Manchester City nuk ka ndërmend ta mbyllë merkaton e janarit pa nje transferim. Qytetarët janë pranë një goditjeje të rëndësishme.
Drejtuesit e “Citizens” janë në bisedime të avancuara me Shakhtar Donetsk për mesfushorin e talentuar Fred, i cili pritet t’i kushtojë arkës së klubit plot 55 milionë euro. Lojtari brazilian është pasuesi ideal i Fernandinhos te Manchester City dhe mund të bëjë si mesfushorin ofensiv edhe atë difensiv.
Guardiola është bindur më tepër për mesfushorin edhe gjatë dy përballjeve mes ekipeve këtë sezon në Champions League ndaj dhe insiston për ta mbyllur operacionin këtë sesion të merksatos.