- Regjistruar më
- Shtator 11, 2021
- Mesazhe
- 6,800
- Pëlqime
- 3,643
Për mua, morali dhe vlerat nuk varen vetëm nga feja, por edhe nga ndërgjegjja dhe zgjedhjet personale. Ka njerëz besimtarë me moral të lartë dhe po ashtu, ka njerëz që nuk janë fetarë, por jetojnë me ndershmëri dhe integritet. Në fund të fundit, rëndësi ka si jeton dhe si trajton të tjerëtËshtë e vërtetë! Për mua më shumë se arsimi është bota shpirtërore siç e thashë. Besimi në Zot. Asaj femre mund t'i besoj. Që ka frikë nga Zoti për gjithçka që bën. Kurse njerëzit ateistë më duken shumë të lëkundur kur thonë që nuk ka principe morale, që vijmë nga majmuni e jemi kafshë e që bëjnë filozofi me të mirën e të keqen dhe i fshijnë kufinjtë sa nuk dallohet më ku fillon e mira e ku fillon e keqja. Nuk janë të prerë!
Këtyre njerëzve unë zgjedh të mos i besoj.
Mjafton të shohësh çfarë ka njeriu më të shtrenjtë në zemër, për të kuptuar se me kë ke të bësh. Ky është parimi im për të njohur njerëzit, sipas thesarit të zemrës.
Ana intelektuale zhvillohet kur të dojë femra, por ndikon në mënyrë që të kesh një dialog të thellë dhe të kuptueshëm. Një njeri që ka studjuar shkencat humane është më tepër në gjendje që të kuptojë botën shpirtërore mendoj unë. Nuk e them si kusht por si një domosdoshmëri sepse mendoj që njerëzit duhet të jenë sa më të sinqertë në mënyrë që mos të ndihen të vetmuar në lidhje e të mos zhgënjehen nga zhvillimi mendor i femrës që kanë në krahë sepse atëherë nuk do ta donin atë veç për bukuri.