A ta preka shpirtin?
Atë shpirt të errët nga ku nuk buron asnjë e mirë ?
Atë shpirt ku po të hysh brenda ngrin !
Dhe bëhesh e ftohtë gjer në deje ?
A ta preka shpirtin?
Kur sakrifikova veten, për të të mbajtur ty peshë...
kur për të dhënë pakëz dritë u fika vetë der në harresë...?
Kur të dhashë dashuri që nuk kishe parë e as dëgjuar kurrë ?
Kur vuaje ti, e vuaja unë më shumë..
E jetova dhimbjen tënde si të ishte e imja ?
Më thuaj, a u ngrohe pak a mbete ngurtësuar ?
Kur të përqafova, kur të kapa duart ?
Kur ti me largoje e silleshe keq...
E unë rrija prisja të të doja veç?
Veç të të doja, edhe pse të të duash ty lëndon më shumë se çdo gjë !
A ta preka shpirtin
Kur të pashë në sy
Dhe me një shikim të zgjodha ty?
Edhe kur sytë i kishe drejtuar sërish në errësirë
Dhe nuk të bënte përshtypje dëshira ime e mirë ?
Po kur të thoja që të kisha shumë xhan
Edhe ateherë më flake matanë?!
A ta preka shpirtin me vargjet që të thura ?
Do jetosh përjetë të thashë...
E në shkrime të vura
Që të lexojnë për ty gjithë njerëzia !
A ta preka shpirtin, apo shpirt s'ke hiç?