Presidenti i Chelseat, biznismeni i njohur, Roman Abramovich duket se ka vendosur të shesë përfundimisht skuadrën londineze.
Sipas “Sunday Times”, manjati rus i ka vënë skuadrës një çmim të frikshëm prej 2.2 bilionë euro.
Abramovich thuhet të ketë angazhuar një bankë amerikane për të ndërmjetësuar shitjen dhe shpreson të marrë një ofertë rekord.
Para disa muajsh, 51 vjeçari mori një ofertë prej 2 bilionë eurove nga Sir Jim Ratcliffe, mirëpo e kishte refuzuar duke kërkuar diçka më shumë se aq.
Mbetet të shihet nëse Abramovich do të ndajë rrugët me londinezët apo do vazhdojë të investojë për këtë klub.
The post Chelsea në shitje, Abramovich i vendos çmim të frikshëm appeared first on Lajmi i Fundit.