- Regjistruar më
- Dhjetor 9, 2024
- Mesazhe
- 4,415
- Pëlqime
- 1,415
Ndoshta femra që ndihet mirë edhe vetëm. Kur ajo e kalon dhimbjen e humbjes së dashurisë, të mungesës, kur mjaftohet me veten dhe është e fortë e nuk jepet për asgjë.
Nuk është një femër e zakontë, dhe dikush duhet të vlejë më shumë se zhgënjimet apo arritjet e saj që të ketë vëmendjen e saj.
Ajo shkëlqen vetvetiu, nuk pret dikë që ta bëjë të shkëlqejë, është natyra e saj që ka krijuar në vite prej vështirësive, ajo gjithmonë ecën me guxim dhe jep shembullin me jetën e saj.
Mund ta duash vetëm duke e lënë të lirë sepse dashuria për të ka aromën e lirisë në mënyrë që të shpalosë plotësisht universin e saj të pafund, ndoshta lojëra e përkëdheli vajzërore, brishtësi që nuk i ndan me askënd e që ndoshta edhe i ka kyçur thellë në zemër, ajo është aq e bukur edhe kur është e pakuptueshme edhe nuk e pëlqen veten. Ajo të fton ta kuptosh, ta shpjegosh edhe në pyetjet e misteret, e herë të tjera ta pranosh ashtu siç është pa e ndikuar.
Ajo mban brenda vetes gjithçka, edhe ëndrrat, edhe dëshirat edhe çastet kur emocionohet, por të tregon entuziazmin që e ka për të gjithë dhe dhuron aq shumë dashuri. Të bën të burgosur pas saj sepse kurrë nuk mjaftohesh duke e dashur sepse është e gjitha e virtytshme dhe e pafajshme.
E bën zemrën të këndojë me gëzim edhe pasi u binde se e humbe, të çon në vaj e pastaj të qeshësh, të bën ta duash marrëzisht ndjeshmërinë e saj, tonin e saj të zërit melodioz, ajo me forcën e saj dhe delikatesën të mëson ta duash jetën.