@Passion e pranoj me kenaqesi denimin,por do perpiqem ti rri sa menlarg filozofise sepse e di qe askush ska nerva te lexoje 2-3 here ate qe do them.
Jam me i gatshem tu pergjigjem pyetjes "kush jam une" sesa pyetjes "kush jemi ne" dhe kjo per dy arsye:
- Pa njohur veten dhe motivin e ekzistences time e kam te veshtire te flas per tema te medha si universi, njerezimi etj etj.
- Ne menure te pashmangshme do perserisja shume gjera te thena nga "bashkevuejtesja" e denimit me lart.
Pra kush jam une?
Un jam ai qe perpiqem te respektoj trupin tim,duke qene se e kemi marre borxh,por me gjith respektin nuk i jap shume rendesi.Parapelqej te merrem me shume me frymen brenda meje, se ne fund te gjithckaje ate nuk do ta hane krimbat.
Une jam ai qe me pelqen te vrapoj gjithe diten,duke fotografuar gjithcka le mbrapa kraheve,dhe ndjej super kenaqesi kur pushoj ne cep te ndonje trotuari duke pire nje cigare.
Une jam ai qe jetoj per dy arsye:
- Per te njohur sa me shume nerez te mundem,sepse mendoj qe nga te gjithe ka dicka per te mesuar.
- Per te bere krenare ata qe vazhdojne besojne akoma tek un.
Une jam ai qe me pelqen te investoj kohe tek njerezit,me shpresen qe do ja vleje per te dyja palet.
Une jam ai qe falenderoj zotin qe 97' me kapi ne nje moshe qe lepija qurrat e mia,sepse duke njohur pak veten,e di qe do isha ne dhé.
Une jam ai qe kujtimet me te forta te femijerise kam heret kur im ate kthehej nga emigracioni.Qaja sa here ai vinte, dhe qaja akoma me shume kur mendoja qe do ikte prape.
Une jam ai qe ndjehem keq sa here takoj prinderit e mi,sepse jam pergjegjes per shumicen e rrudhave ne fytyren e tyre.
Une jam ai qe lutem cdo mbremje qe ta shoh dhe njehere diellin,dhe falenderoj zotin cdo mengjes qe ma dha dhe nje mundesi.
1.500 shkronja apo jo,ky jam une!