i dashur babagjysh, s' të jam.drejtuar as me letra imagjinare në vegjëli por vazhdoj të jem brenda meje po aq fëmijë, saqë ende vazhdoj të besoj pak tek ty, tek ekzistenca jote dhe në shpirtin tënd të festës.
Të lutem, a mund të na sjellësh më shumë dashuri, më shumë kohë që ta kalojmë me njëri-tjetrin, më shumë mirëkuptim, më shumë përqafime, më pak luftë, me shumë ushqim atyre që nuk e kanë, më shumë durim për ata që e kanë humbur dhe më shumë buzëqeshje.
Të lutem babagjysh ma dekoro shpirtin me ngjyra, me shpresë, vullnet, besim e forcë për t'i bërë ballë më shumë sfidave të jetës ku sapo i kapërcej ndodh diçka që më gjunjëzon...
Unë e di që ti në polin e veriut strehohesh por më beso që dhe shpirti im është strehuar në dimër, këto ' akujt"që më.janë formuar duhet të shkrijnë...
Babagjysh e di ti që kjo jetë u duket një shekull të mjerëve dhe një moment të lumturve?
Vdekja nuk ndahet me te tjeret siç ndahen te mirat e gëzimet...
Askush nuk shkon ne kerkim te pikellimit...
Fal dashuri aty ku mungon, bashkoi gurbetqarët me familjet e tyre, bashkoi të dashuruarit, bëji distancat sa më të afërta, jepu shpresë të rinjëve, dhe sa më shumë fat e buzëqeshje fëmijëve,.ndaj babagjysh meri në konsideratë dëshirat e mia...
Unë po e mbyll letrën me shpresën se do vish nga oxhaku