Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Cila është femra më e vështirë për ta bërë për vete?

daniel00

(ノ˵ ͡• ͜ʖ ͡•˵)ノ♡*
Nt2 V.I.P
Regjistruar më
Dhjetor 9, 2024
Mesazhe
4,462
Pëlqime
1,420
Ndoshta femra që ndihet mirë edhe vetëm. Kur ajo e kalon dhimbjen e humbjes së dashurisë, të mungesës, kur mjaftohet me veten dhe është e fortë e nuk jepet për asgjë.
Nuk është një femër e zakontë, dhe dikush duhet të vlejë më shumë se zhgënjimet apo arritjet e saj që të ketë vëmendjen e saj.
Ajo shkëlqen vetvetiu, nuk pret dikë që ta bëjë të shkëlqejë, është natyra e saj që ka krijuar në vite prej vështirësive, ajo gjithmonë ecën me guxim dhe jep shembullin me jetën e saj.
Mund ta duash vetëm duke e lënë të lirë sepse dashuria për të ka aromën e lirisë në mënyrë që të shpalosë plotësisht universin e saj të pafund, ndoshta lojëra e përkëdheli vajzërore, brishtësi që nuk i ndan me askënd e që ndoshta edhe i ka kyçur thellë në zemër, ajo është aq e bukur edhe kur është e pakuptueshme edhe nuk e pëlqen veten. Ajo të fton ta kuptosh, ta shpjegosh edhe në pyetjet e misteret, e herë të tjera ta pranosh ashtu siç është pa e ndikuar.
Ajo mban brenda vetes gjithçka, edhe ëndrrat, edhe dëshirat edhe çastet kur emocionohet, por të tregon entuziazmin që e ka për të gjithë dhe dhuron aq shumë dashuri. Të bën të burgosur pas saj sepse kurrë nuk mjaftohesh duke e dashur sepse është e gjitha e virtytshme dhe e pafajshme.
E bën zemrën të këndojë me gëzim edhe pasi u binde se e humbe, të çon në vaj e pastaj të qeshësh, të bën ta duash marrëzisht ndjeshmërinë e saj, tonin e saj të zërit melodioz, ajo me forcën e saj dhe delikatesën të mëson ta duash jetën.
 
e pershkruan kaq bukur femren dhe eshte kaq e mbrekullueshme vetem idea qe dikush do kaq fort,deri ne cmenduri dhe e denon kaq shume femren duke ja lene gjithcka vetem ne iluzione,te denuar perjetesisht qe te mbarti brenda saj kaq shume dashuri dhe ai mashkulli i saj ta leri te lire si nje zoge pa krah ne shtegetim te pa percaktuar.
 
Mendoj nuk femer te veshtire , thjeshte ti nk je i duhuri ..
Ka femra të vështira ashtu siç ka meshkuj të vështirë. Nuk besoj që jeta në çift është fushë me lule. Por gjithësesi secili ka mendimin e vet.
 
Femra e cila nuk ka ndjenja ndaj teje, shume e thjeshte.

Sa t'ka icik ndjenja, sa t'jap deri dikur sa ti jep, ka shpresa. Ne te kunderten, mund t'shkojsh deri ne skizofreni, por femren se ben dot per vete as fama, as parja, as bukuria, por njeriu me t'cilin ndihet vetvetja, personi qe i fal qetesi kur vetem rrin me te dhe nuk ben fare hiq asgje, thjeshte ndihet e kompletuar kur eshte me ate njeri.
 
Kohët kanë ndryshuar. Dikur njerëzit kanë qenë më të thjeshtë dhe përsëri femra artiste dhe intelektuale në çdo kohë ka qenë shumë e vështirë për t'u arritur nga çdokush sepse ka dashur një marrëdhënie shumë të lartë, shpirtërore, jo thjesht një tip mashkulli që nuk i përshtatej.

Femrat nuk mund të përgjithësohen sikur janë njësoj. Përkundrazi bukuria e tyre është tek shumëllojshmëria dhe origjinaliteti. Sa më e vështirë të jetë, aq më shumë e çmon. Sa më shumë të bësh për të aq më shumë e mendon dhe dashurohesh pas saj.

Ja nëse i krahasojmë :

Si ta bëjë femra një mashkull të lumtur:

Të ketë jetë intime
Të gatuajë për të
Të bëjë shumë gjëra bashkë me të
Ta bëjë të ndihet i rëndësishëm
T'i japë qetësi kur ai e kërkon
Të mos e akuzojë për tradhëti pa arsye.
Të mos e ndryshojë atë menjëherë, sepse ai ndryshon vetë ngadalë

Nuk duket aq i vështirë mashkulli apo jo?

Kurse për të bërë një femër të lumtur, një mashkull duhet të jetë thjesht:

Një mik
Një shok
Një dashnor
Një prind
Një mjeshtër
Një kuzhinier
Një elektricist
Një hidraulik
Një mekanik
Një masazhator
Një super fotograf
Një stilist
Një seksolog
Një gjinekolog
Një psikolog i mirë
Një mjek
Të dijë të lexojë yjet
Një dëgjues i mirë
I organizuar
Një baba i mirë
Shumë i pastër, aromatik e që mban rregull
Simpatik
Atletik
I ndieshëm
I kujdesshëm
I sinqertë
Inteligjent
Argëtues
Krijues
Zemërgjerë
I fortë
I kuptueshëm
Tolerant
I matur
Ambicioz
Me pasion
Trim
I vendosur
Respektues
I besueshëm
I vëmendshëm
Të bëjë surpriza (mesazhe dashurie, udhëtime, dhurata të vogla, të mesme dhe të mëdha)
Me stil
Spontan
Tërheqës
Që bën shumë përkëdheli jo thjesht marrëdhënie në shtrat
Që dëgjon femrën deri në fund pa e ndërprerë atë
Sigurisht që e bën të qeshë.
Pa harruar që duhet:
Të dijë se si të menaxhojë luhatjet e humorit dhe stuhitë e saj emocionale.
Të hajë gjithçka që ajo përgatit me shije dhe klas, duke lavdëruar gatimet edhe nëse është një vezë e skuqur.
Të mos ia vëjë në dukje të metat e saj
T'i japë mjaft kohë që ajo ka nevojë për veten e saj.
T'i japë shumë hapësirë, pa e kontrolluar çdo çast ku shkon e me kë është
Të ketë kujtesë të mirë që kurrë mos të harrojë
  • Ditëlindjet
  • Përvjetorët
  • Shën Valentinin
  • Vizitat mjekësore
  • Vëmendjen në gjërat e vogla të përditshmërisë
  • Udhëzimet që ajo i ka dhënë
 
Editimi i fundit:

ose mjafton vetvetjaaaaa
 
Nuk mendoj se eshte por ju duket e veshtire sepse po perpiqen kur sduhej . Duhet ta kuptonsh qe je nje i pavarur dhe i respektuar per veten tende. Nuk esht e nevojshme ti bosh pershtypje dikujt por duhet ta shprehni ate, ne vend qe ti boni asaj pershtypje. Te bosh dike per vete esht nje proces i natyrshem. Nuk mund ta krijosh artificialisht dhe materialisht. Nrm qe ka dhe veshtirsi mbase ka dhen shume dashuri dhe ka mar vec dhimbje , trauma do sdo psikologjisht te ndryshon komplet. Kjo gje sbehet me forc, nqs vrt don te arrish ate ateher duhet te moresh parasysh qe duhet te kesh nje durim dhe kuptim te fort qe dhe mund ta arrish . Nqs ta ben te qart ku jan gjerat, shkurt hiq dore . If is meant 2 happen will happen 🤷🏻‍♀️ Mos harrojm un mendoj se femra dashuron shume mbase dhe shume shpejt, japin shume dhe durojn shume, ama kur lodhen mbas shume shanceve je nje liber i mbyllur.
 
I bashkohem asaj qe ka thene Kresha me lart. Nuk ka te veshtira, por thjeshte nuk puqet dhe kur s'puqet, hidhu perpjete sa te duash, nuk arrin gje. Nuk arrihet gje me lutje dhe ngritje ne qiell.
Po per cdo njeri ka dhe shpresa. Diku ne kete bote ka dhe persona nga gjinia tjeter qe do ta pelqejne ashtu sic eshte. Duhet vetem kerkim.
 
ose mjafton vetvetjaaaaa
Femrat shpesh herë thonë: Ti duhet ta kishe kuptuar që ....
Ti duhet ta dish vetë që ...
Pra mënyra si komunikojnë nuk është shumë me fjalë sesa me vetëdije të mashkullit. Ato shpesh herë nuk shprehen edhe kur lëndohen por mbajnë përbrenda derisa mbushen plot dhe bëhet sherr i madh që përfundon me largim.
Për mua femrat janë më inteligjente se meshkujt dhe meshkujt duhet të punojnë me veten shumë që të bëhen të përshtatshëm për një femër.
 
bravo🤪
 
Për mendimin tim ka femra të vështira me këdo, nuk ka të bëjë aq shumë tipi sesa formimi i saj. Siç e thashë sa më intelektuale është femra aq më e vështirë është, sepse kërkon një burrë që të lërë mbresa tek ajo, që ta tejkalojë dhe ta frymëzojë.
Nuk po flasim për adoleshentë por për të rritur të pjekur që kanë krijuar një personalitet. Dhe nuk përmenda ndonjëherë lutje apo lajka. Njeriu është i sinqertë por sigurisht që jo çdokush është për çdokënd.
Unë nuk hapa temë për inkurajime por për të thënë që kohët kanë ndryshuar dhe femra nuk është e njëjta e brezave të mëparshëm por që kanë shumë më tepër kritere dhe madje edhe ekzagjerojnë aq sa nuk përmbushen dot. Ndaj ishte edhe ajo lista që bëra në formë humori.

Por që të flasë përtacia e mosdija e të thotë që mashkulli mjafton ashtu siç është kjo më duket qesharake se njeriu ka të lindura natyrë mëkatare dhe natyrshëm bën kryesisht mëkate. Është zemërak, kokëfortë, gënjeshtar, hipokrit, tradhëtar, hakmarrës, i dhunshëm... e shumë e shumë të këqija që nuk po zgjatem.
Pra me gjithë këto vese nuk shkohet në një lidhje se merr edhe femrën në qafë. Këto i them nga këndvështrimi si i krishterë. Ndoshta të tjerët besojnë se njeriu është i kulluar ashtu siç është, për mendimin tim nuk është.
 
jo detyrimisht ka vetem nga ajo lloj femre,ka dhe nga ato qe ti ven ne dukje gabimet dhe gjerat te cilat ate e lendojn ose nuk i pelqejn por mashkulli eshte ai i cili rend gjithmon ndaj gjerave te "lehta" dhe larg debateve te cilat nese i peshojn me gjate dhe arrin ne ato qe thua ti,nje akomulim i gjate,nje ftohje e brendshme dhe nje largim perfundimtar.
-Nuk duhet shume inteligjence per nje mashkull qe te pershtatet me nje femer,por duhet ndoshta nje sy vigjilent kundrejt njeres dhe nje sy i verber per cdo reklamim manikinash,kete nuk kupton kurre nje mashkull,te frenoj tundimin dhe te fokusohet ne nje rruge.
 
Epo kjo që thua ti, është vetëdije, pastërti shpirtërore, që të luftojë epshin që në sy pa hyrë ne mendje e pastaj në zemër, sepse po ndodhi kjo atëherë ai krijon plane tradhëtie pas kurrizit të femrës.
Mashkulli nga natyra nuk është besnik, le të mos flasim hipokrizi.
Dëshirat mishtore e shtyjnë të shkojnë pas çdo femre që i duket më tërheqëse fizikisht se tjetra dhe kështu nuk ka jetë por një shkatërrim shpirtëror e familjar aq sa nuk është më për jetë bashkëshortore. Kjo nuk është histori e re, por e vjetër sa vetë bota, me mbretër e sundimtarë, me aristokratë që bënin jetën më të shthurur të mundur.
Ja, që të dali nga natyra e tillë është një trajnim i përhershëm që duhet t'i bëjë vetes, të largohet nga epshet e të fokusohet tek bota shpirtërore. Është një ndryshim që e kthen si nata me ditën.
 
na i shpife mashkullin total me keto qe thua,po sigurisht qe ka dhe mundesi te tjera se jo cdo trekembesh eshte kaq i bajatosur,mendoj se ne nje marrdhenie mundesia e vetme e ushqimit te lidhjes eshte,komunikimi duke ven ne pah gjithcka deshiron mashkulli/femra per ta bere me te bukur dhe me te fort lidhjen,femrat mos te neglizhojn veten e tyre duke u fokusuar te tiganet dhe tenxheret por ti japin te njejten rendesi burrit dhe pamjes se tyre,kohen e duhur marrdhenies se tyre,marrdhenieve intime,etj etj etj se skam kohe per momentin ti artikuloj te gjitha
 
Për mendimin tim ka femra të vështira me këdo, nuk ka të bëjë aq shumë tipi sesa formimi i saj. Siç e thashë sa më intelektuale është femra aq më e vështirë është, sepse kërkon një burrë që të lërë mbresa tek ajo, që ta tejkalojë dhe ta frymëzojë.
Nuk po flasim për adoleshentë por për të rritur të pjekur që kanë krijuar një personalitet. Dhe nuk përmenda ndonjëherë lutje apo lajka. Njeriu është i sinqertë por sigurisht që jo çdokush është për çdokënd.
Unë nuk hapa temë për inkurajime por për të thënë që kohët kanë ndryshuar dhe femra nuk është e njëjta e brezave të mëparshëm por që kanë shumë më tepër kritere dhe madje edhe ekzagjerojnë aq sa nuk përmbushen dot. Ndaj ishte edhe ajo lista që bëra në formë humori.

Por që të flasë përtacia e mosdija e të thotë që mashkulli mjafton ashtu siç është kjo më duket qesharake se njeriu ka të lindura natyrë mëkatare dhe natyrshëm bën kryesisht mëkate. Është zemërak, kokëfortë, gënjeshtar, hipokrit, tradhëtar, hakmarrës, i dhunshëm... e shumë e shumë të këqija që nuk po zgjatem.
Pra me gjithë këto vese nuk shkohet në një lidhje se merr edhe femrën në qafë. Këto i them nga këndvështrimi si i krishterë. Ndoshta të tjerët besojnë se njeriu është i kulluar ashtu siç është, për mendimin tim nuk është.
Ti i idealizon shume femrat dhe mendon qe disa prej tyre jane te shkelqyera, se keshtu duken nga jashte, sidomos ato qe kane studiuar dhe kane nje pune intelektuale. Por s'ka njerez te perkryer. Keto te metat dhe mekatet qe u rreshton ti meshkujve, mund t'i kene dhe ato, por nuk i tregojne, e s'duken nga jashte. Mos u beso shume atyre qe duken si engjej nga jashte, se mund te jene djaj nga brenda dhe do ta tregojne kete ane te tyren nje dite kur te vije koha.
Disa vese jane çeshtje vullneti dhe deshire, por ca ane te karakterit jane te lindura dhe te pandryshueshme.
 
Ajo që kupton lehtë qëllimet e njerëzve dhe nuk bie në grackat e manipulimeve apo fjalëve boshe
 
Ti i idealizon shume femrat dhe mendon qe disa prej tyre jane te shkelqyera dhe te magjishme, se keshtu duken nga jashte, sidomos ato qe kane studiuar dhe kane nje pune intelektuale. Por s'ka njerez te perkryer. Keto te metat dhe mekatet qe u rreshton ti meshkujve, mund t'i kene dhe ato, por nuk i tregojne, e s'duken nga jashte. Mos u beso shume atyre qe duken si engjej nga jashte, se mund te jene djaj nga brenda dhe do ta tregojne kete ane te tyren nje dite kur te vije koha.
Disa vese jane çeshtje vullneti dhe deshire, por ca ane te karakterit jane te lindura dhe te pandryshueshme.
Bie dakord me gjithçka që shprehe përveç frazës së fundit kur thua që ca gjëra janë të lindura e të pandryshueshme, kurse unë besoj që ka shpresë për këdo që ka zell të ndryshojë. Po flasim për njerëz normalë jo për të dënuar në burgje. Po edhe sikur të shihnim të burgosurit, meshkujt janë shumë më tepër të prirur drejt dhunës e vrasjeve sesa gratë. Popullsia e dënuar mashkullore është shumëfish nëse e krahason me atë femërore. I pashë shifrat tani, janë 21 meshkuj në burg për 1 femër.
Çfarë do të thotë kjo?
 
Ti i idealizon shume femrat dhe mendon qe disa prej tyre jane te shkelqyera, se keshtu duken nga jashte, sidomos ato qe kane studiuar dhe kane nje pune intelektuale. Por s'ka njerez te perkryer. Keto te metat dhe mekatet qe u rreshton ti meshkujve, mund t'i kene dhe ato, por nuk i tregojne, e s'duken nga jashte. Mos u beso shume atyre qe duken si engjej nga jashte, se mund te jene djaj nga brenda dhe do ta tregojne kete ane te tyren nje dite kur te vije koha.
Disa vese jane çeshtje vullneti dhe deshire, por ca ane te karakterit jane te lindura dhe te pandryshueshme.
Kjo eshte e keqja e meshkujve se e konceptojn Femer+Arsimim=Intelektualitet dhe perfeksion dhe rendin pas tyre duke krijuar konceptin e pathyeshem se madheshtia dhe perfeksioni vjen prej tyre.
Nuk kuptojn qe arsimimi eshte nje plus per formimin jetesor por kurrsesi formim karakteri. Karakteri,ndjeshmeria,ndershmeria,besnikeria etj etj kurrsesi nuk kane lidhje me formimin arsimor.
 
Është e vërtetë! Për mua më shumë se arsimi është bota shpirtërore siç e thashë. Besimi në Zot. Asaj femre mund t'i besoj. Që ka frikë nga Zoti për gjithçka që bën. Kurse njerëzit ateistë më duken shumë të lëkundur kur thonë që nuk ka principe morale, që vijmë nga majmuni e jemi kafshë e që bëjnë filozofi me të mirën e të keqen dhe i fshijnë kufinjtë sa nuk dallohet më ku fillon e mira e ku fillon e keqja. Nuk janë të prerë!
Këtyre njerëzve unë zgjedh të mos i besoj.

Mjafton të shohësh çfarë ka njeriu më të shtrenjtë në zemër, për të kuptuar se me kë ke të bësh. Ky është parimi im për të njohur njerëzit, sipas thesarit të zemrës.

Ana intelektuale zhvillohet kur të dojë femra, por ndikon në mënyrë që të kesh një dialog të thellë dhe të kuptueshëm. Një njeri që ka studjuar shkencat humane është më tepër në gjendje që të kuptojë anën psikike dhe botën shpirtërore mendoj unë.
Nuk e them si tekë personale por si një domosdoshmëri sepse mendoj që njerëzit duhet të jenë sa më të sinqertë në mënyrë që mos të ndihen të vetmuar në lidhje e të mos zhgënjehen nga zhvillimi mendor i femrës që kanë në krahë sepse atëherë nuk do ta donin atë veç për bukuri.
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back