Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Charles Bukowski!

“Nuk kishim furrë, prandaj i hedhnim kanaçet e groshës në ujë të ngrohtë në lavaman. Lexonim gazeta të hënave duke i nxjerrë ato nga mbeturinat, por disi gjenim para për verë dhe qira. Paraja arrinte nga rruga dhe nga dyqani i huamarrjeve , dhe me rëndësi ishte vetëm një shishe e re - pinim, këndonim dhe rriheshim. Hinim dhe dilnim nga qelia e të dehurve, nga spitalet dhe repartet e fatkeqësive, ngrinim barrikada në mes nesh dhe policëve dhe fqinjët tanë na urrenin neve, por kujdestari frikoheshte nga ne... Dhe kjo zgjate dhe zgjate dhe ndoshta kjo ishte koha më e mirë e jetës time.”

Charles Bukowski
 
“Mundohem të jem i kujdesshëm për t'i mbajtur fjalët në fyt. Kam kaluar pjesën më të madhe të jetës duke mos shprehur ato që desha t’i them, dhe jam penduar për këtë.”

Charles Bukowski
 
"Jam lodhur duke parë fytyra femrash të rrethuara nga botoksi. Gjinj të tejmbushur, të copëtuar nga konkurrenca, prapanica të ekspozuara, taka dhe truke kozmetike, gjeste të vështira për gratë e lirshme, tashmë të padallueshme edhe nga ato të zanatit... Dëshiroj të shikoj femra me feminilitetin e tyre, me sjellje të butë, me buzëqeshje plot hir, lëvizje joshëse, me fjalë të ëmbla dhe të sigurta në të njejtë kohë. Me mendime origjinale dhe të reja. Dëshiroj të shikoj femra të pavarura, jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre. Femra me zemra prej akulli të shkrirë, shoqe dhe mike të meshkujve, të lira dhe të sinqerta..."

Charles Bukowski
 
IMG_20201031_141242.jpg

"Gjithmonë më kanë pëlqyer femrat e gjata. Dinin si t’i nxirrnin në pah hiret e veta duke ecur. Dukeshin që ishin femra klasi."

Charles Bukowski
 
IMG_20201031_141450.jpg

"Unë nuk jam si njerëzit tjerë. Të tjerët janë si të tjerët. I afrohen njëri-tjetrit, tubohen, shtypen, janë të lumtur, të gëzuar. Ndërsa unë?! Unë digjem në ferr."

Charles Bukowski
 
IMG_20201031_064649.jpg

Ferri ekziston.
Është këtu. Në 3 të mëngjesit. I zgjuar. Pa ty.

Charles Bukowski
 
IMG_20201031_142152.jpg

Do të qëndroj zgjuar, duke të menduar,
duke të imagjinuar, duke pyetur veten se si je,
çfarë je duke bërë, nëse buzëqesh, a je e lumtur,
a të merr malli për mua, apo ndoshta je më mirë ashtu…
Kush të ngroh natën, kush të shikon duke fjetur,
kush të buzëqesh prej hiçit.

Charles Bukowski
 
IMG_20201031_142824.jpg

“Ajo gjithmonë ishte shumë e lumtur ose shumë e dëshpëruar. Për të nuk ekzistonte mesatarja. Disa thonin se ishte e çmendur. E thonin të marrët. Të marrët nuk mundeshin ta kuptojnë.”

Charles Bukowski
 



“Është e qartë: dhimbja dhe vuajtja na ndihmojnë ta krijojmë atë që e quajmë art.”

Charles Bukowski
 
“Dije se mendoj për ty, por ti nuk e di këtë, por të përjetoj, çdo ditë që shkruaj për ty. Dhe dije që të mendosh dhe të kërkosh janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Unë të mendoj, por më nuk të kërkoj.”

Charles Bukowski
 
Thenje nga ky person I madh

Shumë shpesh njerëzit ankohen se ata nuk kanë bërë asgjë me jetën e tyre; dhe pastaj ata presin që dikush t’ju thotë se kjo nuk është kështu.
• Gjenialitet do të thotë të kesh aftësinë për të thënë një gjë mjaft të thellë në mënyrë të thjeshtë.
• Ne të gjithë do të vdesim, të gjithë ne, çfarë cirku. Kjo duhet të na bënte të gjithë të donim njëri-tjetrin por jo. Ne jemi të terrorizuar nga rivaliteti me njëri-tjetrin.
• Pa letërsi, jeta është një ferr
• Disa njerëz nuk bëjnë asnjëherë çmendurira, sa të tmerrshme duhet të jenë jetët e tyre.
• Nëse do ta provosh me të vërtetë, shkoi deri në fund. Ndryshe, as nuk e ke filluar fare. Nuk ekziston një ndjenjë më e mirë se sa ajo. Do të jesh vetëm me Zotat. Një luftë e vërtetë

• Ne jemi këtu për t’i jetuar jetët tona aq mirë, sa që vdekja të trembet për të na marrë.
• Problemi me pijen është ky: mendova teksa pija. Nëse një gjë e keqe ndodh, ti pi për të harruar, por nëse diçka e mirë ndodh, atëherë pi për të festuar, dhe nëse nuk ndodh asgjë, ti pi për të bërë diçka të ndodhë.
• Të pirit është një gjë emocionale. Të nxjerr nga rutina e jetës së përditshme, nga të qenit çdo ditë njësoj. Të vendos me shpatulla pas murit. Kam ndjesinë se të pirit është një formë vetëvrasjeje ku të lejohet të kthehesh në jetë dhe ta fillosh jetën nga fillimi. Është si të vrasësh veten e më pas të ringjallesh. Besoj se deri tani kam jetuar 10-15mijë jetë
• Mbahu për birra. Birra është një gjak i përhershëm; një dashnore e përjetshme…


• Mendoj që kemi nevojë për një pije. Pothuajse të gjithë kanë nevojë, thjesht nuk e dinë.
• Më pëlqen t’i ndryshoj shpesh dyqanet e pijeve sepse nëpunësit fillojnë t’i dinë zakonet e tua nëse ke shkuar çdo natë dhe ke blerë sasi të mëdha alkooli. E ndjej tek mendojnë se si ka mundësi që nuk kam vdekur akoma dhe kjo më bën të mos ndjehem rehat. Mbase ata nuk e mendojnë diçka të tillë, por kjo më është kthyer në paranojë
• Të deheshe ishte diçka e mirë. Vendosa se gjithnjë do më pëlqente të bëhesha tapë.
• Patëm vendosur të çonim ilaçe në Afrikë… por, tek të gjithat shkruhej: pas buke!
• Të shkruash poezi nuk është e vështirë. Të jetosh është e vështirë.
• Secili ka të metat e tij, dihet. Por unë isha tri herë më lart se persekutorët e mi.
• Kaloja para dyqind vetave dhe nuk arrija të shikoja qoftë dhe një qenie njerëzore.
• Mendoni për miliona veta që jetojnë së bashku edhe pse nuk iu pëlqen, e urrejnë punën por kanë frikë ta humbasin, nuk ka pse të çuditësh që e kanë atë fytyrë të cilën e kanë.
• Jam i sigurt që do të më jepet një minutë për t’i menduar të gjitha herët që doja ta ulërija atë që ndjeja, por kam heshtur nga frika se nuk do të kuptohem, dhe do të pendohem për synimet të cilat i kam braktisur ngaqë frika se do të dështoja më ka ndaluar t’i vazhdoja.
• Kjo jetë është një e përdalë. Shkon kështu çakërqejf, sepse ka çaste që të lënë shije të hidhur në gojë, e të tjera çaste aq të bukura sa të bëjnë të harrosh paudhësitë e pafundme të jetës.
• Ndryshimi midis një demokracie dhe një diktature është se në një demokraci ti voton një herë e pastaj i merr urdhrat; në një diktaturë nuk e shpenzon fare kohën duke votuar.
• Nëse një ditë më dëgjoni të flasë për dashuri, e yje… ju lutem, më vrisni!
• Filloni ta shpëtoni botën duke shpëtuar një njeri çdo herë; gjithçka tjetër është romantikë madhështore ose politikë.
• Është e mundur të dashurosh një qenie njerëzore nëse nuk e njeh atë më tepër se duhet.
• Ka gjithmonë diçka që na i rrënon jetët tona. Gjithçka varet se cila prej tyre nga bie hise e para.
• Ne të gjithë jemi pengje dhe jemi të gatshëm të merremi peng.
 
  • Super Dashuri
Reactions: .
Ndjejmë gjëra dhe nuk i themi.
Duam dhe nuk e shprehim.
Lëndojmë, dhe falje nuk kerkojmë.
Gabojmë dhe nuk kemi deshirë të mësojmë.
Humbasim njerëz dhe atëherë e kuptojmë që duhet t’i vlerësonim më shumë.
Largojmë ata që na duan dhe i shtrijmë dorën atij që na ka kthyer shpinën.
Pendohemi tepër vonë dhe neglizhojmë një ndjenjë.

IMG_20201031_144317.jpg Charles Bukowski
 
Ne jemi këtu për të qeshur me shanset dhe për të jetuar aq mirë jetën tonë, ku vdekja do të dridhet nga ideja që të na marrë.

Unë nuk i urrej njerëzit. Thjesht ndihem më mirë kur ai nuk është pranë meje.


Një intelektual thotë një gjë të thjeshtë në një mënyrë të vështirë.
Një artist thotë një gjë të vështirë në një mënyrë të thjeshtë.
Shpirti i lirë është i rrallë, por kur e takon e njeh atë.
Dhe kjo, sepse ndihesh e bukur, shumë e bukur kur je pranë saj ose me të!

Charles BukowskiIMG_20201031_170858.jpg
 
IMG_20201101_123745.jpg

"Të kam në zemrën time, sikur të shoh përballë një pasqyre të thyer, e ciflat më gjakosin zemrën në formën e dashurisë"

Charles Bukowski
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.