Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fjale dialektore.

Kompira- Kertolla
Shkop Byreku- Kallm petash
Pallaske- Llapatore mizash
Kollomoq- Kalli misri
Ftere-Tigan
Krane-Shkarpa
Mti(e)- Dybek(Nafie, tunde dybekun Nafie....??)
 
Tamel - qumesht
Mardha - ngriva, kam shume ftoht
Shulla - faqe mali ku bie dielli dhe ste kap era ne dite dimri. Pra vend ku ngrofesh, u shullova.
Trasta/ Torba - lloj çante
Kerçel - Kercu
Okllai - shkopi qe troll peta byreku
 
Bucela - Bidona prej druri dikur
Budila - Bidona prej metali krysisht ushtarak
Kokume(prej teneqeja ose nje lloj kungulli i vogel - kallaçe uji qe sot i kemi prej plastike
Guna - Pelerin me krah dhe kapuc/ Kesul me krah. Behej prej lesh dhie.
Kapot - Meshin nga jasht. Ngjashem si pelerinat e ushtris.
Katua - Kati i pare i shtepis ku mbaheshin bagetit ndersa familja qendronte ne kate te dyte.
Qymez - Kotec i pulave.
Rrëke - Përrua
Purtek - Shkopinj te vegjel ose mesatar dhe elastik. Shkovi me te cilni i binin edhe hajvanit per te ecur.
Gardhec misri - Vend ku mbahej misri. Behej duke ngulu disa "shtylla" druri dhe thurej anash me purteka por pa u lyer me balt ne menyre qe te ajrosej misri dhe ne fund i behej nje streh siper.
Pipez - Cyle. Fyell
 
Keke çu me han t'mir sot = Qenke zgjuar mirê ose në qef.
T'ndez pa shkrepse= Gjaknxeht, nevrik/ dmth tê ndez pa shkepse, nuk po di ma mirê ta spjegoj ???
Bardh si biluri = E bardhë si bora
Mos mi fut zekathat= Mos më bëj me nerva, ose mos mi bêj nervat kaçurel
???
 
Pagure - Bidon. Dikur u thonin edhe shisheve te aranxhates per ata qe e mbajn mend aranxhaten.
Cuc -Qik/Çik - Vajzë - Goc - Vash
Carrua/ carronjt shumes - Fëmia - Kalam
Lala(i) - Babi
Dede/ dedeja - Mamaja
Kollopec - Pellg me uje
Llauz ose Hauz - Siperfaqe e madhe me uje ku uji grumbullohet per te sherbyer per vaditje te tokave. Ngjashem me liqen artificial por me i vogel.
Faroj (folje) - Shfarros, te zhduk faren nga faqja e dheut. Perdoret kur i drejtohemi nje njeriu me kercenim, te zhduk nga faqja e dheut.
Suma - Menderja - Prapanica - Bytha
Shem(ë)r - Kur nje burr kishte dy gra ose me shume dikur, u thuhej grave qe jan shemra.
 
Magje - Tip sënduku i vogel ku mbahej buka dikur.
Masha/Marsha - Send metalik me te zlcilin trazohej prushi i zjarrit. Me duket se i thon edhe Gac(a)
 
Kopaçe - Krane qe e ka perdor @Rrelse ne foto. "Do bej ca kopaçe dru". Perdorej edhe per te simbolizuar dajak. "Do te fus njady kopaçe te zesh mend", pra do hash dajak.
 
Asht teme qe e kam pelqy qe nga fillimi, ideja asht me kuptu krahinat te cilat perdorin nji fjale qe per te tjerat asht e panjohur …

p.sh bretkose - shaplice

du me dit cila krahine i thote shaplice

flm
 
e kuptova dahire = def

po ne cilen treve po i thone bre çike
Çka perfshin qarku i Elbasanit dhe Berati. Ndoshta dhe qytete te tjera ne jug.
Zakonisht e kan me "j" - Dajre /Dahire, def.

Shprazet - derdhet

E. Koliqi


“E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë […]
Shprazet - derdhet / Zbrazet folje; i/e zbrazët (enë e zbrazët; bosh, e boshatisur)
"Zbrazet" perdoret edhe sot madje edhe nga arbereshet e italis.
 
Kah - asht nji fjale qe perdoret nga geget per me tregue anen e dickaje se nga vjen.

Nuk gjendet ne fjalorin e gjuhes shqipe!!! ?

Fishta

“Per kah thoni, o Zotni,
se kjo name ka ra n’Shqypni ?
N’paçi ngae ju me m’ndigjue
Un ktu shqyp due m’jua kallxue”
 
Ngae/Ngæ - ne malsi perdoret per me tregue kohen. Nuk kam ngae “nuk kam kohe”

Ngae - nuk gjendet ne fjalorin e gjuhes shqipe ?

Fishta

“Sod me sod nder zogj t’Shqyptarit
S’jane tue pasun kurrfare zarit
N’mos e dijsh, due me t’kallxue,
Por n’paç NGAE ti m’degjue
Zoti i lume per njerzit mbare,
Tue xan fill m’baben e pare […]”

sa domethansa jane kto rreshta per kush din me i interpretu
 
Skopit/i skopitur - Tredh/ i tredhur - Kastrim/ i kastruar

Nge - kohe/terezi/qef
Mund te perdoret ne kontekste te ndryshe.
Perdoret ne jug.

Skam nge te degjoj ty.
Ehu, kush po ka nge ta bej.
Skam nge per ty tani.

Pruri - Solli/sjell.
Prurje

Gajle/Gale - Problem
Ska gajle/gale.
Ska problem/ Ska gjë.
 
Koj - Ushqej
Perdoret kur ushqejm dike, kryesisht te vegjlit, foshnjet, femijet.
Folje, e kova, e kam kuar, e koja, e kojm, e kojta.

Cmujka/t - Te brendeshmet e bagetis/njeriut, zorret.

Tash(t)i - tash - tani - tashme - ime/njëme/njime

Iso - isoj/ njesoj/njisoj
Pra i njejt, barazpesh.
Keneget me iso ne jug

Shpi - Shpa - Shpaj - Shtëpi

Kaptina - Kryt/kryet - Koka

Çerja - mend e kokes, pjesa e siperme e kafkes.
Na iku çerja.

Thori - Thua - Thoi - Thonjtë

Havale - Problem - Hall

Tutkun - Merhum - Humbameno - Avdall - Njeri i paafte
 
Budallic = budallqe
 
Qure/ pule deti
quran / gjel deti
Knus / gjel :D
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back