
Kurbinasit mposhtën me rezultatin 1-0 qipriotët e Anorthosis dhe në këtë mënyrë kualifikohen falë golit në fushën kundërshtare pasi takimi i parë në Qipro përfundoi 2-1.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Myrto Uzuni i cili në minutën e 88 realizoi bukur me kokë duke bërë që i gjithë stadiumi të shpërthejë nga festa.
Deri në minutat e fundit rezultati qëndroi i pandryshuar dhe në këtë mënyrë kurbinasit legjitimist festojnë kualifikimin në turin tjetër të Europa Leagues.
The post Laçi fiton dhe kualifikohet në turin e dytë të Europa Leagues appeared first on Lajmi i Fundit.