Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

LA LIGA

E thotë historia, 10 pikë diferencë në La Liga, të parikuperueshme

real-atletico.jpg

Barazimi në derbi mes Realit dhe Atleticos pothuajse ka nxjerrë jashtë gare dy klubet madrilene në garën për titull, të paktën sipas historisë, që tregon se asnjë skuadër në La Liga nuk ka mundur të përmbysë një disavantazh prej 10 pikësh me kryesuesit për të rrëmbyer trofeun në fund. Dy skuadrat shmangën humbjen përballë tyre, por pika e fituar ngjan e vogël me diferencën me katalanasit, që kanë hedhur një hap gjigant drejt titullit, falë dhe suksesit me Leganesin në transfertë. Rekuperimin më të madh të pikëve në një sezon të La Ligas e ka regjistruar pikërisht Barcelona, që në kampionatin 1998/1999 arriti të përmbyste 9 pikë epërsisë të Mallorcas, që në javën e 14-të kishte 28 pikë kundrejt 19 të “blaugranave”. Gjithsesi, në futboll shpresa nuk vdes kurrë, por forma e shfaqur nga Reali dhe Atletico në këtë fillim kampionati lë pak vend për përmbysje në renditje, aq më tepër që “los blancos” janë ende duke fshirë plagët e një fillimi të ngadaltë, ndërsa tifozët e Atleticos nuk kanë kaluar ende ankthin e një skuadre që këtë vit nuk ka vazhdimësi.
 
Real Madrid & Barcelona kane humbur shkelqimin qe i karakterizon, dhe Atl Madrid po perfiton nga ky moment. Djemte e Simeones duken me te uritur per fitimin e La Ligas..
 
Dihet data dhe ora e saktë e ndeshjes së madhe “El Clasico”​

1616191616067.png

Tashmë është zyrtare, “El Clasico” e dytë i sezonit aktual, ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet më 10 prill, ora 21:00, në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.

Lajmi është konfirmuar nga La Liga në koordinim me dy klubet e mëdha soanjolle. Kujtojmë që në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Camp Nou” më 24 tetor të vitit 2020, ishin madrilenët që triumfuan me rezultatin 1-3, në një ndeshje me përolot polemika, përcjell Korneri.net

1616191630021.png

Aktualisht Barcelona është e dyta në tabelë me dy pike më shumë se Real Madridi, dhe të dyja janë në ndjekje të liderit aktual Atl.Madrid që ka një rënie të dukshme të formës dhe rezultateve, andaj gara për titull do të jetë e zjarrtë deri në fund. /Korneri.net
 
Benzema dhe Reali të pandalshëm​

1640278893443.png

Real Madrid ia ka dalë të fitojë edhe pse mes vuajtjesh ndeshjen në transfertë ndaj Atlethic Bilbaos me rezultatin 1-2. Madrilenët në fakt bënë një start fantastik derisa në harkun e shtatë minutave të para të sfidës, gjetën dy herë rrugën e rrjetës me anë të Karim Benzema. Megjithatë, vendasit qëndruan në lojë dhe nuk u shpërqëndruan, madje në minutën e 10 shkurtuan diferencat me anë të Sancet.

Në vazhdim, ishin lojtarët e Bilbaos ata që diktuan ritmin, megjithatë të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti bënë më të mirën në fushë duke ruajtur avantazhin, ndërsa herë pas here me anë të shpejtësisë së Hazard dhe Benzema provuan të mbyllnin takimin por nuk ia dolën me sukses.

1640196727_286757_1640207968_noticia_normal.jpg

Ndërkohë, në fundin e ndeshjes, duke shfytëzuar edhe humbjen e ekuilibrit te ekipi kundërshtar, Kroos dhe Jovic patën mundësi të arta për të realizuar golin e tretë, por u ndalën nga ana e portierit Agirrezabala. Gjithsesi, tre pikët i takuan madrilenëve dhe pas kësaj ndeshje, Los Blancos ruajnë kryesimin e La Liga-s, teksa janë në kuotën e 46 pikëve, ndërsa nga ana tjetër, Bilbao mbetet nqë vendin e 10 me 24 pikë.

/Supersport.al
 
Benzema dhe Reali të pandalshëm​

View attachment 132041

Si gjithmon Real Madrid i nada mass
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back