend, është se lumturia të derivon nga vetja, e gjetja e partneres ideale, është vetëm një plus më shumë.
Kam kuptuar se, nuk dua më të gjej “gjysmën time më të mirë”, se unë nuk jam gjysëm! Unë jam i plotë, e dua po aq dikë që të jetë po aq e plotë…e plotësia nuk do të thotë perfeksion.
Se jeta është e bukur me ditë që lindin e ne jemi gjallë, po bëhet më e bukur akoma kur ke dikë që të dashuron.
Le të jemi realistë, a ka gjë më të bukur se sa dashuria?! Se sa dy sy që nuk vijnë nga i njejti gjak, po duan të krijojnë një jetë bashkë me ty; t’i kalojë sfidat me ty; ditët e këqija me ty; të bukurat po e po dhe edhe ato që janë të shëmtuara po dashuria asnjëherë pikëpyetje.
Kam kuptuar se, jeta është përshtatje, është kompromis, edhe partneri i zemrës po ashtu. Po dashuria jo. Vetëm dashuria s’është kompromis. Se janë gjysmat që të ndajnë përgjysëm: gjysma më e mirë, gjysëm-marrëdhëniet, gjysëm-fjalët, gjysëm-fjalët e zemrës, gjysëm-dashuritë.
Dhe unë jam i plotë! Jam aq i plotë, me zemrën po të mbushur plot me një djalë që po kërkon të rritet e me aq shumë dashuri, sa meritoj botën.
E në botën time që dua ta krijoj vetë pak e nga pak, dua një njeri që të më zgjojë çdo ditë me dëshirën për të qenë një njeri më i mirë! Dikë që të më marrë dorën dhe jo ankesat, e ta sfidojmë jetën bashkë.
 
Je i lumtur ti XXXXX? -Me pyeti teksa po qendronim me kembet varur ne tarracen e nje pallati te vjeter parafabrikat. Shiu kishte pak qe kishte pushuar se reni dhe tek-tuk ndonje yll çante me drite neper degezime resh.
Ndonjehere, rralle here, i them duke i buzeqeshur me cepin e buzes dhe kthej koken nga ajo duke e pare ne syte e saj te medhenj. Floket i kishte lene te derdhura dhe viheshin re dredhezat qe kishin lene gershetat e meparshme. Kish veshur nje pale xhinse te zbardhura dhe nje xhakete te holle fesh-feshe ngjyre gri. Me pare vishte perhere rroba shumengjyrshe e kohet e fundit kishte filluar ti pelqente grija ngaqe e pelqeja dhe une, ndoshta sepse ndihesha ne habitatin tim, ne horizontet gri,ne ditet me shi, duke pire cigare mbeshtetur pas mureve me suva te vjeter, ashtu sic ndihen ne habitatin e tyre ne erresire dhe lakuriqet e nates per te pare sa me qarte. Ndersa une nuk e di kur duhet te ndihem e lumtur XXXXX. Edhe atehere kur ndoshta duhet, terhiqem se ndoshta nuk eshte momenti i duhur, thote duke me marre cigaren nga goja me gishtat e saj te holle e te ftohte.
Ska te beje me te duhuren, thjesht ndihesh dhe kaq ja kthej duke ja marre cigaren serish.
Epo, ndoshta kam frike me thote duke hedhur shikimin larg ne horizont ku dukeshin dritat e qyteetit dhe makinave te cilat linin kone drite kur leviznin.
Une e di, kur je e lumtur ti te vezullojne syte si te kishte brenda qindra diej qe perplasen me njeri-tjetrin. Dhe une ndjej qindra diej perbrenda kur ty te vezullojne syte.
Ndersa ty XXXXX nuk te vezullojne syte ndonjehere?
Ndonjehere, rralle here, kur pi cigare afer teje.
 
Sa i dua yjet XXXXX, jane kaq magjik. Disa toptha zjarri qe qendrojne pezull mbi hapsire.
Mrekulli, me thote me ze te ulet.
Shiko XXXXX, ajo eshte arusha madhe. Ndersa ajo atje tej eshte yjesia e Dragoit, pastaj eshte Kasiopea, ajo eshte me e bukura! Ndersa ai eshte ylli polar, ylli i veriut! shtoi duke me treguar me gisht secilin prej tyre.
Ndersa une isha fokusuar te fytyra e saj, qe ndricohej nga drita e lehte e henes. Arusha e madhe? Kasiopea? Ylli i veriut? E c'ishin keto? Yje! Thjesht yje! Ndersa ajo ishte aty, e buzeqeshur,e prekshme, e gjalle, me e bukur dhe me e magjishme se vete universi.
 
Pash pritje ne syte e saj, nga ajo lloj pritje qe te behet lekure e shpirtit, perditshmeri, te cilen nuk e zhvesh dot.
Pash sy te vrenjtur, thua te ishin rete te tilla do leshonin shi te kriposur dhe bubullimat do ishin klithma e britma qe do bucisnin nga njeri skaj ne skajin tjeter te qiellit.
Mekat te lije ata sy ne ate gjendje, ndoshta nje prej mekateve me te erret qe te siguronin nje vend te perjetshem ne thellesite me te zjarrta te ferrit.
 
-Erdhe, degjova tek me tha mbasi mbylla deren dhe me shishen ne dore pohova.
-Nga kurverove deri ne kete ore te mengjesit, shtoi teksa shuante cigaren ne tavullen e tejmbushur me bishta cigaresh, me pas u ngrit dhe me mori pallton e veshur me floke debore.
-Me dashnoren, i thashe duke i treguar shishen e vodkas qe ishte rreze fundit.
U ula ne kolltuk prane zjarrit dhe e ktheva edhe nje here derisa shishja dha shpirt e nuk leshonte me asnje pike.
Ngrohtesia e zjarrit me perfshiu fytyren dhe pak nga pak nisa te c'mpihesha e te ndjeja gjakun te me qarkullonte neper vena. Ishte pothuajse erresire e vetmja drite qe frymonte ne dhome ishte ajo e flakeve qe vallzonin ne ohakun prej tulle te vendosur ne qoshe te dhomes. Ajo me erdhi prane, u ul ne dysheme dhe vendosi koken ne gjynjet e mi me shikimin per nga zjarri.
-E di Tom? Ndonjehere ndjej sikur nuk me do me dhe te betohem ka pasur raste kur e kam mbushur valixhen plot me rroba te papalosur dhe kam dal jashte, me pas jam kthyer serish, i kam palosur dhe te kam pritur deri ne oret e vona te nates me shpresen se do vije dhe e nesermja do te ishte ndryshe, do shtrihesha ne shtrat, do vendosja koken ne kraharorin tend dhe do ndjeja krahet e tu te me shtrengonin fort e me pas do zgjohesha ne mengjes dhe do te shikoja serish aty, me syte hapur dhe me makinen e shkrimit duke cukitur neper shkronja por ndodh krejt e kunderta. Ti cdo nate ben te njejten gje, behesh tap me vodka, vjen ketu dhe fillon te qahesh e te ankohesh se jeta eshte e padrejte, se asgje nuk eshte ne rregull, se je lodhur nga gjithckadhe te betohem ndonje dite nuk do e zbraz me valixhen dhe do shkoj te le vetem me dashnoren tende te dhjere, me vodkan dhe cigaret e tua qe vijne ere kerme.
E pashe dhe per nje moment, neper driten e flakeve me kaluan ne mendje te gjitha kujtimet qe kisha me te, momentet kur qeshja sa me merrej fryma, netet kur fshija lotet nga syte e saj, momentet kur ulej ne karrige dhe me nje cigare ne dore me shikonte teksa shkruaja si i cmendur, kohet kur ne shpirt isha ende femije, kur endrrat vershonin neper mendje si llave vullkani dhe pak me tutje, ne reflektimin e vaket te fytyres time ne siperfaqen e shishes se vodkas vura re fytyren time te velur, te lodhur, syte e dorzuar, buzet te pafuqishme per te buzeqeshur, kuptova se kisha vdekur, po po, kisha vdekur dhe frymoja ende.
-Me degjon cfare te them apo jo? Krisi zeri i saj si te ishte je ushetime e nje pushke franceze e kohes se Napolon Bonapartit, e fare pak me pas, vetem nje fragment sekondi me pas u degjua kercitja e shishes ne mur dhe ciflat e saj u perhapen kudo.
-Te me falesh, vetem kaq dita te them, i pafusqishem, i lodhur dhe i dorzuar per te reaguar ndaj cdo fjale qe buzet e saj belbezonin, sepse e dija qe cdo fjale ishte e vertete dhe prandaj me dhimbnin deri ne palce te shpirtit.
-Vetem kaq di te thuash, ti shkerdhate i ndyre, uleriti edhe nje here e me pas lotet filluan te rreshqisnin neper fytyren e saj te mbuluar me quka si piak shiu mbi siperfaqen e xhamit,
-Ti bastard i pashpirt, tha me gjysem zeri duke me mbajtur nga faqet me duart e saj te brishta dhe me pas me shtrengoi fort ne trupin e saj te ngrohte ku arrija te ndjeja cdo dritherime qe i kalonte neper lekure dhe e dija qe kurre nuk do me linte vetem, se kurre nuk do isha vetem dhe askush tjeter nuk mund te ringjallte femijen brenda shpirtit tim, buzeqeshjet, endrrat, shpresen, askush pervec saj, dashurise.
Me pas te tre beme dashuri, une, ajo dhe vodka.
 
Nese ti nuk do ekzistoje, nuk do ekzistonte as dashuria, te pakten per mua nuk do kishte dashuri, do ishte dicka per te cilen njerzit do flisnin, do shkruanin, do vuanin, por une nuk do e dija se si eshte te dashurosh.
Une kam ditur te dua fort, te kem perzemer, te kem xhan, por kurre te dashuroj. Askush nuk erdhi te me mesonte se cfare eshte dashuria.
Askush nuk hyri ne dhomen e shpirtit tim ku futet vetem dashuria, sepse dera ka qene e kycur, deri ne momentin kur ti me pe ne sy dhe buzeqeshe, ne ate moment u c'kyc e gjithe qenia ime, u trondit deri ne themele dhe cdo barrikade, cdo mur, cdo mbrojtse ra, bashke me dyert e qenies time.
Ti erdhe dhe une mesova se si eshte te dashurosh dhe e di cfare me beri pershtypje? Qe te dashurosh do te thote te kete rendesi cdo gje, qofte edhe ajo me e vogla qe ne dukje te pare duket e parendesishme. Me beri pershtypje fakti qe kur dashuron edhe gjerat me te zeza e me te ndyra, qe cdo mekat, te duket i shenjte, i paster, mjafton ta besh me dashuri.
U desh te vish ti qe une te mesoj te kercej valsin e dashurise, te degjoj melodine e saj, te ndjej energjine qe elektrizohet neper ajer sa here ti me veshtron.
Dhe ja, ndez nje tjeter cigare, sic me ndodh perhere kur dua te shkruaj per ty, ndoshta prej deshires qe te kem ty prane, sepse me kujton kur te dy tymosim ne erresire dhe jo rastesisht me ndodh qe te sjell ndermend fytyren tende kur ndricohet nga drita e vobekte e cigares kur thithet.
C'mund te them tjeter per ty? Natyrisht shume gjera. Por cdo gje qe do shkruaja do dukej si hiperbolizim per tjeret, sepse njerzit e ngatrrojne dashurine me te dashurin fort dike, te dashurosh nga te duash eshte tjeter gje, te dashurosh eshte te behet menyre jetese te mendosh per dike, te hapesh syte e te vrasesh mendjen nese po te mendon edhe ty? Nese eshte zgjuar, nese po fle ende, nese ka vajtur ne pune apo shkolle, ka ngrene, ka ftohte, ndihet mire, ka nevoje per ndonje gje.
Te dashurosh do te thote te te shendrrohet ajri qe thith ne dashuri, sepse cdo grimce ajri qe thith eshte i vecante ngaqe ndjen dashuri.
Dashuri eshte te jesh zene e te mbash inat e prap te mos besh gjera per inat, te haesh me mendimet e tua, te mos besh asgje qe mund te beje keq te personi.
Dhe une e di, jam i sigurt e ndjej ne palc te kockave se dashuria je ti, e nese ti nuk do ekzistoje, as dashuria nuk do frymonte.
 
Filloi te me fliste per dashurine.
Mundohej me aq shume zell te me shpjegonte ndjesine qe dashuria shkakton.
Une e shihja. Shikoja buzet e saj qe perpeliteshin, menyra si puthiteshin aq ne harmoni me njera tjetren.
Menyren si buzet i lakoheshin kur buzeqeshte. Se si syte i benin kontrast me buzeqeshjen.
Si luante me floket, duke i perdredhur neper gishta.
Si me shikonte.
Me fliste per dashurine me aq shume dashuri.
Ajo e dashuronte dashurine.
Ngjante aq shume ajo ndjesi qe ndjeja ne kraharor me ndjesine qe ajo mundohej te shpjegonte.
Me fliste per dashurine, ajo, vete dashuria.
 
Dikur njoha nje vajze,
Franceze e quajta.
Ndoshta per floket e saj te shkurter dhe konturet e fytyres,
Per artin qe percillte me shikimin e perzier me trishtim dhe brishtesi.
Dhe per poezite qe shkruante e quajta te tille.
Francezja ime,
E cmendur deri ne cmenduri,
Dashuronte, puthte, bente dashuri, qeshte si e tille,
Si e cmendur.
Ndaj e dashurova aq marrezisht, per cmendurine qe e karakterizonte,
Per shpirtin e dlire,
Per syte e bukur,
Per buzet e saj,
Per menyren si qeshte, qante, friksohej dhe strukej ne kraharorin tim.
Ka qene fundi i Marsit kur e pash, te veshur me nje xhakete te ngushte mershini, me floket e shkurter rreze veshit dhe e kuptova qe ne ate moment, se ajo do te ishte dashuria ime e madhe.
Nuk folem edhe pse nuk njiheshim, u perqafuam dhe shkuam buze detit.
Ajo nuk e kishte pare kurre detin dhe une ndihesha krenar dhe i afte, qe i tregova dikujt detin per here te pare, asaj.
E bera te me premtoi se detin, perendimet, pulbardhat ne breg, do t'i shikonte vetem me mua.
Dashuri benim fshehurazi nje shtepi te vjeter, me tavanet e varur, bufe te mbulura nga pluhuri mure te krisura, me ambazhure te djegur.
Dikur dashurova cmendurisht nje te cmendur ne shpirt.
Ishte si lindjet e diellit ne 5 te mengjesit, aq e fresket.
Aq e bukur sa pasditet kur dielli puth detin.
Dhe aq e kendshme sa endrrat e neteve me shi qe vetevetiu te krijojne deshiren per t'i pare nga e para.
Kur me shkruante poezi e doja edhe me shume.
Perkedheljen e kishte si maja e penelit kur perkedhel tablon.
Ndersa puthjet zjarr.
Dikur njoha nje Franceze, qe e dashurova tmerresisht shume, e putha tmerresisht shume
Bera dashuri pertej marrezise.
E shtrengova neteve me shi kur bubullinte
Dikur.
Ndersa tani e shoh te perqafuar nga heshtja.
Dashuria ja lodhi shpirtin, une ndoshta edhe me shume.
Tani nuk bredhim me buze detit neper erresire, as zjarr mes pyllit nuk kemi ndezur ka kohe.
Freskine nates ja kemi harruar,
Ndoshta edhe njeri-tjetrin.
Poezite per mua jane gjithmone e me te rralla, per te mos thene fare.
Tashme kohet kane kaluar dhe ajo rri e lodhur ne shtrat,
Miq librat ka dhe jo me mua, ato mban shtrenguar.
Une ja prish qetesine, ja shkurtoj ditet kur nis e flas.
Frymojme ne nje qytet te mbuluar nga pluhuri dhe tymi, ne shoqerine e kafeve te zeza e te heshtur shohim njeri-tjetrin.
Dikur, njoha nje floke shkurter, Francezja ime i thoja, qe ma lekundi shpirtin, me drodhi gjunjet.
Ndersa sot, mbremjeve trishtimin gjej ne shtepi, me nje gote ne dore dhe me thote me ironi gezuar.
Pavarsisht lodhjes, shpirti ende si busullat shigjetat nga ajo i mban, ajo eshte destinacioni im.
Ndoshta me kohen do harrohemi, kete s'e di, por di se dashuri te tille si nje komete qe perplaset ne siperfaqen e planetit, as mua kurre me nuk do me perplaset ne shpirt.
 
Te urrej ndonjehere e di?
E here te tjera do doja mos te kisha njohur kurre, keshtu do evitoja te te doja kaq fort.
Te urrej sepse ti ma shkatrron qenien, ma trondit te teren. Me ben te dobet, thyeshem, me ben ta shkel krenarine me te dyja kembet.
Te urrej kaq shume qe te dua kaq, por dreqin edhe urrejtjen per ty e kam te perlyer plot dashuri.
 
E di? Nuk u dashurova me ty qe ne shikim te pare, nese ndonjehere ta kam thene, te kam genjyer dhe me vjen keq nese e kam bere edhe pse nuk e mbaj mend.
Nuk u dashurova me ty as prej bukurise tende, buzeve qe te skuqen ne mengjes, syve ngjyre kaf, apo prej fizikut tend edhe pse i dua dhe me pelqejne.
Dashuria per ty nuk shpertheu si nje granade qe sapo i heq siguresen nuk zgjat shume dhe "bum" pak a shume si nje perplasje shikimesh brenda nje fragmenti sekondi, jo.
Ajo çeli si nje lule dhe u ujit nga çmenduria qe te karakterizon.
U dashurova me ty sepse ti adhuron te flesh vone, ne oret e para te mengjesit dhe, mund te pi me ty cigare ne erresire dhe duke kaluar shishen e vodkas dore me dore.
U dashurova sepse ti kurre nuk the jo te hipje mbrapa ne motorr ne 2 te mengjesit dhe te iknim buze detit apo larg zhurmes se qytetit edhe pse ndonjehere kur merziteshe me mua me duhej te merrja nga floket ose te beja presion se do ngrija lagjen ne kembe nese nuk dilje jasht.
U dashurova atehere kur me atletet ne duar ecje ne maje te gishtave per te dale nga shtepia, kaperceje ballkonin e katit te dyte dhe kacavirreshe neper deget e trasha te bimeve kacavjerrese dhe dilje te pinim cigare bashke poshte nga lumi.
U dashurova me ty sepse ti nuk ishe vajza e cokollatave, dhuratave, bizhuve, kafeve.
Ti nuk e kishe problem te lageshin floket ne shi, madje hiqje atletet i hidhje ne kosh te bicikletes dhe niseshe duke qeshur e duke therritur "eja te bejm nje gare" dhe ecnim neper shi duke pedaluar sa nuk na mbetej lecke ne trup pa u lagur.
Dhe une e di se do te dua pergjithmone, pavarsisht se shume thone se pergjithmone nuk ekziston. E di qe do te dua, si, pse, nga, nuk e di, por e di. Dhe do ishte me mire te me mungonte ajri se sa cmenduria jote, sepse pa cmendurine tende jeta ime behet pa endrra dhe jeta pa endrra ta shpif.
Jeta pa ty ta shpif.
 
Era me solli ndermend imazhin tend kur floket t'i perkedhelte me puhizen e saj dhe gjethe te arta te ngaterronte neper fytyre.
Atehere isha anonim per ty, dikush qe frymonte diku pa rendesi, ndersa ti ishe gjithcka e imja edhe pse nuk te kisha.
Cdo dite ne park, ne te njejtin stol te prisja, perballe stolit ku uleshe gjithmone ti dhe shfletoje librat e tu te vjeter me nje cigare qe te digjej neper gishta e buze.
Atehere i urreja floket e tu te zi si netet pa hene, kur te binin perballe fytyres kur ulje koken dhe me pengonin te sodisja fytyren tende me quka, buzet qe kushedi sa e sa here i imagjinoja ne minutat e paragjumit sikur i puthja, syte e medhenj qe shpresoja te perqafonin shikimin tim te pakten per nje fragment sekondi, por, ne te njejten kohe kisha dhe deshiren per te ngaterruar gishtat neper ato floke, te fusja fytyren mes tyre e te merrja fryme thelle.
Tentova disa here te pyesja se c'po lexoje edhe pse nuk isha tip i librave do beja sikur merrja vesh e do qendroja e te sodisja buzet e tua teksa flisje pee librat per ore te tera, por kurre nuk e bera sepse isha frikacak dhe shpesh here i humbim gjerat dhe njerzit nga frika edhe pse nuk i kemi pasur kurre tonat.
Mendoja se neser do ishte momenti i duhur per te hedhur hapin e pare dhe keshtu te nesermet kalonin dhe vjeshta shkoi. Gjethet u kalben nga shirat e Nentorit dhe stoli ku ti uleshe cdo mengjes qendronte bosh.
Ka kaluar kohe tashme dhe gjethet kane rene mbi njera tjetren e vitet gjithashtu, ty ne stol nuk te pash me edhe pse cdo dite vjeshte e kam kaluar ulur ne te njejtin stol, duke pritur se mos ndoshta Vjeshta edhe nje here do te sjell serish te une.
Vjeshta u zemrua me mua sepse kushedi, ndoshta kishte pergatitur dica te vecante kur na uli te dy perballe ate dite e per dite te tjera me radhe, por une fajtori nuk e zgjata doren te marr ate qe ajo ofroi dhe te lash te shkosh serish me vjeshten.
Tashme gishtat me jane rrudhur dhe thonjte me jane zverdhur nga tymi i duhanit me te dredhur, floket me jane zbardhur dhe duhet te mbahem ne nje shkop qe cdo dite vjeshte te vij ne te njejtin stol per te pritur ty derisa te kalbem me gjethet e ketij parku qe vjeshta te sjell edhe nje here ty.
 
I mbyllim shpesh here syte duke bere sikur nuk shohim, sikur nuk kuptojme.
Shpesh here zhgenjimet i mbajme perbrenda, duke bere sikur cdo gje shkon mire dhe pavetedije mbyllim zemren, mbysim ndjenjat, vrasim gjithcka te bukur qe mbartim ne shpirt derisa mbetemi bosh ne pafundesi.
 
Ajo kishte kohe qe nuk ishte me ajo qe ishte dikur. Thone se zhgenjimet dhe genjeshtrat i ndryshojne njerzit, por jo ate, nuk ishin keto arsyet e ndryshimit te saj edhe pse genjeshtra dhe zhgenjime kishte marr shume.
Kishte gjithcka, bukurine, ciltersine ne sy, magjine e buzeqeshjes se bukur dhe prap nuk kishte asgje. Ishte dicka qe e bente te ndihej e pamjaftueshme, i mungonte dikush. Dikush qe me largimin e tij i kishte marre asaj veten. Ndodh edhe keshtu, t'i perkasim me shume te tjerve se vetes.
 
Por ti je futur ne cdo ind dhe qelize timen.
Ti je e paharrueshme dhe une ndihem kaq i pafuqishem perballe kesaj ndjenje! Nuk mundem dot mos te te dua, te mos me mungosh, te mos mendoj.
Nuk mundem
 
Mendoj mos te te mendoj me, pastaj mbremjeve e ze veten ne flagrance duke buzeqeshur sepse po te mendoj serish!
 
E nese nje dite nuk do jesh me arsyeja e lumturise time, nuk dua te jem i lumtur me askend tjeter. Do shijoj shijen e trishtimit qe ti shkakton, eshte me e embel se shija e lumturise qe nuk shkaktohet nga ty.
 
-Si qenke bere keshtu ? tha ajo duke vendosur doren ne faqet e mia! Sa qenke dobsuar, dukesh si gysma e atij qe ishe dikur! shtoi dhe me hodhi syte nga kembet deri tek koka !
Nuk jam bere, me kane bere ! fola me zerin e cjerrur !
Kush te beri?
Ti, te tjeret, genjeshtrat, mashtrimet, tradhetite! Ju. Ma hengret trupin dhe shpirtin cdo dite nga pak, e tani ka mbetur kaq pak nga une, pak shpirt, qe nje zot e di se ku dreqin eshte fshehur brenda meje nga frika se mos e vrasin dhe ate!
 
Me merr malli aq shume per ty sa kam filluar te cmendem, dal ne ballkon, i vendos henes syte, buzeqeshjen, floket e tu dhe bisedoj me te per ore te tera!
 
I ndesh shpesh syte e tu, te njerez qe nuk i njoh, qe kane te njejtin shikim me ty, ose keshtu me duket mua prej mallit qe me ka helmuar.
Ndodh shpesh, qe ne rruget ku shkelem bashke, te kaloj, i perhumbur ne mendime, me shpresen se mos edhe ty te ka marr malli dhe po sodit keto rruge, ku jane gdhendur shume kujtime. Por nuk te gjej, askund nuk te gjej, as ne shkallet e shkolles ku me prisjete vija e te merrja, as ne kafenen e perhershme ku konsumonim nga nje kafe duke biseduar gjere e gjate, as ne stolin e parkut, ku shkoje gjithmone sa here grindeshim, sepse e dije qe do vija te kerkoja aty, edhe kur me thoje se do ikje pergjithmone, serish shkoje aty dhe me prisje.
Nuk te gjej me askund. Dhe nis te pranoj se nuk je me, por prap shpresa lufton me arsyen, se mos rrugve ku ecem doreshtrenguar, te gjej.
Me ndodh shpesh, qe ne syte e vajzave te tjera te shoh shikimin tend dhe cmendem, sepse gjej kudo copza te tuat, tonat, por nuk te gjej ty, nuk gjej me Ne.
 
Me paska marre malli kaq shume, fola nderkohe qe e mbaja koken e saj mbeshtetur ne sup, e neper gishta perdridhja floket e zinj korb.
- Tani e kuptove?, me pyeti duke ngritur koken lart e po me shikonte drejt e ne sy.
Buzeqesha dhe syte i hodha per nga deti, nga ku fare pak para disa minutash dielli kish perenduar.
Jo, por edhe kur e kuptoja nuk doja ta pranoja. Mendova se te kisha humbur dhe nuk doja ta lejoja veten te pikellohej per ty, edhe pse trishtohej fshehurazi meje, e ne koshiencen time e dija qe me mungoje dhe qe malli ishte bere oqean.
Mos mendo kurre se me humbet, une te perkas ty sic i perket kripa detit, sic i perket shiu reve. Une jam dielli e ti je deti, bashke formojme perendimin., foli teksa me shikonte embelsisht.
Une te perkas ty. I peshperita e nuk isha ndjere ndonjehere me i plote se aq, eshte bukur kur di se i perket dikujt, por dhe kaq e frikshme, sepse mund te te bejne copash, e megjithate e merr kete risk persiper thjesht te ndihesh se dikush te ka, se ke nje shtepi.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back