Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

I/e fundit qe poston fiton

t2260.gif
 
Ai e ka zakon t’i hiperbolizojë gjërat duke i kthyer edhe situatat më të vogla në drama të mëdha 🙄
 
Ai është i ndjeshëm dhe ka pasiguri për mënyrën si priten fjalët e tij 🫣
 
Na ishte një djalë që donte një princeshë të një mbretërie të largët.
Ai thjesht e kishte parë në ndonjë ceremoni të kalonte me karrocën e saj dhe madje as kishte arritur të ndeshte shikimin e saj që e mbante ulur ose të humbur në horizont pa fiksuar diçka të caktuar.
Princesha dukej e mbyllur në kullën e saj edhe pse ishte e lirë të lëvizte dhe djali i shkruante letra që nuk ia dërgonte kurrë sepse do ishte një guxim i tepruar prej tij.
Derisa një ditë ia gjetën letrat dhe e arrestuan.. 🤭
 
Guardianët kur e morën vesh historinë e tij e përqeshën e tallën dhe e lanë të dergjet në qeli. Të burgosurit e tjerë me shpirtra të rrënuar e ëndrra të thyera e bindnin që të hiqte dorë se sa më shpejt të bëhej si ata aq më pak do të vuante. Por djali edhe në qelitë e errëta ku nuk arrinte asnjë rreze shihte diellin në sytë e princeshës. Kujtimi i atyre ditëve të ngrohta që e kishte parë të kalonte rrezellitëse, pompoze, me elegancë, me aq shumë zbukurime, e rrethuar mes ornamentesh, dantellash e lulesh. Ajo kishte parë gjithë jetën vendet më të bukura, veprat më të bukura të artit për të ishin bërë orendi shtëpie, dhe përkundrazi për djalin vetëm ajo ishte pamja më e bukur, kujtimi që e mbante të gjallë.
Emrin e saj e kishte thërritur me qindra herë, e kishte njohur në mendjen e tij, i ishte prezantuar, i kishte treguar për jetën e tij dhe ajo çuditërisht nuk e kishte larguar me mospërfillje por e kishte dëgjuar dhe ai përhumbej në historitë e çdo ditë ku ajo i fliste, i përgjigjeje me butësi, e ftonte ta ndiqte dhe ai e kishte të vështirë ta besonte por nuk i mbetej më asgjë për të besuar sepse ai nuk besonte më tek askush. Besimi për të rrëfyer ndjenjat e tij e kishte sjellë aty ku ishte, i lënduar.
Por një ditë princesha dëgjon për këtë të dënuar dhe kërkon ta shohë. Ajo urdhëron ta çojnë tek ai dhe megjithë kundërshtimet dhe skandalin që do të krijonte një takim i tillë ajo vendosi ta takonte e maskuar me mantelin e saj të errët e me kësulë mbuluar.
Kur u gjend para tij dhe e uli kësulën flokët e saj u derdhën në supet e saj mrekullueshëm dhe me shkëlqimin si të ishin gërshetuar me margaritarë të vegjël drite që në atë qeli ishte shumë e pakët. Djali ishte dergjur për një kohë të gjatë dhe nuk i besonte realitetit por e mendonte një ëndërr dhe i foli përzemërsisht e me guxim, sikur ta priste atë vizitë. Ashtu siç ajo vinte me ëndrrën më të ëmbël të çdo mbrëmjeje.
Ai i tregonte për dashurinë e tij që e çonte në ndjesi të papërshkrueshme dhe ajo vetëm e dëgjonte, nuk reagonte. Mundi më i madh i tij ishte të gjente fjalët që përmbanin gjithë ndienjën.
E prapë i bëhej e pamundur sepse i ngelej më shumë që e digjte në kraharor dhe atëherë ajo i vinte dorën në buzë si për ta bërë të heshtte e të qetësohej, të merrte frymë.
Ndonjëherë ajo pohonte lehtë me kokë, ndoshta e mallëngjyer por ai nuk e dinte.
Por sa më e vërtetë që i bëhej prania e saj aq më shumë e tmerronte, sepse e gjithë kjo ishte e papritur. Ishte i përfshirë tërësisht pa asnjë lloj kontrolli, pa një zonë sigurie, i frikësohej fundit dhe i druhej zemërthyerjes sepse jeta e tij sido që të ishte nuk kishte më kuptim pa të.
 
Editimi i fundit:

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back