Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ciftet virtuale ???

Po pyete cthot @Thea 🤪
Shprehet vetë ajo, jo me pyetje, por me mesazhe që më lë aty këtu që t'i gjej unë siç kërkohet një thesar në një xhungël. Çdo gjë e saj kërkon mund por shpërblimi është ndjenjë lumturuese që të bën të lehtë e të fluturon nga gëzimi. 😌
 
Falemnderit që mendove edhe për mua. Në fakt nuk të falenderova që në fillim se nuk e prisja, dhe u gjenda i papërgatitur nga e mira që më solle në derën timen. Falemnderit 🤗
me duket zure rehat ti me kete perzgjedhjen time dhe te zuri gjumi
@Thea ti trazoj prap gjerat si thua ti?
 
Mirë do shkruaj që të mos më akuzojnë për dremitje..

Nuk ishte e dashura ime, nuk ishte njohje prej shumë kohësh por ishte bashkëpuntorja ime, shoqja ime e lojërave të fshehta.
Pyesja veten sa do zgjaste kjo lojë dhe ku do të më çonte.
Mashkulli e ka dëshirë të pashprehur që të njohë një femër që e drejton në mënyrën e saj për tek ajo.
Një femër që me heshtjen dhe mesazhet e saj kuptimplota arrin të të japë përjetimin e një jete të tërë.
 
askush nuk te akuzon si te till ty,perkundrazi kemi te gjithe deshire qe te lexojm gjithcka ti i ofron forumit
 
Ajo nuk kërkon vëmendje apo të ndihet e rëndësishme por është autentike, miqësore dhe në gjendje të krijojë një ndikim mbresëlënës tek të tjerët. Ajo nuk kërkon të bjerë në sy, por të sillet me dashamirësi, duke lënë gjurmë jo thjesht për t'u mbajtur mend, por gjendet në përjetime të përbashkëta, në reagime dhe komunikime të sinqerta.
Përulësia e saj bëhet një forcë e heshtur, e aftë për të transformuar marrëdhëniet dhe mënyrën e saj të të qenit.
Ajo nuk kërkon të ngulmojë për pohimet e saj por i lejon të tjerët të ndihen të lirë, të vlerësuar pra vetvetja.
Mbresat më të çmuara që ajo lë nuk janë asnjëherë të sforcuara por janë dhuratë që unë zgjedh përherë t'i mbaj në shpirt.
 
Sa e largët aq edhe e afërt,
Shëmbëllimi i saj brendashkruhet në sytë e mi që e dëshirojnë me zjarr dhe e kërkoj aty ku ajo gjendet, në mbretërinë e saj, në botën e saj të mbushur me histori jete të cilat përkujdesem të mos i shkel apo zhubravis me pakujdesinë time. Ato thuhen në heshtje, përtej rreshtave në rrëfime duarsh të shtrënguara dhe në vështrime të humbura në hapësira të largëta, të largëta si kohët dhe vitet në të cilat ajo ka pritur e ka kërkuar të jetë e kuptuar, e dëgjuar e pranuar.
Ajo nuk do anësi, e as më pak fjalë të ëmbla për ta manipuluar e as për ta justifikuar por gjithashtu do të mbrohej e pezmatuar nga çdo akuzë dashakeqe që do i bënte padrejtësi. Ajo mbetet thellësisht e mbushur me dashuri dhe përkujdesje që vetëm sa nuk ka patur mundësi dhe dikë që ta arrijë ta bindë se i takojnë, të jenë të destinuara vetëm për atë dhe koha ta dëshmojë.
Nëse ajo nuk ndihet tërësisht e sigurtë dhe e dashuruar, nuk do të lejonte të bëhej trofeu i askujt, nuk mund t'i lejonte vetes të ishte më e lënduar. Do të përmbahej në çdo fjalë e në çdo qëndrim aq sa të kuptonte se arrin një pikë që gjërat janë ato që janë dhe prapë do të duhej të rrezikonte.
Kurse ai ëndërronte një të ardhme tek e cila qeshnin sëbashku, ashtu siç e kishin herë-herë edhe përjetuar. A nuk ka idhtësi kjo e ardhme?
Këto fjalë përpëliteshin brenda tij por ai me përdëllim pyeste:
A nuk mund të shpëtohet e tashmja që ti ruan?
Po të mbuloja me mirësi shpatullat e tua a do të mund të ndieje sërish dashurinë?
A nuk mund të zhbëhet dhimbja jote?
A është egoizëm prej meje kjo lloj vendosmërie?
A nuk është vendi ku ti synoje të tërhiqeshe mes errësirës?
Por unë dua që ajo errësirë të jetë vetëm hija e një drite më të madhe e të shndritshme. Vendi i fillimit të udhëtimit tënd të ri në të cilin do të shihje të mishëruar kuptimin e fjalëve siguri, besim, përkujdesje, në mijëra shembuj dhe modesti jete.
 
Je lodh kot, se ska për ta lexu askush , as @Thea ska për ta lexu
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back